droga pushton gjimnazet elbasan

Droga “pushton” gjimnazet Mësuesit “nxënësit na largohen nga mësimi”Policia “e dimë fenomenin”  Duket si një “këmbanë” që ka vite që bie, por aktualisht sot nuk e dëgjon askush, madje edhe thirrjen dhe sinjalin “SOS” të drejtusve dhe mësuesve në shkollat e mesme te qytetit bregdetar. Fenomeni i drogmenëve dhe përdorimit te drogave në shkollat e mesme të Elbasanit, ka disa vjet që përmendet në media, në takime dhe shoqata, madje edhe në përvjetore të ditës së luftes kundër- DROGES. Aktualisht Elbasani ka 6 shkolla te mesme, tre gjimnaze dhe tre shkolla te tjera të profilit të mesëm, duke numuruar mbi 7 mijë nxënës nga vitet e para deri tek vitet e katërta, me një personel mësimdhënësish prej 317 personash, të mjaftueshëm për të bërë “zap” ata elementë që thithin hashashin dhe marrin me forma te tjera drogat në banjot apo ambientet e tjera shkollore. Sipas një drejtuesi të një prej gjimnazeve te njohura në Elbasan, “qysh prej 3-4 vitesh fenomeni i drogmenëve është bërë sa shqetesues aq edhe i frikshëm për ne si mësues dhe per vetë shumicën e auditorit, madje edhe prindërit, të cilët shpesh vijnë në mbledhjet e perdyjavshme çdo të enjte dhe na ankohen se, “djali apo vajza kanë nisur rrugën e keqe, aman bëni diçka”. Por ankesat e prindërve, mësuesit duket se kanë vendosur t’i presin qetesisht, apo duke njoftuar policinë, e cila rrallë dërgon ndonjë “antidrogist” civil i cili mjaftohet me ndonjë kontroll rutinë në klasa dhe embientet e tjera, duke përfunduar në lokalet e mbushura me nxënës të gjimanzeve, të cilët jo vetem lënë orë mësimi, por prishin goxha para gjatë ditës. Probemi i drogave në shkollat e mesme apo i atyre që vijnë shpesh me krahët e nxirë në klasa, ka ngjallur shpesh shqetesimin e mësuesve të ndërgjegjshëm dhe familiarë. Sipas tyre, “shpesh ka qëlluar të na vijnë në klasa kryesisht meshkuj (por edhe femra) që duken të përgjumura apo të shpërfytyruara, duke prishur orët e mësimit apo duke provokuar incidente të tjera. Të vjen keq tek shikon nxënës të shkollave te mesme të katandisur në atë gjendje, pa asnjë kujdes familiar apo shtetëror. Duke pyetur në Urgjencën e Spitalit te Elbasanit mësuam nga mjeku R.K. se, “po të shikosh regjistrat do të dallosh emra që detyrimisht ne duhet t’i regjistrojmë sepse shkojmë në burg, të moshave nga 14 deri 17 vjeç, të cilët vijnë me urgjencë tek ne pasi marrin lloj-lloj drogash te pista apo kruejnë marifete të tjera duke rrezikuar shëndetin, kjo ka ndodhur dhe ndodh çdo natë tek ne”. Sipas burimeve nga drejtoria “Spitali Rajonal i Elbasanit aktualisht nuk ka një pavion të posaçëm ku të trajtohen drogmenët, dhe shpesh ata që vijnë në gjendje kome nisen drejt Tiranës, mbetet shumë e nevojshme të ngrihet një sektor i trajtimit të personave të droguar, pasi tek ne trajtohen sipas kushteve dhe mundësive tona, duke u bërë serume, qetësues etj”.  Ndërkohë statistikat policore e rendisin Elbasanin tek qytetet me probleme të mprehta sociale, duke mos lënë pas drogmenët. Sipas tyre, “mbi 1500 të rinj (meshkuj shumica) sot drogohen apo njihen si tregetarë të drogave në periferitë dhe skutat e errëta te qytetit, si ish-vendstrehime, vagona trenash te braktisur, automjete te braktisura etj. Por policia dhe sektori Antidrogë në Drejtorine e Policisë mbetet akoma i pafuqishëm për t’i bërë “zap” drogmenët. Mbi 22 perqind e tyre sot janë autorë të krimeve të tilla si vjedhje, grabitje, plagosje madje edhe vrasje. Dhe kjo situatë e rënduar ka ardhur si pasojë e tolerimit që u është bërë atyre qysh në bangat e gjimnazeve, duke “trashur” vit pas viti vesin i cili sot i ka katandisur ata në qenie të shpërfytyruara dhe tepër të rrezikshëm për shoqerinë. Drejtoria Arsimore nga ana e saj, mbetet neglizhente dhe e paaftë por që gjithsesi ka kerkuar vazhdimisht  kryesisht në shkollat e mesme, praninë e policisë civile dhe agjenteve te Antidrogës, por deri sot kjo ka qenë gati e pamundur, duke e lënë fenomenin dhe drogat vrastare të konturohen si fenomeni më i rrezikshëm tek të rinjtë elbasanas.   

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.