Sht 26

Reforma në shëndetësi, drejtori i ri do të ndrroj 90 përqind e shefave të pavionit

Elbasan. Ndryshimi i kreut të spitaleve të Elbasanit me vendosjen e dr. Arben Paralloi në postin e drejtorit, ka sjllë edhe një filozofi të re në mbarvajtjen e punëve në këtë insitucion. Edhe pse shkëmbimi i postit u bë pa praninë e ish drejtorit që iku duke hedhur çelsat, drejtori i ri pohoi se “në këtë insitucion nuk është problem vetëm ndryshimi i drejtusit të spitalit apo të pavioneve, por ndryshimi i filozofisë së punës në shëndetësi”. Në lidhje me këtë ai pohoi se “vërtet do të ndryshojnë 90 përqind  e shefave të pavioneve, për mua e rëndësishme është krijimi pranë meje e një stafi të tërë me mjekë specialistë që kanë tituj shkencorë, mastera dhe doktor shkencash, pa i paragjykuar ata politikisht”. Nën këtë këndvështrim, doktor Paralloi shtoi se “unë do të bëj një luftë për plotësimin e spitalit me medikamente farmaceutikë. Në kompleksin spitalor ka një uri për medikamente, do të fillojë lëvizja për medikamente”,- u shpre dr. Arben Paralloi duke qenë i qartë për atë çka kërkohet të ndryshohet në shëndetësinë ë Elbasanit. I paisur me një eksperiencë pune disa vjeçare si mjek, por edhe si drejtues, si dhe specializime të rëndësishme jashtë shtetit, drejtori i ri i spitalit të Elbasanit ka shumë energji dhe aftësi në përpjekje për të rregulluar edhe marrëdhëniet mes pacientëve dhe mjeksisë. E parë në këtë këndvështrim, duke qënë së stomotologjia dhe farmacia u pajtuan me interesat e qytetarëve dhe qytetarët pranuan koston e tregut të këtyre dy shërbimeve, në shërbimin shëndetësor nuk është bërë reformë e mirfilltë, ndaj dhe në këtë mënyrë mjekësia nuk funksionon. E thënë ndryshe nuk është gjetur vlera reale e funksionimit të mjeksisë për shërbimin që kërkon qytetari. Një qytetar shkon tek stomotologu apo farmacisti dhe nuk kundërshton apo nuk bën fjalë për çmimin e shërbimit. Ndërsa kur vjen tek mjeku i shëndetit, që në fund të fundit ka të bëjë me shëndetin e jetës së tij, ngurron të përballet me vlerën e tregut për koston e shërbimit. Këtu, “thembra e Akilit”e zbatimit të reformës në shëndetësi është siguracioni dhe rregullimi i marrëdhënieve të qytetarëve me shëndetësinë përmes numrit të sigurimit dhe rregullimit të pagave të mjekësisë. Pikërisht për këtë reforma në shëndetësi është e vonuar.

Duke patur mbështetjen edhe të ministres së shëndetësisë dr. Anila Godo, pas vizitës së saj në Elbasan, dr. Arben Paralloi e shikon me përparsi dhe këmbëngulje për ta realizuar në kohë përpjekjen për të ndërtuar kompleksin e martenitetit dhe kirurgjisë në një vend të vetëm në vendin ku sot ndodhet ish godina e rrënuar e kirurgjisë. Rregullimi i problemeve të fondeve do të bëjë që në janar 2009 të nisë nga puna ky kompleks.

Për dr. Arben Paralloi është i rëndësishëm shtimi i specialistëve dhe i specialiteteve në Elbasan me moton “sa me pak pacient për në Tiranë”. “Sfidat e reja, - shprehet drejtori i spitalit, - kërkojnë shërbime të ndryshme në Elbasan, me qëllim që Elbasani të jetë i përgatitur për sfidat e globalizimit. Dua që Elbasanit t’i kthehet dinjiteti cilësor në shënderësi, ku ka patur emra të spikatur mjekësh të dëgjuar. Për këtë kam mbështetjen e plotë edhe të ministres”,- përfundon drejtori i spitalit Arben Paralloi.

 

Sht 26

35 Vjet në skenën e teatrit prefresionist “Skampa”

Intervistë me aktoren Veronika Papa

 

-Fillimet e tuaja si aktore prefesioniste në teatrin Skampa.

Dëshira për aktore u realizua me mbarimin e Institutit të Lartë të Artëve në vitin 1969 ku po atë  vitë u emërova aktore në teatrin Skampa.Kuptohet fillimi ishte I vështirë megjithse vija nga një ambient tjetër studentor me student si Timo Flloko,Mevlan Shanaj,Birçe Hasko, Minella Borova,Gëzim Kame,Sajmir Kumbaro,Petrika Riza,Llazi Serbo etj që sot janë ajo pjesë e artistëve të shquar të teatrit dhe kinemotografisë,kurse në teatrin Skampa  do të përballesha e interpretoja me aktore të fuqishëm si Demir Hyskja,Robert Ndrenika,SËhpëtim Shmili etj.Fillimin ne teatër e pata me rolin kryesor të komedisë “Shqetësimet e Sokratit”me autor –regjisor Lec Shllaku,me të  cilën konkuruam në festivalin e katër kombëtar të teatrove profesionistëve,ku unë dhe aktori Robert Ndrenika u vlersuam me diplomë  komedia u kritikua ashpër nga ana ideore

-Përafërsisht sa role keni luajtur në teatër,dhe kush të kanë lënë mbresa që ju edhe sot e dashuroni si rolë.

-Kam interpretuar afro 100 role ,në zhanre të ndryeshme komedi apo drama,por më të spikatura besoj se në komedi.Mos ju duken shumë,shumë,se teatri vinte në skenë 4 primiera në vitë.Për një actor prefesioniste të gjitha rolet I dashuron në të kundërtën ajo nuk mund të jap atë që kërkon, pavarsisht kryesor apo jo,por dua të përmend disa që më kujtohen sin ë “ Familjen e Peshkatarit”,(Sheja) “Prefekti”,(Hajria) Ah kjo traktoristja,(Kristina),”Lulet e shegës” (Havaja),”Shërbëtori i 2 zotërinjëve”, (zonjusha Silvia), “Sa gjethe të thata atë vjeshtë”,(Mukadezi) me të cilën teatri Skamapa zuri vendin e parë në festivalin kombëtar të teatrove prefesionistënë vitin 1989,”Qytetrrethimi”(momë mukadezi),”Vdekja”,(prostitute) “Llotaria Amerikane”,(Hurmaja) si dhe “Leksioni” (shërbëtorja”etj…

-Jeni ndjerë krenar që në fillimet e tuaja jeni vlersuar me dipllomë po më tej si ka qënë vlersimi në karrierën tuaj.

-Në festivalin e 5-të Kombëtar të teatrove prefesionistë në vitin 1976,u përfaqësuam me dramën “Lulet e shegës”me autor Kol Jakova , u vlersova përsëri me dipllomë për rolin e Havasë.Në vitin 1985 jam vlersuar me medaljen “Naim Frashëri” dhënë nga presidiumi  kuvendit popullor,por vlersimi më I madhë ishte në vitin 1997, në komedin “         Qytetrrethimi”,me autor-regjisor Astrit Çerma,ku u vlersova me çmimin e parë “Aleksandër Moisiu”për rtolin e mom Myrvetit ku u shoqërua edhe me shpërbplim material prej 500 mijë lekë të vjetra.Ky çmim ishte një dhuratë për të gjithë momat elbasanase që unë I personifikova në këtë rolë.Nder I madhë për mua dhe familjen time ishte vlersimi që I bëri Bashkia e Qytetit dhe personalisht kryetar Hysen Domi duke më vlersuar me titullin “Nderi I Qytetit”I cili ishte një kapak floriri I punës time 35 vjeçare si aktore në qytetin tim të lindjes elbasanit që unë e adhuroj.

-Nga viti 2002 ,për afro 6 vjet ju keni jetuar në Amerikë,sa ju ka munguar skena e teatrit Skampa në këto vite.

