Blog i ri

gazeta “Ku vemi?”

dita e veres elbasan

31 Mar 08 nga extra

Elbasani si Kandahari

Mbi 90 perqind e rrugëve të shkaterruara

  

Qyteti i luleve, iUniversitetit, metalurgëve dhe problemeve të shumta sociale, prej disa muajsh po vuan nga një tjetër pasojë, kësaj rradhe duke shërbyer si shkak prishja e mbi 90 pwrqind të akseve të tij rrugore. Qytetarët e Elbasanit, janë dëshmitarët e gjallë (dhe jo vetëm ata që kanë automjete private) të shkatërrimit të akseve kryesore dhe atyre dytësore, duke nisur nga sheshi para Bashkisë, Prefekturës, rruga drejt spitaleve, stacionit te trenit, tek banesat, universiteti, poshtë urës së Shkumbinit, tek ish-pallatet e kinezëve, tek Spajkorrja, Zaranika, si dhe mjaft rrugë që po e bëjnë të pamundur kalimin normal të qindra e qindra automjeteve. Duke u justifikuar me shprehjen se “fajin e ka Ujesjellësi, Kanalizimet, apo Rruga –Ura, apo edhe Mirëmbajtja Rruga”, zyrtarët e bashkisë duket se kanë rënë në gjumë, duke parë dhe ndjerë, se si rrugët e qytetit të tyre brënda vijës së verdhë po prishen dhe po u del tabani. Elbasani prej disa muajsh po vuan tmerrin e pluhurit që ngrihet nga lëvizja e makinave si shkak i rrugëve të prishura, dhe këtu një faj kryesor ka Ujesjellësi, KESh, apo edhe ndonjë ndermarje tjetër të cilat kryejnë punimet e tyre, duke notuar mbi butësinë e bashkisë, e cila duhet të mos lejojë dhe të padisë cilindo që vendos dorën e tij mbi infrastrukturën rrugore. Qytetarët ankohen çdo ditë për rrugët me gropa, për pluhurin (sikur të mos mjaftonte ai i oxhaqeve të Metalurgjikut) për prishjen e makinave, dhe për mungesën e përgjegjshmërisë, pasi deri sot nuk kemi parë askënd nga Ujesjellesi, KESh, Bashkia,  të dalë dhe tu kërkojë ndjesë qytetarëve për tmerrin që ata po përjetojnë nga rrugët me gropa. Mund të deklarojmë pa frikë se rreth 90 perqind të akseve rrugore (veç bulevardit kryesor) në Elbasan po dalin jashtë përdorimit dhe standarteve që kanë sot akset rrugore në qytetet europiane. Akset rrugore të Elbasanit ngjasin me ato të Kandaharit, apo zonave rurale, duke mos patur njeri tu dale zot, duke mos patur kujdesin nga Ndermarja e Mirëmbajtjes, apo  institucioni bashkisë. Ky është realiteti i dhimbshëm me të cilën qytetarët e Elbasanit por edhe rretheve të tjera përballen teksa ecin në këmbë apo edhe me makina rrugeve të këtij qyteti universitar, muzeal, që duhej të rrezatonte kulturë jo vetëm në fushën e artit shkencës e mësimdhënies, por edhe në atë të pamjes vizuale të akseve rrugore. Me këto rrugë (që është kushti i parë) nuk shkohet as deri në Kurdistan, zotërinj të pushtetit vendor, Europa është larg, shumë larg ëndërrave tuaja.    

Arkivuar nën: Pa kategori |

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.