Fushstuden, bukuri dhe resurse natyrore të pashfrytëzuara

Fushstuden, bukuri dhe resurse natyrore të pashfrytëzuara

 Arben Boriçi

Reportazh

 

Dikur nga zonat më të populluara të trevës lindore të vendit, pakkush e mendonte se Stebleva me fshatrat e saj do të rrudhej në më pak se 2 mijë banorë gjatë viteve të vështira të tranzicionit, ndërkohë që vitet e fundit, ka filluar rikthimi masiv i të ikurve në vendlindje, tashmë për investime. “

Veçanërisht këto 3-4 vitet e fundit, numri i të rikthyerve në vendlindje është rritur ndjeshëm. Kështu në Steblevë, Borovë, Sebisht, Zabzun, Fushë-Studën, Llangë, Moglicë, shumë ish-banorë kanë ardhur dhe kanë bërë investime në blegtori, frutikulturë, bujqësi e në fushën e turizmit.

Banorët  që këtë vit e në vazhdim, për shkak të nisjes së një investimi të rëndësishëm, ndërtimi i segmentit të rrugës nacionale Librazhd- Fushë Studën dhe hapjes së pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë, në Steblevë, fluksi i të ardhurve në vendlindje të shtohet ndjeshëm.

Është një perlë e rrallë zona e Stëblevës  me sipërfaqe të mëdha pyjore të ruajtura si askund, me lëndina e gjelbërim të pamatë, burime të shumta ujore, me resurse të virgjëra për investime në turizëm, me një vendim të Qeverisë Shqiptare Stebleva në  muajin Maj të këtijë viti u kthye  në një Park Kombëtar e pikë turistike për vizitorë e pushues të shumtë.

Braktisja

Dikur, kjo komunë që ndodhet në vijën kufitare me Maqedoninë dhe 25 km larg nga qendra më e afërt urbane, Librazhdi, na tregojnë se para vitit 1990 ka patur mbi 900 shtëpi, me mbi 4500 banorë. Historikisht ka qenë në kufijtë administrativë të Dibrës, por për shkak të afërsisë, zgjidhjes së problemeve jetike (spitale), shkollim në Librazhd, me vendim të veçantë të qeverisë, iu bashkëngjit rrethit të Librazhdit, para më shumë se 2 dekada. Steblevasit, ashtu si gjithë Golloborda, janë të njohur historikisht si mjeshtra ndërtimi.

 Por viti 1990, me ndryshimin e sistemeve politike, mungesën totale të investimeve, mungesën e ndërlidhjes e komunikacionit, bëri që kjo trevë të përballet me mundësitë minimale për mbijetesë.  Nisi ikja nga sytë këmbët drejt emigrimit, por kryesisht në Tiranë, Durrës e Elbasan.

Edhe pse dëshira e mirë dhe përpjekjet për shtimin e blegtorisë ekzistojnë tek banorët, largësia nga tregu, rruga e dëmtuar deri në qytet, bën që kostoja të jetë e lartë dhe humbjet e blegtorëve gjithashtu. Qumështi i blegtorëve steblevas, për shkaqet e mësipërme nuk mund të dalë në treg, ndërkohë që produktet e tij, si djathi, gjiza e misi, mbeten burimet e të ardhurave të pakta të tyre.

Liqeni i Fushë Studnës, gjelbërimi i pamatë, pyjet e Kallkanit, liqenet malore të Draganit, janë dhuratë e mrekullueshme e natyrës për turizëm, por infrastruktura e rënduar bëjnë që këto resurse të jenë të “fjetura”. Mësojmë se mungon një shërbim i kompletuar social, ndonëse disa lokale e njësi shërbimi, kryesisht në Fushë-Studën, janë në aktivitet. “Më shumë ata janë në shërbim të banorëve vendas dhe të pasagjerëve të linjave Librazhd-Bulqizë. Vitin e kaluar, në përpjekje për ngritjen e një fshati të vogël turistik, nisi ndërtimi i 6 vilave të para, ndërkohë që na thanë se është dhe një plan tjetër i sapomiratuar për turizmin që pritet të nisë nga investimi. Por atë që nuk e “njohin” apo nuk kanë mundësi ta shfrytëzojnë vendasit, turizmin, prej vitesh e kanë “zbuluar” një grup turistësh amerikanë. Vendasit na treguan se 20 prej tyre, prej 10 vjetësh, vijnë e kalojnë nga një muaj pushime këtu.

Ngrenë çadrat, gatuajnë vetë, e ndonëse u mungon dhe energjia elektrike, shfrytëzojnë klimën malore dhe bukuritë e këtij vendi. Sipas  Xhevit Boricit Kryetar I Komunës thotë se:e ka disa projekte për investime në këtë fushë, deri dhe ndërtimi i dy pistave për sport dimëror (ski) por “thembra e Akilit” vazhdon të jetë komunikacioni i vështirë me qendrën më të afërt urbane.