-Kuptohet, mua  më qante zemra për qytetin tim të lindjes Elbasanin,veçanërisht për teatrin ku kalova gjithë jetën time.Vërtetë larg por komunikimi nuk mungonte si nëpërmjet kompjutërit por edhe televizionëve që kapeshin në satelit por edhe telefonatave me miqtë që më informonin edhe për jetën artistike të teatrit.Më vjen keq për këtë jetë të vakët artistike të këtij teatri,kun ë këtë skenë nuk përsëriten aktorët e  mëdhenjtë si Demir Hyskja,Shpëtim Shmili,Astrit Çerma,Hysen Biza,Pirro Kita,Ilir Sadiku,Olimbi Bilali,Tefta Mehmeti,Shane Shllaku,Zamira Begolli,Ermira Bahiti,Valentina Xhezo etj,dhe sot ky tempull ka mbetur vetëm me një aktor mashhkull Ilir Borodani dhe 2 -3 fermra e si mund të bëhet teatër,apo të quhet teatër prefesionist me 3-4 aktor?!

-Edhe pse ju sot jeni në pension do të deshëm tju pyesnin falë përvojës tuaj në tetarin Skampa se çfarë mendimi keni për rikthimin e emrit të mirë që ka pasur ky teatër?

-Mendoj që në rradhë të parë të siguroj një trupë prefesioniste permanente,së paku 10 aktorë ,se nuk bëhet teatri me aktorë borxh që kokën e kanë në Tiranë dhe këmbët I kanë në Elbasan,dhe mendjen e kanë të marrin atë shpërblim sa më shpejtë,pa e vrarë mëndjen se ka arritje artistike apo jo, mbushen apo nuk mbushet salla, por për ta është e rëndësishme të realizojnë 10 shfaqjet që kanë në kontratë.Nuk besoj të ketë ligj që një premierë të bëjë vetëm 10 shfaqje dhe pastaj të zhduket pa nam e nishan.Teatri pa repertor  nuk jeton dhe nuk ka për të  jetuar.Vite më parë ne si teatër realizonim gjatë gjithë vitit 100-110 shfaqje duke shfrytëzuar katër premiera në vitë me gjithë estradën bëheshin 200 deri 210 shfaqje në vitë,kurse tani teatri përgadit vetëm dy premiera në vitë, me kosto të lartë miliona lekë dhe shfaqen 20 herë në vitë!!!???Biles ka pasur sin ë vitin 2006 që premiera është dhënë vetëm një herë për Festivalin Ndërkombëtar Teatrove “Skampa”!?.

Si çdo vitë edhe këtë vitë bashkia po e mbështet me fonde të konsederueshme Qëndrën e Artit,prandaj I takon teatrit që t`a justifikoj më me shumë premiera të suksesshme,të afroj sa më shumë actor prefesionistë duke e kthyer në qëndër të rëndësishme arti dhe jo në një qëndër punësimi.Ardhja në kryet të këtij institucioni të Bashkim Paheshtit,I cili me përvojën që ka do të dijë ti jap një fytyrë tjetër teatrit.Uroj që këto ritme të ndryshimit të qytetit tim, t`I ketë dhe teatri I jetës time.

   

Sht 26

Pushteti harron lagjen “Çamëria”

 

Pa ujë të pijshëm ,pa kanalizime pa një vend përkatës për hedhjen e mbeturinave

 

Në këtë gjëndje ndodhet lagja e njohur tashmë si lagja “Çamëria” në qytetin Elbasanit. Prej kohësh banorët e kësaj lagjeje, të populluar që në vitet e para pas mbarimit të Luftës II Botërore me ardhejne refuygjatëve nga Çamëria në këtë vend, sot e prej disa kohësh, ata vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në çezmet e çdo shtëpie. Jo vetëm që nga rubinetat e çezmeve rrjedh vetëm një curril i hollë uji në ditë, por edhe kjo pakicë uji vjen i turbullt, pasi tubacionet e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm janë çarë, duke u përzier me ujrat e zeza. Këtë fakt e shprehin vetë banorët e kësaj lagjeje. Tashmë këta banorë detyrohen të trokasin në dyert e shtëpive në lagje të tjera për të mbushur ujë, që për çudinë e të gjithëve, është i pastër dhe vjen me orare të përcaktuara. Por krahas shqetësimit të mungesës së ujit, banorët ankohen edhe për mungesën e kanalizimeve. Një banore pohon se “ujrat e zeza më kalojnë para shtëpisë, pa llogaritur stinën e dimrit ku, uji i shiut përzjehet me ujrat e zeza dhe i gjithë futet brenda në shtëpi”.

 “Ç’do të bëhet me ne ?”, - pyesin banorët e kësaj lagjeje. “Pushtetarët kanë harruar që këtu jetojnë njërez”, – shprehet një tjetër banore. Por duket se problemet në këtë lagje s’kanë të sosur, shto këtu edhe problemin e mbeturinave urbane. Në këte lagje mungon një vend përkatës për hedhjen e tyre. “Detyrohemi t’i hedhim mbeturinat vend e pa vend. Nuk shohim asnjë kosh mbeturinash apo të vinë t’i mbledhin ato” – vazhdojnë të tregojnë të shqetësuar banorët. Gjithashtu ata pohojnë se janë ankuar në institucionet përkatëse, por premtimet nga ana e tyre nuk janë realizuar dhe situata mbetet përsëri problematike. Ujrat e zeza dhe lloj-lloj mbeturinash që gjenden në rrugë  po rrezikojnë jeten e këtyre banorëve, ku duket se janë të harruar nga të gjithë. Në këto kushte vlen të pyeten ata që kanë bërë premtime dhe kanë marrë votot e kësaj lagjeje dhe ëktyre banorëve, se ç’do bëhet me jetën e tyre apo të fëmijëve e tyre që mund të infektohen nga sëmundjet e ndryshme që paraqesin një rrezik të madh për banorët e kësaj zone. Nëse nuk ndërhyjnë ata që kanë detyrime ligjore dhe që kanë marrë votat dhe taksat e këtyre banorëve, situata do të vazhdojë të përkeqësohet.

 

