elbasan nje njolle e zeze ne harten e varferise
Elbasani një njollë e zezë në hartën e varfërisëElbasani është zyrtarisht njollë e zezë në të ashtuquajturën Hartë e Varfërise në Shqipëri.Elbasani është qyteti me numurin më të madh të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike nga buxheti i shtetit.Janë3300 familje në ndihmë ekonomike,dhe1427 persona me aftësi të kufizuar që përfitojnë,pagese paaftësie,1612 invalide punës që përfitojnë gjithashtu ndihmë Ekonomike nga shteti, janë shifra vërtet sensibilizuese.Gadi 1/3 e familjeve zyrtarisht të varfëra në qytet janë familje me ngjyre,me etni egjiptiane dhe rome, të cilëve qeveria u ka premtuar jo pak.Në qytetin me 120 mijë banore, 22 mijë vetë dolën të papunë pas vitëve 1990, ndërkohe që vetëm 10% e tyre është sistemuar në punë. Rreth 32% e forcave të afta për punë janë të papunë. Shumë kanë punuar në sektorin kimi-metalurgji,sipas të dhënave të besueshme 16% e familjeve në Elbasan konsiderohen “shumë të varfër”, rreth 30 % konsiderohen të varfër, rreth 51% jo të varfër e 3% relativisht të begate.Sipas qëndrimit zyrtar të Bashkise, 45 % e familjeve elbasanase konsiderohen “nën mesatare”, 47 % në “nivel mesatar”, 8% “mbi nivelin mesatar”.Varfëria në qytet ulet duke ulur papunësinë, ndërsa papunësia ulet duke krijuar në radhe të parë kushte për vetëpunësim. Ajo nuk ulet as duke premtuar kopshte industriale e as duke ndërtuar grataciela shume prej të cilave me financime të dyshimta.Siç nuk kuptojmë pse paret e taksa paguesëve elbasanas shkojnë për ato investime që iu është dhënë një herë fondi.Ato gabime që janë vërejtur edhe më përpara në drejtimine bashkisë po i vërejmë edhe sot ku Bashkia është e detyruar të hedhë hedh paratë në të njëjtat rruge, që janë riparuar para disa vjetësh.Ato para shumë më mirë do të ishin përdorur në inetres të komunitetit,se sa të korigjohen gabimet e specialistëve të urbanistikës që merren me projektet e rrugëve që nuk saktësojnë në projekt që kjo rrugë do edhe kanalizime për ujrate zeza apo të bardha,shtrirje kabllosh,por kjo gjë i inetreson atyre zyrtarëve që janë marrë dhe merren me tendera në bashkinë elbasanit.