Ndonëse përgjithësisht të harruar nga shteti, larg shërbimit të kualifikuar shëndetësor pervec nje mjeku qe  vjen   disa here ne javei cili vjen nga Librazhdi. Ka nisur vetem  1 km rrugë nga librazhdi deri ne  fshatin Togëz dhe  24 km të tjera janë  të shkatërruara  dhe  automjetet e kanë tepër të vështirë për të udhatuar,saqë shofetar dhe  njerëzit që udhëtojnë  thonë që është tmerrr.

 

Flora dhe Fauna

Banorët në protesta për mbrojtjen e pyjeve

 

 

 

Para dy vjetësh, disa firma pirate nisën shfrytëzimin pa kriter të masiveve pyjore të Steblevës. Automjete të shumtë, ngarkonin lëndë drusore ahu, pishe e bredhi dhe i nisnin drejt kombinateve në Elbasan, Dibër, Tiranë e deri në Vlorë. Banorët vendas të Steblevës, qindra të tjerë të ardhur nga Tirana e qytete të tjera të vendit, përballë heshtjes dhe interesave të pushtetarëve, Policisë Pyjore dhe asaj të Rendit në piraterinë pyjore, zgjodhën rrugën e protestave. Për dy javë rresht, ata bllokuan rrugën nacionale Librazhd-Dibër duke mos lejuar asnjë automjet me lëndë drusore, ndërkohë që bllokuan gjithashtu dhe lëndën drusore të prerë pa lejë në parcela për të mos u evaduar drejt kombinateve. “Falë këmbënguljes së vetë komunitetit, u arrit që kjo pasuri pyjore, burimi kryesor i jetesës për breza të tërë në Gollobordë, të ruhet”- na thotë inxhinieri i pyjeve, Trifon Cfarku. Sipas tij, janë 9245 hektarë pyje, 80% e së cilës ahishte, që është ndër më të mbrojturat, duke bindur Bankën Botërore e donatorë të tjerë që të financojnë projekte në këtë drejtim  gjatë 4 viteve të fundit janë zbatuar disa projekte në mbarështimin dhe ruajtjen e sipërfaqeve pyjore, me një vlerë të përgjithshme prej 20 milion lekësh të reja. Por me gjithë përpjekjet në këtë drejtim, na tregojnë se parcela pyjore të qëndrueshme në zonën kufitare me Klenjën, Raduçin (Dibër) e Okshtunin, Prodanin (Bulqizë) ende janë objekt i masakrës nga piratë të lëndës drusore. “Kjo zonë është e pasur dhe me bimë medicinale, si dëllinja e zezë, me një pasuri 30 ton në vit, dëllinja e kuqe, 20 ton në vit, trëndafili i egër, lulja e murrizit, lulja e shtogut, etj., që janë një burim i mirë të ardhurash për banorët”,- pohon ing.Cfarku. Por për shkak të mungesës së një pike të afërt grumbullimi, shitja e tyre nga fshatarët kalon 2-3 duar, e fitimet për ta janë minimale. Ndërsa kafshët e egra, (mes tyre dhe të rralla) si lepuri, kaprolli, derri i egër, etj., për shkak të mungesës së zbatimit të ligjit, vazhdojnë të jenë pre e gjuetisë ilegale. Pyjet e virgjëra të zonës, përkatësisht masivi Studën- Kallkan-Jabllanicë- Kodra e Borovës- Dragan, shtrirë në dy anët e kufirit shtetëror, vitin që shkoi, siç na konfirmuan specialistët, janë përcaktuar si zonë e mbrojtur nën përkujdesjen e Bankës Botërore, çka pritet të shtojë më tej mundësitë e investimit në këtë pasuri kombëtare.

 

 

 

Infrastruktura

Rilindja e kësaj zone të largët kufitare, lidhet me ndërtimin e aksit të rrugës nacionale, përkatësisht e segmentit prej 25 km Librazhd-Steblevë .ishte me një financim prej 470 milionë lekësh të Buxhetit të Shtetit, përfundoi në qershorr 2008 dhe janë shtruar  1 km e para nga Librazhdi në Togës. Por  sipas  Lefterit  një shofer I cili bën cdo dite rrugën Elbasan –Trebisht  thot për gazetën “Ku vemi” se është një tmerr të udhëtosh nga Togëzi deri në  Stëbleve sepse  nuk është vënë dorë fare dhe se po ecet shumë ngadale  dhe mire që po  punohet në këtë aks,por përse të mos mirëmbahet   pjesa tjetër e rrugës prej  24 kilometrash.

 

 

 

 Era Cela

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.