Sht 26

Riorganizimi i PD Elbasan, mes domosdoshmërisë dhe informalitetit

Koment politike

Kishte kohë që pritej nisja e rrugës së riorganizimit të strukturave të PD në Elbasan, ndaj dhe prania e grupit të punës në selinë e kësaj partie, ka rindezur motorët e demokratëve për një përfaqësim dinjitoz të kësaj partie në këtë qytet në të ardhmen. Grupi i madh i përfaqësuesve të selisë blu nga Tirana për të realizuar një prej riorganizimeve më të vonuar në historinë e pluralizimit në Elbasan duket se ka tagrën e një dore të fortë për të sjellë atë filozofi të re ndryshimesh në drejtimin e partisë. E thënë që në fillim, është një riorganizim i strukturave të PD që ndodhet mes domosdoshmërisë dhe informalitetit të drejtimit dhe funksionimit të një strukture partie që gjithsesi gjatë një periudhe rreth katër vjeçare nuk është marrë fare me vetveten, veçse ka gjeneruar konsumim të një grupi të vogël njerëzish që vetëm politikë nuk kanë prodhuar, ndërkohë që janë marrë me ato lloj punësh që nuk i kanë shërbyer zhvillimit të trurit të drejtimit. Këtu nuk është fjala për drejtim individësh apo personash që kanë një emër. Fjala është tek humbja e ndjesive dhe cilësive të funksionimit të një partie që ka qenë inpulsive dhe që në 10 vjetët e fundit ka rënë në një përgjumje dhe një inaktivitet që i ka dhënë shansent e rrugës së shtruar të PS në revanshet zgjedhore. Shembujt e mëdhenj janë humbjet në Elbasan të dy zgjedhjeve politike më 2001 dhe 2005 në 6 me 1 në favor të PS. E pafalshme dhe mbresëlënëse, që ka dëmtuar rëndë strukturat e bazës së demokratëve. Ndaj dhe është domosdoshmëri një riorganizim me një koncept të ri dhe në kushte të reja të strukturës zgjedhore në Shqipëri. Por në një farë mënyre ky grup pune që ka në krye të saj Lulzim Basha, ministër i jashtëm, njeriu i cilësuar si më i mirëbesuari nga kryetari i PDSH Sali Berisha, por edhe një suitë mbështetëse po aq potente, do të duhet të përballet me një lloj informaliteti që është infiltruar brenda rradhëve, që ka gërryer ndjeshëm bazat e PD dhe që ka mbjellë mosbesim dhe një largim të intelektualëve në përbërjen e saj. Është ky një problem i madh, që nuk mund të zgjidhet tashmë me “urra” as me oratori sado të ndjeshme, sepse të gjitha këto modele janë konsumuar tashmë. Këtu nuk bëhet fjalë për një grusht militantësh që kanë mbetur stoik në bindjet e tyre, por as për një grup tjetër përfituesish që e kanë mjelë PD në të gjitha mënyrat dhe me të gjithë llojet e përfitimeve personale dhe nepotike dhe që kërkojnë gjithsesi të riciklohen përmes njohjeve peronale dhe atij petkut të të qënduri pranë PD për përfitimet që ka pasur. PD është një parti e vlerave qytetare që ka aspiruar për ndryshime dhe i ka dhënë shqiptarëve atë që për 45 vjet ia mori dhe tjetërsoi regjimi diktatorial. Këtu qëndron edhe sekreti i riorganizimit, nëse ai do të sjellë një frymë të re, do të fusë në lojën politike mendësi të reja dhe njerëzit e rinj të punëve të mira dhe praktikave vërtet demokratike. Terrenet e krijuara në strukturat e PD në Elbasan kanë bërë që të infiltrohen njerëz që jo vetëm që nuk kanë kontribute në këtë parti, por dhe që vijnë si të kapultuar nga interesat e çastit dhe nga situatat e krijuara brenda demokratëve të përjashtimit dhe mosgjetjes së vetvetes brenda këtyre strukturave të intelektualëve që e kanë parë shpesh selinë blu si derë të mbyllur dhe dritë të fikur. Potencialet e përfaqësimit të shtresave të ndryshme përbërëse të PD janë edhe një lloj lulëzimi të mendimeve dhe praktikave që kanë sjellë gjithnjë të reja dhe ndryshime. Por e vërteta qëndron në anën e mosveprimit, të mbylljes së dyerve, të përjashtimit dhe mospërfaqësimit të atyre njerëzve që kanë me vete mirëbesimin e qytetarëve që e duan PD, shprsojnë tek ajo dhe presin angazhimet serioze për të bërë realitet epitafin se “Shqipëria po ndryshon”. Para së gjithash kërkohet të ndryshojë edhe vetë struktura e PD në bazë. Në këtë kuptim përfaqësimi i figurave që do të sjellin këtë ndryshim janë edhe një domosdoshmëri jetike e për demokratët që kanë pikasur njerëzit që dinë të bëjnë vepra dhe jo fjalë.  Kultura qytetare elbasanase e ka brenda vetes potencën e vlerave që bëjnë atë që kanë mbetur me shenjë në historinë e Shqipërisë, ndaj dhe do të ribëjnë dhe ringrenë vlerat e një partie që ka pasur terene të fituara gjatë viteve të para të pluralizimit.

 

Sht 26

Ndryshimi i kreut të arsimit dhe çorganizimi i organizuar

 

Është bërë fakt i kryer edhe ndryshimi i drejtorit të arsimit në Elbasan. Përfoljet e disa kohëshme për ndryshime në kryen e arsimit të Qarkut, kanë sjellë edhe Mimoza Matraxhiu në karrigen, ku për disa muaj ishte ulur Kujtim Mema. Ndërkohe që pritet të emërohet edhe shefi i kuadrit që do të zëvendësojë karrigen e Zamir Arapit, duhet thënë se është një nga lëvizjet më të pastudiuara për vetë kohën kur edhe u krye ky ndryshim. Kjo për faktin se një rrëmujë e madhe në formën e një çorganizimi të organizuar është bërë këto ditë të pragfillimit të shkollës në të gjitha llojet e memërimeve në emër të reformës. Nëse ka pasur një kohë që me kuadrin dhe arsimin në Elbasan të jetë vepruar kaq me nxitim në emërime dhe çemrime, kjo e tanishmja i ka vënë vulën të gjithave. Ata që e kanë pësuar nuk janë vetëm ata mësues që kanë lëvizur pa asnjë lloj kriteri, por janë nxënësit që do të duhet të çmësohet dhe të mësoren rishtaz me huqet e njerit dhe tjetrit mësues, ndërkohë që për cilësi të arsimit nuk mund të flitet më. Mbyllja e drejtoreshës së re të arsimit në zyrën e saj, është treguesi i një lloj përqëndrimi që ajo duhet të ketë dhe një përgjegjshmëri që do t’i duhet të reflektojë në një situatë kaotike që janë bërë veçanërisht me lëvizjet e kuadrit, sepse plagët e tjera që kanë përfshirë arsimin në Elbasan, do të duhet kohë për t’i riparuar. Me gjithë lukun dhe prezencën e saj, me gjthë aftësitë dhe predispozicioni, me gjithë profesionalizimin që zotëron dhe mbështetjen që do të ketë në këtë detyrë serioze dhe delikate njëkohësisht, drejtoreshës Matraxhiu do t’i duhet të përballojë edhe baltën që do të hidhet për ish drejtorin dhe shefin e kuadrit nga mësues që u janë prekur interesat apo nga ata që presin me vite për t’u emëruar dhe që kanë mbetur dyerve të godinës së arsimit të Qarkut.  Por ajo më e madhja është edhe përplasja që u janë bërë mësuesve të vjetër me të rinjtë, përplasja nga lëvizjet nga njera shkollë në tjetrën, nga gjimnazi në 9 vjeçare apo deri edhe në fillore në ndonjë rast, të cilat kanë rezultuar me probleme, me mungesë orësh dhe nuk është respektuar asnjë lloj vjetërsie në punë apo profesionalizimi. Abuzimi ka shkuar deri aty sa mësues që janë edhe në prag të pensionit janë larguar nga puna apo mësues me një stazh pune mbi 20 vjet janë larguar pa asnjë lloj motivimi dhe mbi të gjitha janë larguar edhe mësues që kanë edhe mbi supet e tyre një persekutim nga diktatura. Fenomeni që ka shkëlqyer më shumë ka qenë marrja në punë pa asnjë lloj vjetërsie në punë e aq më tepër në qytet janë futur drejt e në gjimnaze dhe shkolla të tjera të mesme si një e keqe që mbart me vete edhe një situatë paaftësie që reflektohet dendur në ambjentet shkollore, kjo edhe për vetë faktin se një pjesë e tyre të rinjëve kanë marë diploma në mënyra abuzive ose e thënë troç, duke i blerë këto diploma. Në të gjitha rastet ka vepruar mitmarrja që ka diktuar edhe pozicionin e njerit apo tjetrit mësues që është emëruar apo që ka lëvizur nga një vend në tjetrin.  Për drejtoreshën e re Mimoza Matraxhiu, do të duhet të bëhet një nikoqire e mirë në një shtëpi që e ka përfshirë mosbindja edhe ndaj ministrit të ri fatos beja, kur nga njera anë jepeshin udhëzime për mos të bërë lëvizje të pamatura dhe reforma të ishte e studiuar, pikërisht këto gjëra nuk u bënë. Ndoshta këto rëndojnë më tepër mbi shpatullat e drejtoreshës së re kur Elbasani është në kremtimin e 100 vjetorit të shkollës së parë shqipe “Naim Frashëri” dhe në vigjilje të 100 vjetorit të Normals së famshme, universitetit të parë shqiptar.

 

 

