Bilbilat dhe misri pa kokrra, e deputetit Çim Hysa

Bilbilat dhe misri pa kokrra, e deputetit Çim Hysa

Sa herë që do të ndodhë ndonjë gjë për të qeshur, menjëherë të shkon mendja tek bëmat e deputetëve të veçantë të Parlamentit Shqipëtar. Më tipiku i saj duket se është deputeti i Dumresë Çim Hysa. Nëse PS do të bëjë ndonjë gjë që është jo në etikën e deputetëve seriozë, e ka gjetur njeriun e përshtatshëm. Ai është deputeti Çim Hysa. Bilbilat dhe së fundi misri pa kokrra i kanë shkuar për shtat si një kostum këtij deputeti që është bilbil nga mendja dhe si kalli pa kokrra që veç këto lloj punësh di të bëjë, se të tjerat ia kanë pirë lëngun. Në fakt të vjen keq, por është e vërtetë që edhe nga ana e socialistëve ka deputetë, kanë depërtuar dhe gjenden në Parlamentë të tillë deputetë që kanë ardhur në këtë tempull të politikës përmes mashtrimit dhe gënjeshtrave, që ka harruar se përse është në Parlament. Edhe kamerat televizive gjithnjë e kanë fokusuar Çim Hysën sa herë që i bie bilbilave dhe së fundi edhe me kallinjtë pa kokrra të misrit. Nëse vërtet edhe tek PS ka deputetë me të vërtetë seriozë dhe që dinë të mbajnë fjalët e tyre dhe që kanë mendime të mira, çuditërisht mes tyre kanë futur edhe tipa si Çimi. Sa do të dëshironin zgjedhësit e Dumresë që të dëgjonin një herë deputetin e tyre të renditur mes deputetëve që u ka lezet fjala dhe të mbajë një herë premtimet e bëra në kohë fushate. Është për t’u çuditur, por këto janë edhe paradokset e këtij Parlamenti, që se si një nga deputetët shqiptarë si ky tip bilbil dhe misër pa kokrra ka një vjetërsi rekord vitesh në këtë parlament dhe që vjen pas Berishës dhe ndonjë deputeti tjetër si Namik Dokle që janë ndër më të vjetërit. Fatkeqësi, pro është fakt dhe për këtë është gjendur me vend që ky deputet që se ka thënë ndonjëherë fjalën në emër të zgjedhësve, të jetë gjithnjë me bilbil në gojë dhe me të gjejë kallinj misri pa kokrra vetëm e vetëm që të bëj show, se tjetër gjë nuk i ka mbetur. Mjerë ky popull se në çfarë duarsh ka rënë. Le ta zgjedhin edhe një herë belshakët Çim Hysën se ai ka për tu bjerë jo më bilbilave dhe do të marrë jo vetëm kallinj misëri, por do të dalë fare lakuriq siç ka dalë lakuriq në punët që ka premtuar..    

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.