Gazeta “Ku Vemi?”1924.Prof.Asc.Dr. Kujtim Bevapi Elbasani historikisht është dalluar si një qytet me tradita atdhetare,patriotike,arsimore,e kulturore. Në mënyrë të vecantë harkun kohor 1920-1924 shënon një ngritje të mëtejshëm të luftës për një shoqëri demokratike,për ti dhënë jetë idealëve të demokracisë,pluralizmit politik,në luftë me mbeurinat e fedualizmit,për të afirmuar të renë,mendimin e lir përparimtar e progresiv.Lëvizja demokratike, është spikatur në Elbasanin e atyre vitëve (1920-1924).Refleks I kësaj lëvizje është shtypi I botuar në këtë kohë,gazeta: “Shkumbini”,”Ura e Shkumbinit”,”Ku Vemi?dhe Elbasani.Gazeta “Ku Vemi” dhe drejtuesi I sajë Salih Çeka luajtën një rol parësor dhe u shquan në luftën që bënë për dëmokratizimin e jetës në shoqërin Shqiptare të kohës për forcimin, konsilidimin,modernizimin e shtetit shqiptare,si dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të kombit tonë.Sali Çeka nga Filiati I Camërisë ka hyrë në hitorinë e popullit shqiptarë si patriot e atdhetar,demokrat e ndricimtar.Si gazet ajo filloi të dalë në janar të vitit 1924 dhe vijoi deri në mesin e muajit Tetor të këtij viti.Drejtimet kryesore të pasqyrimit të problematikës sajë mbështeteshin në disa shtylla themelore si: a) në bashkimin kombëtardhe ruajtjen e pavarsisë së e ekonomike e shoqërore,d) problemetë arsimit dhe vecanërisht të laicizmit të shkollës shqipe.Vetë titulli që mbante ajo “Ku Vemi?” vlersimi e ngjarjëve të jetës aktuale të vendit,ku përmes analizave synonte të ndriconte prespektivën për të ardhmen e shqipërisë.Në kryeartikullin e numrit të parë të saj,gjendjen e vendit,do ta karekterizonte me një …”nervozitetin politik,intrigën,dëshirën,e interesit vetjak,kolltukun,ambicjen,zënkat me njeri tjetrin,harrimin e interesit të përgjithshëm,paaftësin,ligjet e cala krizat…asnjë solidaritet të përbashkët,asnjë masë shptimi për këtë popull”Antarët e parlamentit,sipas gazetës,duhet të ishin ata që do të hartonin e përbënin programin,kjo do të shpinte në prerjen e rrugës së politikës personale,dhe për tia arritur kësaj rekomandoheshin sit ë ngutshme një varg masash që shtriheshin si në planin e jashtëm, ashtu edhe në atë të mbrëndshëm,si në fushën politike,ashtu edhe në ekonomike.Duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve në vendin tonë “Ku Vemi?” godet tendecat dhe etjen për pushtet të partive politike të kohës,demaskon veprimtarin e tyre.Në artikullin të saj me 12 shkurt 1924 ndër të tjera thekson “…..Ata njerëz,ato parti që vënë përpara presionin e jo garimin,ato grupe që kanë nevojë për kujdestar fuqiplotë e jo nevojë të lidhemi së mbërthyeri në parime,kanë përgaditur rrezikun e vehtes tyre,kanë fikun popujt,dhe kanë rrezikuar shtetet e tyre”në artikujt e saj,ajo shpreh mendimin se qeveria duhet të inkurajoj krijimin e partive,ndërsa partitë nga ana e tyre,nëpërmjëet kritikave të programëve të njëra tjetrës,duhet të luftonin për të udhëhequr me urtësi fatet e popullit dhe të atdheut.Në faqet e gazetës trajtohen dhe zënë një vend të rëndësishëm dhe problemet shoqërore në mënyrë të vecantë lufta për emancipimin e gruas