Sht 26

Bilbilat dhe misri pa kokrra, e deputetit Çim Hysa

Sa herë që do të ndodhë ndonjë gjë për të qeshur, menjëherë të shkon mendja tek bëmat e deputetëve të veçantë të Parlamentit Shqipëtar. Më tipiku i saj duket se është deputeti i Dumresë Çim Hysa. Nëse PS do të bëjë ndonjë gjë që është jo në etikën e deputetëve seriozë, e ka gjetur njeriun e përshtatshëm. Ai është deputeti Çim Hysa. Bilbilat dhe së fundi misri pa kokrra i kanë shkuar për shtat si një kostum këtij deputeti që është bilbil nga mendja dhe si kalli pa kokrra që veç këto lloj punësh di të bëjë, se të tjerat ia kanë pirë lëngun. Në fakt të vjen keq, por është e vërtetë që edhe nga ana e socialistëve ka deputetë, kanë depërtuar dhe gjenden në Parlamentë të tillë deputetë që kanë ardhur në këtë tempull të politikës përmes mashtrimit dhe gënjeshtrave, që ka harruar se përse është në Parlament. Edhe kamerat televizive gjithnjë e kanë fokusuar Çim Hysën sa herë që i bie bilbilave dhe së fundi edhe me kallinjtë pa kokrra të misrit. Nëse vërtet edhe tek PS ka deputetë me të vërtetë seriozë dhe që dinë të mbajnë fjalët e tyre dhe që kanë mendime të mira, çuditërisht mes tyre kanë futur edhe tipa si Çimi. Sa do të dëshironin zgjedhësit e Dumresë që të dëgjonin një herë deputetin e tyre të renditur mes deputetëve që u ka lezet fjala dhe të mbajë një herë premtimet e bëra në kohë fushate. Është për t’u çuditur, por këto janë edhe paradokset e këtij Parlamenti, që se si një nga deputetët shqiptarë si ky tip bilbil dhe misër pa kokrra ka një vjetërsi rekord vitesh në këtë parlament dhe që vjen pas Berishës dhe ndonjë deputeti tjetër si Namik Dokle që janë ndër më të vjetërit. Fatkeqësi, pro është fakt dhe për këtë është gjendur me vend që ky deputet që se ka thënë ndonjëherë fjalën në emër të zgjedhësve, të jetë gjithnjë me bilbil në gojë dhe me të gjejë kallinj misri pa kokrra vetëm e vetëm që të bëj show, se tjetër gjë nuk i ka mbetur. Mjerë ky popull se në çfarë duarsh ka rënë. Le ta zgjedhin edhe një herë belshakët Çim Hysën se ai ka për tu bjerë jo më bilbilave dhe do të marrë jo vetëm kallinj misëri, por do të dalë fare lakuriq siç ka dalë lakuriq në punët që ka premtuar..    

Sht 26

 

 

Konferenca e Pezës, dhe arsimtarët elbasanas

Ernest Koliqi, ministri i arsimit që mbolli farën e arsimit kombëtar,

Konferenca e Pezës, konferenca e tradhëtisë kombëtare

Prania e Presidentit Shqiptar Bamir Topi në Elbasan me rastin e 100 vjetorit të shkollës së parë shqipe “Naim Frashëri” përkoi edhe me 67 vjetorin e asaj dite të shënuar në historinë tonë kombëtare që ish ministri i asaj kohe në shtator 1941 urdhëroi dërgimin e mbi 400 mësuesve normalistë dhe të shkollës amerikane të Harri Fullc në të gjitha trojet shqiptare për hapjen e shkollave shqipe dhe mësueimin e shkrimit dhe këndimit të gjuhes së bukur shqipe. T’i rikthehesh historisë dhe të rishkruash atë, kjo do të jetë ndoshta sfida e rradhës e një qeverisjeje apo të një shteti, pjesë e së cilës janë edhe Presidenti Bamir Topi, edhe kryetari i qeverisë Sali Berisha, ashtu siç janë edhe kryetari i opozitës Edi Rama dhe Ilir Meta, Fatos nano e të tjerë që më shumë se sa një drejtim vetëm politiko-ekonomik, do të jenë edhe një sfidë e atdhetarizmit të munguar në rrafshin kombëtar. Nëse për rreth gjysmë shekull një populli iu mohua e drejta ta njohë historinë reale të shqiptarëve, është fatale që për mbi 18 vjet me rradhë kjo histori ka vazhduar të mbajë peng të vërtetat e domosdoshme të asaj që është historia e shkruar me penën e burrave të shtetit shqiptar dhe peronaliteteve që në një formë a në një tjetër u etiketuan “armiq” apo “tradhëtarë”. Kështu donte filozofia e diktaturës sllavokomuniste. Starti i kësaj tradhëti të historisë dhe ngjarjeve të kohës nisi pikërisht në atë ditë kur u mbajt Konferenca e Pezës më 16 dshtator 1942. Them kështu sepse të vetmen gjë pozitive që pati kjo konferencë komplotiste, ishte parrulla e shkruar e saj “Bashkim pa dallim feje, krahine, ideje”, sepse jo vetëm që asnjë presje e kësaj parrulle madhore nuk u zbatua, por ata që menduan si idealistë në idealet e kësaj konference, u vranë një e nga një, u eleminuan në forma të ndryshme mafioze, u etiketuan “tradhëtarë”, sepse prapaskenat e kësaj konference i dirigjonin serbët e deleguar dhe të atashuar në PKSH. Nëse sot pranojmë që Partia Komuniste Shqiptare ishte shtojcë e Partisë Komuniste Jugosllave, për vetë ndodhitë dhe realitetet e ndodhura kohë pas kohe dhe që u ndriçuan tërësisht në këto vitet e demokracisë, duhet thënë se çdo lloj konference apo takim, mbledhje apo marrëveshje mori ngjyrën e zezë të tradhëtisë kombëtare me inskenime serbe  tipike të UDB dhe që kishin si objektiv qëllimin e madh strategjik të Titos për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, si republikë e shtatë. Kështu u veprua edhe me Marrëveshjen e Mukjes, kështu u bë edhe në Konferencën e Beratit, kështu ndodhi me të gjithë ata që njiheshin si bij të devotshëm të kombit, edhe pse ishin komunistë, por që nuk e pranonin tutelën jugosllave të Miladin Popoviçit apo Dushan Mugoshës, Velimir Stojniçit apo emisarëve të herëpashershëm të Titos. Vrasjet e dyshimta të Qemal Stafës, të Vojo Kushit, Xhoxhi Martinit, Sadik Stavelecit, Perlat Rexhepit, Jordan Misjes, Branko Kadisë apo vrasjet e Vasil Shantos e Ali demit, por edhe vrasja tipike e Mustafa Gjinishit dhe shumë e shumë peronaliteteve të tjerë. 8 nëntori 1941 ishte fillimi i një skenari, kurse starti i tradhëtisë së madhe nisi në Pezë, pikërisht nën mirëbesimin e pezakëve, Shyqyri Pezës dhe Myslymit, që u keqpërdorën për qëllimet e dyshimta të PKSH + PKJ. Konferenca e Pezës kishte si postilat “bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje”, ato mbetën vetëm gjashtë fjalë që nuk u bënë kurrë realitet, janë gjashtë fjalë që u kthyen në të kundërtën e tyre dhe bënë atë që do të mbetet si postulati më i nëpërkëmbur, i cili dhunoi shqiptarët, i pushtoi ata më 29 nëntor dhe e ktheu këtë vënd në një ferr ku humbi dinjitet dhe e katandisi këtë vend dh këtë popull në geton e Europës, ku shqiptarët u kthyen në kavie eksperimentale të një çmendurie me emrin Enver Hoxha. Çfarë na solli realisht Konferenca e Pezës ? Është kjo pyetja që mund të bëjë çdo shqiptar. Realisht ajo solli një instalim të një filozofie tradhëtare për interesat e një populli që aspiroi për “liri dhe demokraci” dhe jo për luftë klasash e diktaturë. Kujtimi që i bëhet një konference me ideale të tradhëtuara, është njëlloj si të rikthehesh tek mendësia dhe filozofia e një kohe që mbolli zi dhe shkatërroi vlerat e një populli të tërë dhe që e provoi katërcipërisht koha se ku përfundoi ky vend hde ky popull nën regjimin e stalinistëve enverisë që e visën tradhëtinë  etyre pikërisht në Pezë, në atë 16 shtator fatëzi e të kobshëm për jetën e një vendi e një populli që e do lirinë dhe e dëshiron demokracinë. Për këtë themi që Konferenca e Pezës është starti i tradhëtisë së madhe kombëtare që e dëshirojnë aq shumë socialistët shqiptarë. Kjo të lë në mendje edhe arsyen se përse çirren aq shumë ediramat shqiptarë dhe i rikthehen Pezës për të rregulluar shijet e sinkronizuar filozofinë e tyre me atë enveriste.

