Bashkia ia heq ndihmën ekonomike, dhe pastaj i ngre në protesta
Kryebashkiaku Cerrikut falë paaftësisë së vet, provokon protestë të paligjshme
Përtej një të vërtete
Trajtimi i problemit të protestës të familjarëve me nevoja ekonomike,i inicuar nga kreu i Bashkisë Cerrikut, ka përballë faktin dhe realitetin që konstatohet ligjërisht dhe që pranohet edhe nga zyra e vetë bashkisë Cerrik, kemi të bëjmë me një prapaskenë që kurdiset nga vetë kryebashkiaku i Cerrikut Arben Ruçi, i cili paaftësinë e tij për të mënaxhuar bashkinë e Cerrikut, kërkon ta motivojë me veprime të tilla antiligjore duke ngritur në të ashtuqajtura protesta të njerëzve që kanë apo nuk kanë fare lidhje me ndihmën ekonomike. Nga një vëzhgim i pjesëmarrësve, një pjesë e tyre janë militantë dhe njerëz që i shërbejnë bindjeve politike të së majtës. Edhe pse vetë kryebashkiaku e di se ka të bëjë me një veprim të paligjshëm, ai përsëri vazhdon të bëjë akte provokuese me protesta antiligjore që nuk kanë asnjë bazë. Në kohë kur nga ana e qeverisë kërkohet që të jepet 100 përqind ndihma ekonomike familjeve që e përfitojnë atë, kryebashkiaku kërkon të bëhet “i mirë” me një pjesë qytetarësh të tjerë që më shumë janë militantë që ata kërkojnë t’u përgjysmojnë ndihmën ekonomike për ta shpërndarë rreth 500 familjeve. Këtë fakt e di edhe vetë shefi i financës që ka qenë i interesuar dhe që e ka pranuar në drjtorinë rajonale se 209 familjet nuk plotësojnë kriteret ligjore.
Fakti dhe realiteti
Sipas një informacioni nga drejtoresha rajonale Alda Biçoku “këto verifikime u janë bërë të gjitha dosjeve që ka pasur bashkia Cerrik për trajtim të familjeve me ndihmë ekonomike dhe rezultoi se 209 prej këtyre familjeve nuk plotësojnë ligjërisht kriteret. Për këtë gjë kemi diskutuar dhe kemi rënë dakort edhe me zyrën ekonomike të bashkisë, edhe me shefin e financës të bashkisë ndërsa kryebashkiaku nuk ka pranuar të bisedojë me ne dhe ata kanë pranuar këtë fakt që 209 familje do të largohen nga skema e ndihmës ekonomike. Edhe kontrolli i drejtorisë së pëgjithshme të shërbimit social e konstatoi një fakt të tillë dhe u kërkua largimi i këtyre 209 familjeve”.
Si përfundim
Cërriku është një nga qytetet më të varfëra të Shqipërisë ku një pjesë e madhe e familjeve jetojnë në kufinjtë e varfërisë së skajshme. Realiteti i jetës së këtyre familjeve është me të vërtetë i hidhur përderisa Cërriku në raport me numrin e popullsisë ka shifrën më të lartë të papunësisë dhe nivelin më të lartë të varfërisë. Deputeti i kësaj zone Namik Dokle jo vetëm që e ka harruar fare faktin që ka marrë mandatin e deputetit nga ky qytet, por as që ka bërë ndonjë përpjekje që të interesohet ndonjëherë për gjendjen e banorëve të këtij qyteti. Fakti që sot protestohet për ndihmën ekonomike, kjo është edhe një kujtesë për 8 vitet e shkuara nën qeverisje socialiste, kur nga ky qytet kanë dale deputet dhe Presindet Rexhep Meidani, kanë marrë votat kryebashkiakët Kastriot belshi 7 vjet dhe tashmë Arben Ruçi një vit e gjysmë. Tallja me këtë qytet nga socialistët që e përdorën atë si mish për top më 1997 dhe që sot kanë mbetur në mizerje, kryebashkiaku kërkoin t’ia faturojë zbatimit të ligjit nga qeveria e mazhorancës së djathtë.
Hyqmet ZANE