Skandal në urgjencën e Elbasan
Mjekët fshehin serumin dhe ilaçet, pacientët turren natën për ti blerë
Ajo që po ngjet në spitalin e Elbasani,dhe konkretisht edhe në repartin e Urgjencës, mund të quhet vërtetë një skandal. Pacientët në repartin i cili duhet të jetë më efikasi në shërbimin ndaj tyre, hasen me shumë vështirësi serioze për jetën, si mungesa e serumeve, dhe mjaft medikamenteve të tjera, të cilat duhet ti disponojë Urgjenca por që nga mjekët dhe infermieret u thuhet se “nuk kemi duhet ti blini vetë”. E njëjta gjë ndodh edhe në reparte të tjera si në Gjenekologjiku,Kirurgjia, apo edhe nw spitalin patologjik. Sipas një të afërmi të një pacienti “vetëm pak ditë më parë kur dërguam me teksikacion një të afërmin tonë në ora 23.30 në Urgjencën e Spitalit , jemi lodhur, munduar dhe rropatur aq shumë sa edhe vitit i zi i 1997 të ishte nuk do të kishte kaq mungesa atje, sa të na thuhej se “nuk kemi serum, nuk kemi këtë apo atë medikament”, duke na deklaruar se “ka mbaruar furnizimi ndaj shkoni e i blini tek farmacia”. Sipas qytetarëve që deklaruan për “ ku vemi” , nata me shi nuk i kishte ndaluar ata të turreshin në rrugët e Elbasani për të gjetur serumin dhe medikamentet e shkruara nga mjeku rojes, por ata ndjeheshin të indinjuar edhe nga sjellja e bluzave të bardha. Sipas tyre, “dikush prej tyre shikonte telenovela, dikush pinte kafe në dhomën e tij, por edhe telefoni, rrinte i hapur, megjithëse ne kishin afro 30 minuta që tentonim nga shtëpia të merrnim Urgjencën për të ardhur me mjetin e tyre”. Skandalet e Urgjencës së spitalit Elbasan, kanë disa muaj që janë bërë objekt i faqeve të gazetave dhe ekraneve të televizioneve, për mjekë dhe infermierë që marrin para në shkëmbim të shërbimit të detyruar ligjor dhe human ndaj pacientit. Por duket se situata e krijuar nuk e ka shqetësuar drejtorinë e spitalit e cila situatën e quan “normale dhe të rehabilitueshme me kohë”. Si mund të quhet normale situata kur korrupsioni dhe veprimet e tjera antiligjore kanë kohë që bëhen hapur në repartet e spitalit rajonal të Elbasanit, si ka mundësi që Bordi i Spitalit të mos marrë asnjë masë ndaj mjekeve të denoncuar, ndaj punonjësve të Urgjencës, Gjenekologjisë apo edhe Infektivit, që janë denoncuar nga qytetarët dhe pacientët për mitmarrje? Sipas burimeve nga mjekë dhe zyrtarë të Drejtorisë së Spitalit Elbasan, mësohet se gjithçka është kthyer në monopol të një grupi njerëzish të cilët drejtojnë me paaftësi sot këtë institucion. Prej disa muajsh ky spital është kthyer në vatër korrupsioni, ku pacientët dhe të afërmit e tyre i merr frika të shkojnë atje edhe kur intoksikohen nga ndonjë ushqim, apo diçka tjeter. Korupsioni në bluzat e bardha në këtë spital është ulur këmbëkryq dhe askush nga drejtuesit e tij nuk ka kurajon dhe guximin ti ndalë elementët e tillë, duke deklaruar me veprimet e tyre bashkëpunimin me ata. Mësohet se mjaft ankesa kanë mbërritur nga qytetarët e Elbasanit edhe tek zyra e ministrit të Shëndetsisë Nard Ndoka, dhe ndoshta i takon pikërisht atij të ndërhyjë me atributin e titullarit të atij dikasteri të vendosë dinjitetin dhe zbatimin e ligjit mbi shkelësit e tij. Reforma duhet të nisë pikërisht nga të korruptuarit dhe të paaftët që drejtojnë sot ambulancat dhe spitalet tona.
Gazeta ku vemi?