Por me një kontrast të madh historik dhe kombëtar, në këtë fillim viti të ri shkollor pas rreth 67 vjetësh do të ishte e udhës të kujtohej një personalitet kombëtar si Ernest Koliqi, ideatori dhe frymëzuesi, po aq sa edhe zbatuesi i një filozofie të madhe për hapjen dhe konsolidimin e shkollave shqipe në gjithë trojet shqiptare. Ka qenë shtatori i vitit 1941 kur me një vendim të asaj kohe të Ministrisë së Arsimit, kur ministër ishte Ernest Koliqi, mbi 400 arsimtarë normalistë dhe të shkollës amerikane të Fullcit, shkuan në Kosovë, trojet shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, si dhe në Çamëri. Një akt i tillë ka qenë dhe mbetet përjetësisht sublim se ai dha frutet e veta në hapjen e shkollave shqipe, në hapjen e dëshirës për të mësuar dhe rrënjosur shqipen në të gjithë trojet shqiptare. Frutet e atij akti janë sot Kosova e lirë, janë dëshira e mijëra e mijëra shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Çamërisë për shqiptarizmin e tyre, si një krenari kombëtare. Ndoshta i vetmi që ka mbetur gjallë sot, Jonuz Balla, mësuesi 95 vjeçar që jeton në Elbasan si dëshmitar okular i asaj armate arsimtarësh heronj kombëtar, pas Mehmet Gjevorit po nga Elbasani, që ndrroi jetë para një viti e gjysmë në Prishtinë, ata flasin për atë monument që i duhet ngritur Ernest Koliqit, si kryemësuesi i shqiptarizmit të mbjellë në trojet shqiptare.

Pyetja tjetër që lind është se përse nuk kujtohet një akt i tillë që ka ndodhur po në shtator, një vit para Konferencës së Peqzës që bëri të kundërtën e asj që bënë 400 normalistët shqiptarë.

Vendimet historike merren nga burra historikë, kudo ku ato kanë ekzistuar në çdo vend të botës. Kjo vlen veçanërisht edhe për personalitetin e ish ministrit të arsimit Ernest Koliqi në kohën kur ai u bë dishepull i shqiptarizmës.

Ishin vite lufte, vërtet, por gjithsesi ata që drejtonin jetën publike të këtij vëndi ditën të shfrytëzojnë gjithshka në shërbim të kombit. Vendimi i marrë në atë shtator, si sot e 67 vjet më parë, nga ish ministri i arsimit i asaj kohe, Ernest Koliqi, është gdhendur në kujtesën e brezave si një akt sublim i një shqiptari të madh. Vërtet ishte luftë, por shkollë gjithsesi bëhej ashtu si dhe sot. Ndryshimi qëndron në atë se shkollat shqipe nuk ishin të konfirmuara në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, pikërisht atje ku gëlonte shqiptarizmi, se institucionet shkollore shqiptare ishin të ndaluara nga pushtuesit shekullorë serbo-grekë. Rreth 400 normalistë morën me vete bekimin dhe uratën e një ministri që nënshkroi vendimin prej shqiptari që djemtë dhe vajzat e arsimuara në Normalen e Elbasanit e më tej të hapnin shkolla ku të mësohej shqipja dhe të shkruhej gjuha e ëmbël naimjane.

Vërtet ishte luftë, por ministri i arsimit i asaj kohe i shpalli luftë asimilimit të shqipes në trojet tona shumë shekullore. 400 normalistët nga e gjithë Shqipëria, pjesa më e madhe nga Elbasani, u kthyen në shqiponja të gjuhës dhe të këndimit, duke hapur shkolla në Prizren dhe në Tetovë, në Podgoricë dhe në Prishtinë, në Gostivar dhe në Gjakovë, në Ulqin dhe në Filat, vetëm e vetëm të fitohej beteja e shqiptarizmit.

Ernest Koliqi ishte ministri i arsimit i kohës që sfidoi kohën dhe bëri atë që të meritonte nderimin e brezave të të tërë nxënësve që dolën nga bankat e shkollave shqiptare, atje, ku i thonë bukës bukë dhe ujit ujë. Për 66 vjet shqipja triumfoi si ajo manushaqja bukuroshe e Naimit që çeli mes ferrash për të kundërmuar si lahuta e malsisë që mbushi vendin me burrni. Askush tjetër nuk kishte bërë një akt të tillë, akt i cili rradhitet krah Shpalljes së Pavarasisë, rradhitet krah Mbretërisë Shqiptare, ashtu siç do të doja ta renditja krah lëvizjeve të mëdha që sjellin po aq ndryshime të mëdha në jetën e një vendi. Çdo normalist kishte me vete në çantën e tij një vendim ministror të një njeriu të madh, vendim i cili u jepte krenari, dinjitet dhe i bënte mësuesit e trojeve shqiptare ambasadorë të shkollës shqipe. Nuk ishte e pakët, aq më tepër e lehtë që në mes të pushtuesve greko-serbë të hapje shkolla shqipe.

Ernest Koliqi, ashtu si dhe Mehmet Gjevori 95 vjeçar dhe Jonuz Balla sot 95 vjeçar u persekutuan nga regjimi sllavo-komunist, por ata, si dhe 400 normalistët e tjerë, një pjesë e të cilëve formuan edhe familje në tokat shqiptare, e kishin hedhur farën e rilindasve dhe ajo kishte zënë rrënjë. Nuk mund të harrosh dhjetra dhe dhjetra arsimtarë që në ato vite lufte me një flamur kuq e zi në gji, mes peripecive të kohës shkuan atje, ku e kërkonte momenti historik, duke i qënë mirënjohës ministrit të tyre Ernest Koliqi.

Dhe vitet shkuan e shkuan plot 66 dhe ai akt historik i këtij burri ka mbetur në qerthullin e tranzicioneve i panderuar për vlerat që mbart, aq më tepër që bëjmë fjalë për një vendim të shkruar shqip nga një shqiptar, për një vendim të nënshkruar nga nje ministër shqiptar për një Shqipëri të Vërtet që duhej dhe duhet të flasë shqip. Nuk di se ç’duhet bërë për t’i dhënë vendin e merituar figurës së ministrit të arsimit Ernest Koliqi, që do të ishte edhe një rehabilitim i persekutimit që ju bë atij nga falangat slllavo komuniste. Kur mendon se persekutori tipik  stalinist Enver Hoxha, njeriu që nuk mbaroi njëherë një shkollë të lartë, e mohoi veprën e Ernest Koliqit dhe e shpalli atë heretike, kjo të sjell në kujtesë kryqëzimin e Jezu Krishtit dhe mohimin e shenjtërisë së veprave të madha, aq më tepër që si e tillë ishte edhe shqiptarizmi. Kur mendon dhe shikon se si pas 65 vjetësh kujtohet Konferenca e Pezës, konferencë e cila vendimet i mori të mëdha, por realizimin e pati antishqiptar, këtu vihen ballë për ballë mes tyre Ernest Koliqi dhe Enver Hoxha, njëri ministër arsimi i Shqipërisë së Vërtetë, tjetri diktator i Shqipërisë së cunguar, njëri dishepull i shqiptarizmit, tjetri udhëheqës i anti shqiptarizmit

Është mëkat dhe gjynah i madh të bësh krahasim mes Ernest Koliqit dhe Enver Hoxhës, se është një lloj sikur të vlerësosh Judën para Jezusit apo Profetit Muhamed. Janë dy epoka që vërtet ndryshuan, njëra solli bardhësinë e arsimimit të bijve të kombit kudo ne trojet shqiptare, ndërsa tjetra solli robërimin e bijve të shqipes. Krahasimin e bëj vetëm si një kujtesë për këdo dhe kushdo qoftq ai sot, ministër arsimi apo kryeministër, politikan apo president se, rikthimi i kujtesës historike për Ernest Koliqin është rikthim në vlerat e vërteta. Ndërsa rikthimi i kujtesës diabolike për Enver Hoxhën është rikthim në diktaturë, duke nëpërkëmbur dëshirën e një populli vërtet për liri dhe demokraci dhe jo për drapër dhë çekan. Enevr Hoxha e mohoi , e shpërfilli, e denigroi Ernest Koliqin, ndërsa vepra e ministrit të arsimit Ernest Koliqi u lartësua vetiu se e tillë ishte ajo. Kurse një popull i tërë e errësoi , e denigroi  e poshtetëroi dhe e urren emrin Enver Hoxha, se i tillë ishte ai. Nuk mund të kete më rikthim, por do të ketë vlerësim për aktet e mëdha që e përbëjnë kombin siç është gjuha, arsimi, të mbrujtura me shqiptarizëm.

Hyqmet ZANE

 

Sht 26

Fushstuden, bukuri dhe resurse natyrore të pashfrytëzuara

 Arben Boriçi

Reportazh

 

Dikur nga zonat më të populluara të trevës lindore të vendit, pakkush e mendonte se Stebleva me fshatrat e saj do të rrudhej në më pak se 2 mijë banorë gjatë viteve të vështira të tranzicionit, ndërkohë që vitet e fundit, ka filluar rikthimi masiv i të ikurve në vendlindje, tashmë për investime. “

Veçanërisht këto 3-4 vitet e fundit, numri i të rikthyerve në vendlindje është rritur ndjeshëm. Kështu në Steblevë, Borovë, Sebisht, Zabzun, Fushë-Studën, Llangë, Moglicë, shumë ish-banorë kanë ardhur dhe kanë bërë investime në blegtori, frutikulturë, bujqësi e në fushën e turizmit.

