morali idhunuar i nje qyteti.Ku vemi?(Koment)
Morali i dhunuar i një qyteti. Ku vemi ? (Koment)Arben Borici
Elbasani nuk e meriton dhunën se nuk e ka dashur atë, ndaj dhe përqafoi librin dhe mësuesinë. Kështu e njohin qytetin 2000 e ca vjeçar që nga Skampini i lashtë e deri tek Elbasani i sotëm. Toleranca që ka shoqëruar qytetarinë e kryeqytetit të arsimit, është shpërdoruar herë pas here nga ata që e kanë konsideruar atë jo si virtyt, por si dobësi të vendasve. Shpesh përdoret fjala se tokën e butë të Elbasanit e kanë pluguar plugje primitivë dhe të këqinj, prandaj edhe prodhimet e saj në kohë të ndryshme kanë qenë hibride që nuk i suporton dot filozofia e jetesës së këtij qyteti.
Thuhet se Mbretëria solli vetëm një kapter që e la në këtë qytet, ku nuk doli asnjëherë asnjë problem, ndaj dhe thuhet se ai e bëri zap Elbasanin. Në fakt ishte e kundërta, qytetaria e ishte ajo që i la kapterit të kuptonte se nuk do të kishte punë këtu. Në këtë qytet lindën familjet e mëdha që i dhanë vendit drejtimet e një borgjezie të pasur dhe me figura që i bëjnë nder emrit të mirë të një qyteti, po aq sa Elbasani lindi akademikë dhe burra shteti që i dhanë nder dhe urtësi qytetit në mbarë kombin.
Thuhet se vetëm në Elbasan, diktatori komunist gjeti një lloj mbrojtje falë faktit që pushtuesit e dinin që ky qytet nuk e kishe për qef komunizmin, edhe pse investoi shumë për luftën me flori. Aq e vërtetë është kjo sa ka mbetur proverbial fjala se Xhafë Miraku, luftëtar i luftës së Spanjës, i cili dha shufra floriri duke pranuar mendimin e gabuar se do të hanin me lugë floriri pas Çlirimit, por fatkeqësisht hëngri plumbin sa edhe eshtrat nuk i dihen se ku i kanë rënë. Ishte ky një shpërdorim i besimit që fal qytetaria elbasanase. Regjimi diktatorial i stalinizimit model Enver e dhunoi inteligjencën e këtij qyteti, si idhullin e saj Lef Nosin, pa aq sa edhe borgjezin e ndershme të tij siç veproi edhe me Sulë Domin e famshëm dhe shumë e shumë të tjerë. Thonë se toka e Elbasanit është e shtruar me florinjtë e tregtarëve që dinin të punonin dhe të investonin më pas edhe në vepra publike, kryesisht shkolla siç njihen shkolla Ruzhdije (e vajzave) tashmë inekzistente dhe e mbetur vetëm në kujtesë, shkolla e Ali Agjahut, bibloteka e Qemal Bahollit, shkolla e Tebojës, biblioteka e Universitetit apo hamamët e civilizimit etj. Në fak xhahilët e komunizmit e dhunuan tolerancën dhe bujarinë e këtij qyteti të moralshëm që në kryqëzimin e historisë së tij qindravjeçare ka reflektuar vetëm kulturë dhe mirësi.
Kështu u veprua edhe në këto vite të fundit të tranzicionit, ku tolernaca e moralit elbasanas u dhunua nga mentaliteti fshataresk i mediokritetit të një shpure njerëzish që vetëm qytetarë të këtij qyteti nuk u bënë. Ata përdorën moralin e tyre të ulët me petk politik për të dhunuar vlerat e qytetarisë, siç mund të thuash, u hodh thërmija e limontozit në qumështin e bollshëm të qytetarisë, duke e thartuar atë. Kjo ishte dhuna e një realiteti të ri, por nuk përfundoka dot këtu.
Ashtu si edhe në këto 15 vjet të një ndryshimi të madh dhe të dëshirueshëm, nuk kanë reshtur dhunuesit e qytetarisë,një fenomen që ka mbërthyer institucionet kryesore drejtues.Dhuna në fjalë ka marrë trajtën e të ashtuquajturave projekteve në emër të qyteti, por me përfitime private. Për ti thënë ndal dhe për ti denoncuar del edhe gazeta “Ku Vemi” ne I bëjmë thirrje qytetarëve, se gazeta do të jetë një dritare për ata që I është mbyllur dera nga këta zyrtar mediokër,që qëllimin e tyre e kanë tek abuzimin me detyrën për përfitime vetjak, dhe jo tek e mira e përgjithshme e qytetarët të qytetit të tëj Ndoshta vetëm një kryeministër, edhe pse i duarve të pastra, nuk mund të bëhet gjithçka e të marrë më shumë mbi vete, se sa duhet t’i marrë ato qytetaria e Elbasanit për të ndalur dhunën ndaj moralit të një qyteti. Se në fund do të pyesim : Ku vemi ?