Kryebashkiaku i Elbasanit vlerëson kryeministrin për mbështetjenIntervistë me Qazim Sejdinin, kryetar i bashkisë Elbasan.
Prania e kryeministrit shqiptar Sali Berisha në Elbasan më 14 mars, në Ditën e Verës dhe shoqërimi i tij nga kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe deputeti i PD Aurel Bylykbashi, ishte një mesazh jo vetëm për qytetarët elbasanas, por edhe për vetë kryetarin e bashkisë, pasi Berisha rikthehet në Elbasan pas tre vjetësh. Ishte ky shkaku dhe shumë zhvillime në këtë qytet, që na çoi tek intervista me nr 1 të bashkisë. Aprovimi i buxhetit 2008 ka pasur një mbështetje financiare edhe nga qeveria shqiptare.Duke pasur parsysh këtë buxhet ambicioz, rreth 385 milion janë investime që do të përdoren kryesisht në kërkesat që kanë patur qytetarët në buxhetimin me pjesëmarrje, që tashmë është një traditë e krijuar në vitin 2006 në bashkinë e Elbasanit, por me një vëçanti që për vitin 2007 ky buxhetim me pjesëmarrje u bë në të 21 lagjet e qytetit duke marrë mendimin e qytetarëve dhe duke u votuar dhe duke nxjerrë prioritetet që tashmë janë mishëruar në këtë buxhet të këtij viti. Ne kemi filluar punë dhe brënda 60 ditëve fillojnë investimet.”
Në lidhje me pyetjen se ç’po bëhet me planin rregullues të qytetit, kryetari i bashkisë Qazim Sejdini shtron mendimin e tij se “është një plan i miratuar nga bashkia e Elbasanit në vitin 2006. Ajo është një busull orientuese që ne e kemi tashmë në program të punës sonë dhe kemi filluar implementimin e këtij projekti që fillon nga infrastuktura dhe duke vazhduar dhe me probleme të tjera që ngrihen. Për këtë bashkia ka nxjerrë edhe gazetën e saj zyrtare për të informuar qytetarët dhe më 1 prill qytetetarët do të kenë buletinin ku do të jenë të pasqyruara të gjitha të dhënat e qytetit të Elbasanit me të gjithë punët në sektorët e bashkisë.”
A do të ketë përplasje midis këtij projekti për zhvillimin e qytetit me ligjin e ri për urbanistikën, veçanërisht në ndërtimin e pallateve, ishte pyetja në vazhdim, për të cilën kryebashkiaku Sejdini shtoi se “nuk na shqetëson fare ky problem. Ne na shqetëson një problem tepër madhor. Në vitin 2005 është miratuar projekti i qendrës së qytetit dhe për 3 vjet nuk është bërë asnjë investim në këtë qendër për shkak se plani rregullus i qendrës bie ndesh me interesat e qytetarëve elbasanas. Për rrjedhojë bie ndesh edhe me vetë investitorët. Në mbledhjen e KRRT të muajit dhjetor 2007 duke parë interesat e qytetit të Elbasanit dhe të investitorëve elbasanas ne kemi dërguar pranë KRRTRSH ndryshimet në projekt, që nuk janë ndryshime thelbaësore, por janë risistemime, duke i dhënë mundësi të gjithë pronarëve dhe invsestitorëve që të kenë mundësi të ndërtojnë. Gjithashtu unë kam të gatëshëm planin rregullues të të gjithë qytetit i cili tashmë është në përfundim se në fund të mandatit të zotit Turku nuk arriti të miratohej tërësisht, por detyrat që janë lënë nga këshilli bashkiak dhe puna e bërë bashkë me Co–Planin për atë vit, ne jemi detyruar të reflektojmë në këtë plan. Njëkohësisht jemi duke marrë edhe asistencë teknike nga një studio Italiane për disa ndryshime që mendojmë, por të kemi parasysh diçka se mendimi ynë është që sa i shërben ky plan qytetarëve, sa i shërben kjo pronarëve dhe deri ku i shërben. Nëse do të ishte plan për plan do ta kishim çuar në KRRTRSH, por duhet të kemi parasysh që plani duhet të jetë edhe në interes të pronarëve, edhe në interes të qytetarëve, edhe në interes të investitorëve, por në parametra bashkohorë. Në planin urbanistik, një vlerë të rëndësishme ka ruajtja e traditës dhe vlerat historike”.