Banorët  që këtë vit e në vazhdim, për shkak të nisjes së një investimi të rëndësishëm, ndërtimi i segmentit të rrugës nacionale Librazhd- Fushë Studën dhe hapjes së pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë, në Steblevë, fluksi i të ardhurve në vendlindje të shtohet ndjeshëm.

Është një perlë e rrallë zona e Stëblevës  me sipërfaqe të mëdha pyjore të ruajtura si askund, me lëndina e gjelbërim të pamatë, burime të shumta ujore, me resurse të virgjëra për investime në turizëm, me një vendim të Qeverisë Shqiptare Stebleva në  muajin Maj të këtijë viti u kthye  në një Park Kombëtar e pikë turistike për vizitorë e pushues të shumtë.

Braktisja

Dikur, kjo komunë që ndodhet në vijën kufitare me Maqedoninë dhe 25 km larg nga qendra më e afërt urbane, Librazhdi, na tregojnë se para vitit 1990 ka patur mbi 900 shtëpi, me mbi 4500 banorë. Historikisht ka qenë në kufijtë administrativë të Dibrës, por për shkak të afërsisë, zgjidhjes së problemeve jetike (spitale), shkollim në Librazhd, me vendim të veçantë të qeverisë, iu bashkëngjit rrethit të Librazhdit, para më shumë se 2 dekada. Steblevasit, ashtu si gjithë Golloborda, janë të njohur historikisht si mjeshtra ndërtimi.

 Por viti 1990, me ndryshimin e sistemeve politike, mungesën totale të investimeve, mungesën e ndërlidhjes e komunikacionit, bëri që kjo trevë të përballet me mundësitë minimale për mbijetesë.  Nisi ikja nga sytë këmbët drejt emigrimit, por kryesisht në Tiranë, Durrës e Elbasan.

Edhe pse dëshira e mirë dhe përpjekjet për shtimin e blegtorisë ekzistojnë tek banorët, largësia nga tregu, rruga e dëmtuar deri në qytet, bën që kostoja të jetë e lartë dhe humbjet e blegtorëve gjithashtu. Qumështi i blegtorëve steblevas, për shkaqet e mësipërme nuk mund të dalë në treg, ndërkohë që produktet e tij, si djathi, gjiza e misi, mbeten burimet e të ardhurave të pakta të tyre.

Liqeni i Fushë Studnës, gjelbërimi i pamatë, pyjet e Kallkanit, liqenet malore të Draganit, janë dhuratë e mrekullueshme e natyrës për turizëm, por infrastruktura e rënduar bëjnë që këto resurse të jenë të “fjetura”. Mësojmë se mungon një shërbim i kompletuar social, ndonëse disa lokale e njësi shërbimi, kryesisht në Fushë-Studën, janë në aktivitet. “Më shumë ata janë në shërbim të banorëve vendas dhe të pasagjerëve të linjave Librazhd-Bulqizë. Vitin e kaluar, në përpjekje për ngritjen e një fshati të vogël turistik, nisi ndërtimi i 6 vilave të para, ndërkohë që na thanë se është dhe një plan tjetër i sapomiratuar për turizmin që pritet të nisë nga investimi. Por atë që nuk e “njohin” apo nuk kanë mundësi ta shfrytëzojnë vendasit, turizmin, prej vitesh e kanë “zbuluar” një grup turistësh amerikanë. Vendasit na treguan se 20 prej tyre, prej 10 vjetësh, vijnë e kalojnë nga një muaj pushime këtu.

Ngrenë çadrat, gatuajnë vetë, e ndonëse u mungon dhe energjia elektrike, shfrytëzojnë klimën malore dhe bukuritë e këtij vendi. Sipas  Xhevit Boricit Kryetar I Komunës thotë se:e ka disa projekte për investime në këtë fushë, deri dhe ndërtimi i dy pistave për sport dimëror (ski) por “thembra e Akilit” vazhdon të jetë komunikacioni i vështirë me qendrën më të afërt urbane.

Ndonëse përgjithësisht të harruar nga shteti, larg shërbimit të kualifikuar shëndetësor pervec nje mjeku qe  vjen   disa here ne javei cili vjen nga Librazhdi. Ka nisur vetem  1 km rrugë nga librazhdi deri ne  fshatin Togëz dhe  24 km të tjera janë  të shkatërruara  dhe  automjetet e kanë tepër të vështirë për të udhatuar,saqë shofetar dhe  njerëzit që udhëtojnë  thonë që është tmerrr.

 

Flora dhe Fauna

Banorët në protesta për mbrojtjen e pyjeve

 

 

 

Para dy vjetësh, disa firma pirate nisën shfrytëzimin pa kriter të masiveve pyjore të Steblevës. Automjete të shumtë, ngarkonin lëndë drusore ahu, pishe e bredhi dhe i nisnin drejt kombinateve në Elbasan, Dibër, Tiranë e deri në Vlorë. Banorët vendas të Steblevës, qindra të tjerë të ardhur nga Tirana e qytete të tjera të vendit, përballë heshtjes dhe interesave të pushtetarëve, Policisë Pyjore dhe asaj të Rendit në piraterinë pyjore, zgjodhën rrugën e protestave. Për dy javë rresht, ata bllokuan rrugën nacionale Librazhd-Dibër duke mos lejuar asnjë automjet me lëndë drusore, ndërkohë që bllokuan gjithashtu dhe lëndën drusore të prerë pa lejë në parcela për të mos u evaduar drejt kombinateve. “Falë këmbënguljes së vetë komunitetit, u arrit që kjo pasuri pyjore, burimi kryesor i jetesës për breza të tërë në Gollobordë, të ruhet”- na thotë inxhinieri i pyjeve, Trifon Cfarku. Sipas tij, janë 9245 hektarë pyje, 80% e së cilës ahishte, që është ndër më të mbrojturat, duke bindur Bankën Botërore e donatorë të tjerë që të financojnë projekte në këtë drejtim  gjatë 4 viteve të fundit janë zbatuar disa projekte në mbarështimin dhe ruajtjen e sipërfaqeve pyjore, me një vlerë të përgjithshme prej 20 milion lekësh të reja. Por me gjithë përpjekjet në këtë drejtim, na tregojnë se parcela pyjore të qëndrueshme në zonën kufitare me Klenjën, Raduçin (Dibër) e Okshtunin, Prodanin (Bulqizë) ende janë objekt i masakrës nga piratë të lëndës drusore. “Kjo zonë është e pasur dhe me bimë medicinale, si dëllinja e zezë, me një pasuri 30 ton në vit, dëllinja e kuqe, 20 ton në vit, trëndafili i egër, lulja e murrizit, lulja e shtogut, etj., që janë një burim i mirë të ardhurash për banorët”,- pohon ing.Cfarku. Por për shkak të mungesës së një pike të afërt grumbullimi, shitja e tyre nga fshatarët kalon 2-3 duar, e fitimet për ta janë minimale. Ndërsa kafshët e egra, (mes tyre dhe të rralla) si lepuri, kaprolli, derri i egër, etj., për shkak të mungesës së zbatimit të ligjit, vazhdojnë të jenë pre e gjuetisë ilegale. Pyjet e virgjëra të zonës, përkatësisht masivi Studën- Kallkan-Jabllanicë- Kodra e Borovës- Dragan, shtrirë në dy anët e kufirit shtetëror, vitin që shkoi, siç na konfirmuan specialistët, janë përcaktuar si zonë e mbrojtur nën përkujdesjen e Bankës Botërore, çka pritet të shtojë më tej mundësitë e investimit në këtë pasuri kombëtare.