Shqiptare.,duke e konsideruar atë forcë,të madhe me energji të pashoqë,clirimi I së cilës nga viegat e rënda,do të sillte dobi për përparimin e atdheut.Dëshmi e këtyre përpjekëve të vashdueshme është lufta për arsimin e gruas,kundër zakonëve mesjetare që ndrydhnin e poshtëroni personalitetin dhe botën e saj shpirtërore.Lufta për shkollën kombëtare shqiptare pas shpalljes së pavarsisë e deri në vitin 1920,pati një rrugë me batica e zbatica prandaj luftëtrëve të shkollës kombëtare iu desh të luftonin me traditën dhe sistemet e shkollave të huaja.Në këto rafshe gazeta”Ku Vemi?” në artikuj e botuar për një përmbysje të sistemit shkollor ekzistues dhe për vendosjen e një sistemi të ri demokratik e shkollës shqipe.qëllimi kryesor ishte edukimi në radhë të parë I shqiptarëve .Në këtë sistem të ri,gazeta I jepte prioritet jo vetëm arimit falas por rëndësi të vecantë I jepte edukatës qytetare në disa drejtime,që problemi I demokratizimit të arsimit të vendosej në baza të sigurta,gazeta sugjeronte hartimin e ligjëve të vecanta të posacëm për krijimin e një sistemi të tillë arsimor që reflekton dhe pasqyron idetë më përparimtare të kohës.Në këtë hark kohor 1920-1924”Ku Vemi?” u bë një luftëtare e denjë për shkollën laike shqipe dhe dha një kontribut me vlerë.Gazeta”Ku Vemi?” për materialin që paraqit,mënyrën si e trajton,të krijon bindjen e qarte,se kemi të bëjmë me një shtyp me kahje e drejtimtë qartë demokratik e përparimtar,për të pasqyruar mendimet e shqetësimet e kohës,përdor disa lloj shkrimesh të stilit gazetaresk me artikuj problematic,komentues,propagantues,të ndarë në disa rubrika “lajmet e vendit,nëpër faqet e shtypit shqiptar,lajme të jashtme,këshillime për popullin, Interesan ishin rubrikat satirike “sqimet e plakes”ashtu edhe simotrat e saj me rubrikat saterike”tregëzat e mullirit”e gazetes Shkumbinit, “Andrra e përralla”gazeta ura e shkumbinit “Dybeku”gazeta e Elbasanit Rubrika Saterike “Sqimet e plakës”është një simbolike e mencurisë,bazuar në një eksperiencën popullore ku shkrimet përmes ironisë,alegoris,që shkon deri në sarkazëm fshikullojnë plagët e shoqërisë, qeveritë dhe pushtetarët esaj abuzivë në kurriz të popullit.Gazeta”Ku Vemi?” u botua dhe filloi jetën e saj në një moment kritik,në janar 1924,fill mbas fushatës së zgjedhjeve të dhjetorit 1923,kur opozita nuk fitoi shumicën e votave,në saj të makinacionit electoral të qeverisë dhe abuzimëve në ligjin e zgjedhjeve.Mbas zgjedhjeve në vijën e parrë të zjarrit qëndronte gazeta “Ku Vemi” dhe drejtuesi I saj Sali Çeka,me një luftë pa kompromis kundër abuzimëve me pushtetin me pushtetin,paaftësisë injorancës për demokratizimin e jetës së vendit,arsimit,clirimit t personalitetit të njeriut,kundër forcave regressive e konservatore,kjo është arsyeja,që shpjegon faktin e mbylljes dy herë të saj,duke I ndërprerë botimin.Më 19 Tetor 1924 gazeta “Ku Vemi?” ndërpreu përfundimisht botimin e sajë dhe nuk doli më.Në historin e shtypit dhe publicistikës shqiptare,ajo do të mbetet si tribunë e mendimit përparimtar të kohës,e guximshme dhe me kontribut në lëvizjen demokratike të atyre vitëve
Shkruaj një koment