Po ajo që ka një rëndësi të veçantë në ndërtimin e pallateve shumkatëshe,ka të bëjë me shqetësimin për mungesën e parkingeve, për të cilën Sejdini u detyrua të pohoj se “problemi do të zgjidhet se që nga muaji maj që kanë filluar punë e deri më sot kemi dhënë 78 mijë metra katrorë leje ndërtimi duke patur një KRRT tepër aktive, ku i janë hapur dyert të gjithë investitorëve dhe duke mos penguar kërkënd, por duke ruajtur parmetrat. Kërkesa imediate janë dy, që çdo pallat të këtë parkingun e vet dhe të ketë vende për kalimin e invalidëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuar njëkohësisht duke ruajtur dhe arkitekturën e qytetit tonë panvarsisht dhe nga katet, pra duke ruajtur një planimetri harmonike zhvillimi. Njëkohësisht ne jemi duke punuar me insitutin e monumenteve të kulturës këshilli i së cilës ka qënë para disa ditësh në Elbasan për të bërë rivlersimin e objekteve të cilat ia vlejnë të mbahen, të ruhen dhe të trajtohen si monumente kulture. Ato që nuk vlejnë s’kanë pse të jenë më. Ne kemi rënë në një konsensus me to, ato janë duke e studiuar. Unë këto ditë pres vendimin e këshillit të Insitutit të Monumenteve të Kulturës bashkë me atë të ministrit të financave dhe ministrisë së kulturës”.
Bulevardi “Qemal Stafa”, veçanërisht pjesa përballë kalasë ka pasur një ristrukturim. Puna ka shkuar deri aty sa këtij bulevardi i mungojnë pllakat e shtrimit që, sipas prmtimit, duhet të ishin përfunduar para Ditës së Verës, por që nuk përfundoi. Për këtë kreu i bashkisë u shfaqësua duke thënë se “ka mbaruar si strukturë rruge, ka mbetur problemi i shtrimit të pllakave që do të jenë të njejta me ato që u vendosën fillimisht, por që për shkak të cilësis së dobët, ne nuk pranuam pllakat e prodhuara nga një firmë e Elbasanit. Pretendojmë që brënda 15 majit rruga të jetë e përfunduar. Pllakat që do të prodhohen dhe që do të prodhohen në Elbasan, do të jenë me një shtresë kuarci, duke i dhënë më shumë bukuri kësaj shëtitoreje. Problemi i dytë që ka shumë rëndësi është problemi i ndriçimit të brenshëm të kalasë, bëhet fjalë për ndriçimin e murit të kalasë nga poshtë. Në kontaktim me firmën që ka bërë ndriçimin e kalasë së San Marinos, kërkojmë t’i japim një ndriçim sa më të arritur natën. Shëtitorja ka një vlerë shumë të rëndësishme për qytetin, sepse është shumë e frekuentuëshme nga qytetarët me stolat që ka dhe me atë projekt të mrekullueshëm që është hartuar, ideuar dhe zbatuar nga drejtori i urbanistikës së bashkisë, arkitekti Gentian Tabaku”.
Ardhja e kryeministrit Berisha në Elbasan, ishte eveniment për qytetin. Por se çfarë aksesi i jep ai bashkisë, për këtë Sejdini deklaron se “ardhja e kryeministrit ishte një vlersim për bashkinë e Elbasanit, ishte njohja me punët konkrete që po bënë bashkia e Elbasanit, ishte njohja me ndryshimet që po bëhen në infrastukturë. Të gjitha këto u lidhën dhe me kërkesën imediate që ka qyteti i Elbasanit për një fushë plerash, që është një problem shumë i madh për këtë qytet dhe që është një nga objektivat e mia për ta zgjidhur sa më shpejt dhe them me kënaqësi që gjeta mbështetjen e kryeministrit, gjeta mbështetjen morale edhe materiale, sepse mori edhe ministria e turizmit dhe kulturës për trajtimin e monumenteve të kulturës. Unë mendoj që në vitin 2008 do të kemi gjëra të reja, do të kemi goxha investime jo vetëm në qendër, por edhe në periferi, kemi kanalizimet e ujrave të zeza do të kemi asfaltime të rrugëve, do të kemi ujin e pishëm, do të kemi gjëra me mjaft interes për qytetarët elbasanas. Një gjë duhet të kemi parasysh, ne jemi në punë non stop dhe kërkesa e llogarisë është tepër maksimale. Ditët që do të jenë me kohë të mirë do të jenë të përshtatëshme për asfaltim. Bashkia ka bërë inspektim të rrugëve të asfaltuara në 2007 dhe ju do të jeni prezent që tre nga këto rrugë do të ribëhen për shkak të mungesës së cilësisë”.