 

 

 

Infrastruktura

Rilindja e kësaj zone të largët kufitare, lidhet me ndërtimin e aksit të rrugës nacionale, përkatësisht e segmentit prej 25 km Librazhd-Steblevë .ishte me një financim prej 470 milionë lekësh të Buxhetit të Shtetit, përfundoi në qershorr 2008 dhe janë shtruar  1 km e para nga Librazhdi në Togës. Por  sipas  Lefterit  një shofer I cili bën cdo dite rrugën Elbasan –Trebisht  thot për gazetën “Ku vemi” se është një tmerr të udhëtosh nga Togëzi deri në  Stëbleve sepse  nuk është vënë dorë fare dhe se po ecet shumë ngadale  dhe mire që po  punohet në këtë aks,por përse të mos mirëmbahet   pjesa tjetër e rrugës prej  24 kilometrash.

 

 

 

 Era Cela

Sht 26

Filip Papajani

Virtuoz i  mjeksisë,poezisë,kulturës, dhe e qytetarisë elbasanase.

 

Çdo shkrim për universin e vlerave të munguara prej harresës, është sa atdhetari, aq edhe qytetari e vërtetë rrugët e cilës po ndortojmë sot që e nesërmja të mos ulë kokën nga turpi Përkujtimi I figurës të patriotit Filip Papajani të një intelektuali të mirfilltë e qytetarë elbasanas,do tja heqin pluhurin e harresës çdo patriotit por edhe të atij njeriu të thjeshtë që shkroi emrin e tij në faqet e historisë elbasanase për zhvillimin demokraci e prosperitet njerzor. Muaji shtator si muaji i kulturës le të na freskojë kujtesën e nderimit edhe për mjekun,poetin elbasanas, patriotin me shpirt demokrat , Filip Papajani.

“Natyra ,veç të tjerave , na ka krijuar me ndjenja në zemër.Mos më qortoni se dashuroj Elbasanin..Edi se ksajtgë I thonë  dobësi shpirtërore por kjo mbasi është natyrore dhe njerzore, do t`më falet mëkati….Ajy që s`do vendlindjen e tij nuk do as atdhen e tij –Lipi- 1938”

Si epitaf n’atë varr të thjeshtë. Një ligjëratë shpirtërore, më dhuroi përmallimin e udhëtarit drejt universit të pafund të vlerave njërëzore të sa e sa elbasanasve fisnikë e patriotë. I gjendur si të gjithë në mjedisin ndryshimtar me kahje të qartë zhvillimin e përparimin mbetet detyrim qytetar, përndritja rivlerësuese e elbasanësve që inspiron për demokraci  e prosperitet për dije e kulturë, për gjatë gjithë shekullit XX-të. Sot gjithëkush e di fort mirë se diktatura komuniste, jo vetëm masakroi barbarisht inteligjencen, kulturën e traditën qytetare elbasanase, por mënjanoi, plehurosi (pa mundur kurrë t’i shuajë nga kujtesa mirënjohese mbarëpopullore ) vlerat më të vyera të traditës, gjuhës e kulturës, skalitura që nga lashtësia prej mendjeve e penës. Nga nëntori i Pavarsisë,Kongresi Elbasanit me statusin  e shqipës së shkruar, nga normalja  e deri te këputja e vargonjëve komuniste.Vlerat dhe virtytet e larta njerzore,ridimensiohen sot si vlera autentike jo vetëm si traditë, por edhe si domosdoshmëri, që e tashmja t`i dëshmojë së ardhmes lashtësisë tonë.

…M`kanda t`shof përdit agimin,….

Elbasan qytet i lumtur

Në kërthis të Shqipëris

Bijtë e tu posi flutur,

Rrahin librat e ditunis…

Kanë kaluar 70 vjet, kur i ndrituri poet elbasanas, Filip Papajani, I këndonte vendlindjes, Elbasanit. Mbi errësirën 50-vjeçare, të gjysmës së dytë të shekullit që lamë, lartësohen këto vargje, si ligjërim shpirtëror, për të na shkedhur në meditime reale. Vargje që kapërcejnë kufijtë kohorë, si kënga e një zogu për folenë e vet. Dhe s’ishte poet, as shkrimtar, por një mjek i gjindshëm, një njëri i thjeshtë, dashamirës e shpirtmirë. “Lipi i Papajanit e quanin elbasansit birin e tyre të nderuar. Ai u lind më 1878. Fëmijëria e tij kaloi në mjediset, ku ndjehej urtësia dhe fjala elbasanase e Kristoforidhit. Rush Pinës dhhe shumë të tjerëve, patriotë të ndritur të Elbasanit.          Në vatrën e ngrohtë të patriotizmit qytetar, njohja me mendimet dhe idetë iluministe,i çelën rrugën që do të ndiqte ai gjatë jetës së tij, atë të njeriu human, patriot e demokrat. Ishin këto ndjenja që zgjuan vullkanin e tij që në rini , kur studionte në Rumani, ku njihet e shquhet  pranë shoqërisë shqiptare të Bukureshtit. Koha e studimeve, përpjekjet e tij publicistike, qenë vendimtare në formimin e tij kulturor, shkencor, gjuhësor e letrar. Filip Papajani, “Lipi” njeriu që dëshmoi qartë se sa i respektuar, i njohur e popullor ka qenë ky intelektual i plotësuar  më së miri. Ai jetoi e punoi duke përjetuar ngjarjet më kulmore të historisë së shqipërisë, që nga jehona e viteve 1878-1871, Shpalljen e pavarësisë, Kongresin arsimor të Elbasanit çeljen e Normales, Dy luftërat botërore, deri ne vitin 1945, pa provuar luftën e klasave dhe lançimet prej diktaturës bolsheotke. Zemra dhe shpirti i tij fisnik qysh më 1938, sikur e kish ndjerë furtunën, skalit si amanet

 

               …Dhe nga lulet trandafili

                   Për mbi varr përkulet t’shkundi;

                   N’kang’ e n’valle t’vi bilbili,

                   Djepn e vdekjes t’ma lëkundi.

 

                         Për t’m’i ruejt rreshnat nga era

                   Thurni varrit, gardhin t’naltë;

                   Fort t’mos vapa, vera

                   Shiu i vjeshtës t’mos baj baltë

 

                     Përmbi varr të mos vini rrasë,

                          Gurë t’rëndë t’Elbasanit,

                 Veç se shkruni n’nji dërrasë:

                        Këtu fle Lip i Papajanit.

 

“Lipi” u bë i njohur jo vetëm si mjek por që nga 1912 deri më 1945, ky elbasanas demokrat, ligjeroi e shkroi për vendlindjen, zhvillimin dhe përparimin. Në shhkrimet e tij publicisbile, vjershat, poezitë e tregimit, lejtmotive frymëzues mbetet liria dhe prosperiteti njerëzor, dashuria për vendlindjen me traditën, bukuritë dhe vlerat e larta  njerëzorë.Më 1912 shkruan në Bukuresht poemën “Osman Maria” e më pas “Noreka” më 14 Janar 1921,Flip Papajani arrin të botojë në Elbasan gazetën politike letrare “Shkumbini” me moton: “Mbron lirinë e njësinë e vërtetë !”Artikujt e tij dhe të mjaft elbasanasëve patriotë të asaj kohe,pasqyrojnë shqetësimin qytetar për copëtimin e shqipërisë.Akoma më dukshëm n`atë kohë ai ngrihet në mbrotje të të drejtave të njerzëve të thjeshtë.

Lipi prezantohet denjësishtë si portë i Elbasanit që i përkushtoi gjithë jetën dhe vargjet e tij me gjuhën e bukur, me elbasanishten e kulluar si urë bashkimi midis toskërishtes e gegërishtes veriore. I kompletuar, si intelektual i vërtetë ai vjershëron si romantik përparimtar me besimin e shpirtit.Fjala e vargut e tij edhe se mbart një pjesë të Shqipërisë,gjuha,stili pasqyron e përndrit ashtu si Naim Frashëri,Poradeci,Shiroka etj gjithçka shqiptare.

“Pellazgë: Qyteterimi e Vllaznimi i drejtohej më 1938 bashkqytetraëve dhe gjithë shqiptarëve.

Si rrallkush, më thjeshtë , më bukur, më ndjeshëm, më kuptueshëme më ngrohtësi,ai I kushtohet vendlindjes në poemën “Elbasani” botuar me 1938.

…Elbasan qytet I bukur

Në kërthizëne Shqipëris

Bijt e tu o posi flutur

Rrokin librat e ditnis….

