arsimi elbasan problemet zgjidhen me perkushtim
Drejtori i arsimit, “Problemet zgjidhen me përkushtim dhe punë sistematike”
“Përvoja ime e gjatë në arsim më jep shumë detyrime dhe obligime në cilësinë e drejtorit të arsimit në Elbasan”, - janë fjalët e para të kreut të arsimit Kujtim Mema, i komanduar në këtë post pas largimit të drejtorit Fatos Bajraktari. Duke qenë një mësues i njohur dhe që me përgjegjshmëri ka punuar në shumë vende pune deri në inspektor i trajnimeve në Drejtorinë Arsimore, shefi i ri i arsimit e ka të lehtë të përgjigjet një gazetari, por përpara punëve që ka, ai flet jo shumë, por matet për të thënë problematikat që ka ky sektor në një prej qyteteve që njihet për mësimdhënien. Me fjalët se “punën e shikoj si një detyrim dhe isha i gatçëm që të merrja këtë përgjegjësi”, - drejtori Mema shton se “Elbasani ka edhe problematika, se është një qytet që ka universitet dhe që prodhon pambraimisht mësues të lëndëve të ndryshme që nga cikli i ulët e deri të tjerë, ndaj dhe ëshgtë problem sistemimi i njerëzve në punë. Ndeshem me rradhë të gjata qytetarësh që kanë mbaruar një degë mësuesie dhe kërkojnë punë”. Ndërkohë që drejtori shprehet se “kemi sistemuar edhe mësues sipas kërkesave që ka Drejtoria Arsimore dhe jemi duke rregulluar edhe profilet e mësuesve, që të mos ketë anomalira. Sistemimi në punë mbetet i hapur dhe disa kërkesa urgjente që janë mësuese femra me probleme familjare do ët kenë përparësi”.
Në një qytet ku arsimi ka qenë një privilegj i qytetarisë së Elbasanit, edhe reforma në arsim ka vështirësitë e veta dhe përballjen me mendësi që nuk i përshtaten situatave, ndaj dhe për implementimin e saj, drejtori i arsimit Kujtim Mema shprehet se “ajo po vazhdon gradualisht dhe me faza, siç kemi edhe udhëzimet nga Ministria. Dua të them se nuk është e lehtë të heqësh njeri nga puna”. Por ajo që mbetet një nga problemet që ka shumë rëndësi në arsim është cilësia e mësimdhënies në këtë drejtim stafi i Drejtorisë Arsimore ka përgatitur në vazhdim edhe një sërë kontrollesh që do të kenë pikësynim cilësinë e mësimdhënies dhe të nivelit të nxënësve dhe mësuesve të tyre. Por për këtë Drejtori Arsimore mbetet si një sfidë problemi i kurseve private që vazhdojnë të bëjnë shumë mësues, veçanëreisht të shkollave të mesme me nxënësit e tyre që kanë në mësim.Por është për të thënë se deri më sot nuk është marrë asnjë masë ndaj mësuesve të pabindur,nda1 rregullores asrimore. “Do të organizojmë disa testime me nxënësit, - detyrohet të shprehet Mema, duke shtuar se, - kërkohet një qëndrushmëri në marrëdhëniet e mësuesve me nxënësit dhe ato duhet të jenë korrekte, veçanërisht në shkollat e mesme. Pasi të identifikojmë raste abuzive në kundërshtim me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, do të marrim masa deri në largim të mësuesve nga arsimi”. Por një nga problemet e spikatura dhe delikate në këtë institucion mbetet rimbursimi i parave të librave të rreth 49 mijë nxënësve të Elbasanit. “Rimburësimi ishte një problem i mprehtë që shkaktoi edhe ndryshimet në drejtimin e institucionit të Drejtorisë Arsimore, - pohon Kujtim Mema në cilësinë e drejtorit të arsimit, duke shtuar se, - bashkë me stafin dhe degën e tatim taksave kemi arritur të sigurojmë një pjesë të të ardhurave për subvencionin e librave. Këtë punë do ta bëjmë hap pas hapi. Është një punë që e kemi marrë në dorë për ta realizuar”.Ajo që mbetet tashmë në këtë institucion janë edhe qëndrimet e kreut të arsimit ndaj stafit të punës së tij, për të cilën ai shprehet se “do të ketë lëvizje. Koha kërkon freskim të kapaciteteve në drejtimin e një institucioni si arsimi”.Duket se filozofia e drejtim,it të drejtorit të ri të arsimit në Elbasan shkon kah ndryshimetsipas konceptit të qeverisjes demokratike.
Hyqmet ZANE