“Ju them se jam patriot shqiptar shprehet ai në parathënien e librit.Që të duash Shqipërin, më parë duhet të duash qytetin e lindjes.Unë jam elbasanas dhe i këndoj më parë elbasanit,Ashtu si Lef Nosi,Ethem Haxhiademi,Emin Matraxhiu,Thanas Floqi,Vasil Andoni, Simon Shuteriqi, Ali e Muhamet Cungu, Sulë Harri,Leksi Vinit Myzyrit dhe Budinit,ai përmend vlerat dhe bukurit e Elbasanit, qyteti kulturës e  dijes. E gjithë poema “Elbasani” prej 790 vargjesh,si atlas i plotë gjuhësor,historik, gjeografik,etnografik, ekologjik, botanik e zoologjik, përmbush mjeshtërisht mesazhet më virtuoze të një poeme që ridimensionohete përndrit në çdo kohë me përjetimet përmalluese që i dhuron çdo lexuesi me zjarrin e pashuar të dashurisë për vendlindjen, që sipas tij e ka bekuar i madh zot.

Drama në vargje “Moisi Golemi” poema tjetër “Noreka”,, përmbledhja poetike “Vjersha” pasqyrojnë artistikishtë ngjarje dhe figura madhore të historisë sonë që nga skëndërbeu,ato të gjysmës së parë të shek.xx. Lipi edhe në novelën “Proka”na përshkruan me mjeshtërim letrare të përshkrimit “…..Vera e viti 18…si një verë të thatë në qytetin elbasanit,ku toka përvëlontë dhe bereqeti ishte tharë,duke përshkruar mjerimin e madhë që po përshkonte ky qytet për kafshatën  e gojës. Ky mjek popullor,plot humanizëm  e dashuri për njerzit arriti drejtpërdrejt  të zërë vendin e respektuar për gjatë gjithë 50 viteve të para të shekullit XX. Në të gjitha poezitë, shkrimet, studimet e tij lartësohet, elbasani, vendlindja, atdhedashuria, besimi e mirëkuptimi, bukuria e jetës dhe e natyrës e përndritur me diellin e shpresës për zhvillimin  e përparimin. Rrallëkush si ai  i ka kënduar Elbasanit.

                                       

                                      “Kush dishron me pa pernim,

                                    N’Elbasan t’vi dorën e t’shofi.

                                    Kush s-i-a ndin dhe ditunin

                                    Ktu fort qartaz do t’i-a njofi…

Si poet I qytetit të lindjes, Filip Papajani edhe sot pas 130 vjetëve nga dita e lindjes, na mallëngjyen me fllad krenarie, gëzimi e shprese për jetën, si një Shirokë, si një Mjedë, si një Poradec, por krejt I veçantë me natyrën dhe përmasat e veta shumëdimensionale. Patriotizmi dhe shpirti demokrat, dasamirësia dhe ndjeshmëria e tij për bashkëqytetarët  dhe Elbasanin, I ka lënë hapur shtigjet, për të qenë I lidhur me njërëzit në ç’do kohë, duke merituar të drejtën jo vetëm të kujtohet por edhe të rivlerësohet duke u nderuar si të gjithë personalitetet e shquar të kulturës e letërsisë elbasanase e pse jo mbarëkombëtare. Jo vetëm vlerat educative e njohëse historike por, dhhe nga vlerat gjuhësore e letrare, poezia dhe proza e Filip Papajanit mbetet minierë që duhet hulumtuar. Jeta e Dr Filip Papajani në 67 vite, është pasqyrë e një njeriu me karakter e humanizëm të lartë, një model atdhetarie,me shpirt e intuitë prej humani .Në krye të rezistencës qytetrae antifashiste edhe kur për vite radhazi, pogradecarët e zgjodhën Kryetar Bashkie,kanë ende të freskët, ndershmërinë, humanizmin, urtësinë,kulturën , talentin dhe shqiptarizmin e tij të kulluar, deri në ditën kur bylli sytë më 25 Mars 1945.A sështë obligim  mbarqytetar përnditja dhe mirnjohja për këtë elbasanas të mirfilltë?

“Tashmë ka ardhur koha,-  shprehet Presidenti i SH.B.A z.Xhorxh Bush që të shembën muret e turpshme të veçimit.” Në fund të fundit ,Lipi me humanizmin e tij  dhe përpjekjet e krijmtarisë letrare, qëndron si gur themeli në kalanë historike të qytetit tonë të lashtë.Lëta kujtojmë me nderim aty ku prehet I qetë në mirnjohjen e qytetarëve elbasanas

             

 

 

 

Sht 26

Bashkia ia heq ndihmën ekonomike, dhe pastaj i ngre në protesta

Kryebashkiaku Cerrikut falë paaftësisë së vet, provokon protestë të paligjshme

 

 

Përtej një të vërtete

Trajtimi i problemit të protestës të familjarëve me nevoja ekonomike,i inicuar nga kreu i Bashkisë Cerrikut, ka përballë faktin dhe realitetin që konstatohet ligjërisht dhe që pranohet edhe nga zyra e vetë bashkisë Cerrik, kemi të bëjmë me një prapaskenë që kurdiset nga vetë kryebashkiaku i Cerrikut Arben Ruçi, i cili paaftësinë e tij për të mënaxhuar bashkinë e Cerrikut, kërkon ta motivojë me veprime të tilla antiligjore duke ngritur në të ashtuqajtura protesta të njerëzve që kanë apo nuk kanë fare lidhje me ndihmën ekonomike. Nga një vëzhgim i pjesëmarrësve, një pjesë e tyre janë militantë dhe njerëz që i shërbejnë bindjeve politike të së majtës. Edhe pse vetë kryebashkiaku e di se ka të bëjë me një veprim të paligjshëm, ai përsëri vazhdon të bëjë akte provokuese me protesta antiligjore që nuk kanë asnjë bazë. Në kohë kur nga ana e qeverisë kërkohet që të jepet 100 përqind ndihma ekonomike familjeve që e përfitojnë atë, kryebashkiaku kërkon të bëhet “i mirë” me një pjesë qytetarësh të tjerë që më shumë janë militantë që ata kërkojnë t’u përgjysmojnë ndihmën ekonomike për ta shpërndarë rreth 500 familjeve. Këtë fakt e di edhe vetë shefi i financës që ka qenë i interesuar dhe që e ka pranuar në drjtorinë rajonale se 209 familjet nuk plotësojnë kriteret ligjore.

Fakti dhe realiteti

Sipas një informacioni nga drejtoresha rajonale Alda Biçoku “këto verifikime u janë bërë të gjitha dosjeve që ka pasur bashkia Cerrik për trajtim të familjeve me ndihmë ekonomike dhe rezultoi se 209 prej këtyre familjeve nuk plotësojnë ligjërisht kriteret. Për këtë gjë kemi diskutuar dhe kemi rënë dakort edhe me zyrën ekonomike të bashkisë, edhe me shefin e financës të bashkisë ndërsa kryebashkiaku nuk ka pranuar të bisedojë me ne dhe ata kanë pranuar këtë fakt që 209 familje do të largohen nga skema e ndihmës ekonomike. Edhe kontrolli i drejtorisë së pëgjithshme të shërbimit social e konstatoi një fakt të tillë dhe u kërkua largimi i këtyre 209 familjeve”.

Si përfundim

Cërriku është një nga qytetet më të varfëra të Shqipërisë ku një pjesë e madhe e familjeve jetojnë në kufinjtë e varfërisë së skajshme. Realiteti i jetës së këtyre familjeve është me të vërtetë i hidhur përderisa Cërriku në raport me numrin e popullsisë ka shifrën më të lartë të papunësisë dhe nivelin më të lartë të varfërisë. Deputeti i kësaj zone Namik Dokle jo vetëm që e ka harruar fare faktin që ka marrë mandatin e deputetit nga ky qytet, por as që ka bërë ndonjë përpjekje që të interesohet ndonjëherë për gjendjen e banorëve të këtij qyteti. Fakti që sot protestohet për ndihmën ekonomike, kjo është edhe një kujtesë për 8 vitet e shkuara nën qeverisje socialiste, kur nga ky qytet kanë dale deputet dhe Presindet Rexhep Meidani, kanë marrë votat kryebashkiakët Kastriot belshi 7 vjet dhe tashmë Arben Ruçi një vit e gjysmë. Tallja me këtë qytet nga socialistët që e përdorën atë si mish për top më 1997 dhe që sot kanë mbetur në mizerje, kryebashkiaku kërkoin t’ia faturojë zbatimit të ligjit nga qeveria e mazhorancës së djathtë.

 

Hyqmet  ZANE

 

 

«««