Ndryshimi i kreut të arsimit dhe çorganizimi i organizuar

Ndryshimi i kreut të arsimit dhe çorganizimi i organizuar

 

Është bërë fakt i kryer edhe ndryshimi i drejtorit të arsimit në Elbasan. Përfoljet e disa kohëshme për ndryshime në kryen e arsimit të Qarkut, kanë sjellë edhe Mimoza Matraxhiu në karrigen, ku për disa muaj ishte ulur Kujtim Mema. Ndërkohe që pritet të emërohet edhe shefi i kuadrit që do të zëvendësojë karrigen e Zamir Arapit, duhet thënë se është një nga lëvizjet më të pastudiuara për vetë kohën kur edhe u krye ky ndryshim. Kjo për faktin se një rrëmujë e madhe në formën e një çorganizimi të organizuar është bërë këto ditë të pragfillimit të shkollës në të gjitha llojet e memërimeve në emër të reformës. Nëse ka pasur një kohë që me kuadrin dhe arsimin në Elbasan të jetë vepruar kaq me nxitim në emërime dhe çemrime, kjo e tanishmja i ka vënë vulën të gjithave. Ata që e kanë pësuar nuk janë vetëm ata mësues që kanë lëvizur pa asnjë lloj kriteri, por janë nxënësit që do të duhet të çmësohet dhe të mësoren rishtaz me huqet e njerit dhe tjetrit mësues, ndërkohë që për cilësi të arsimit nuk mund të flitet më. Mbyllja e drejtoreshës së re të arsimit në zyrën e saj, është treguesi i një lloj përqëndrimi që ajo duhet të ketë dhe një përgjegjshmëri që do t’i duhet të reflektojë në një situatë kaotike që janë bërë veçanërisht me lëvizjet e kuadrit, sepse plagët e tjera që kanë përfshirë arsimin në Elbasan, do të duhet kohë për t’i riparuar. Me gjithë lukun dhe prezencën e saj, me gjthë aftësitë dhe predispozicioni, me gjithë profesionalizimin që zotëron dhe mbështetjen që do të ketë në këtë detyrë serioze dhe delikate njëkohësisht, drejtoreshës Matraxhiu do t’i duhet të përballojë edhe baltën që do të hidhet për ish drejtorin dhe shefin e kuadrit nga mësues që u janë prekur interesat apo nga ata që presin me vite për t’u emëruar dhe që kanë mbetur dyerve të godinës së arsimit të Qarkut.  Por ajo më e madhja është edhe përplasja që u janë bërë mësuesve të vjetër me të rinjtë, përplasja nga lëvizjet nga njera shkollë në tjetrën, nga gjimnazi në 9 vjeçare apo deri edhe në fillore në ndonjë rast, të cilat kanë rezultuar me probleme, me mungesë orësh dhe nuk është respektuar asnjë lloj vjetërsie në punë apo profesionalizimi. Abuzimi ka shkuar deri aty sa mësues që janë edhe në prag të pensionit janë larguar nga puna apo mësues me një stazh pune mbi 20 vjet janë larguar pa asnjë lloj motivimi dhe mbi të gjitha janë larguar edhe mësues që kanë edhe mbi supet e tyre një persekutim nga diktatura. Fenomeni që ka shkëlqyer më shumë ka qenë marrja në punë pa asnjë lloj vjetërsie në punë e aq më tepër në qytet janë futur drejt e në gjimnaze dhe shkolla të tjera të mesme si një e keqe që mbart me vete edhe një situatë paaftësie që reflektohet dendur në ambjentet shkollore, kjo edhe për vetë faktin se një pjesë e tyre të rinjëve kanë marë diploma në mënyra abuzive ose e thënë troç, duke i blerë këto diploma. Në të gjitha rastet ka vepruar mitmarrja që ka diktuar edhe pozicionin e njerit apo tjetrit mësues që është emëruar apo që ka lëvizur nga një vend në tjetrin.  Për drejtoreshën e re Mimoza Matraxhiu, do të duhet të bëhet një nikoqire e mirë në një shtëpi që e ka përfshirë mosbindja edhe ndaj ministrit të ri fatos beja, kur nga njera anë jepeshin udhëzime për mos të bërë lëvizje të pamatura dhe reforma të ishte e studiuar, pikërisht këto gjëra nuk u bënë. Ndoshta këto rëndojnë më tepër mbi shpatullat e drejtoreshës së re kur Elbasani është në kremtimin e 100 vjetorit të shkollës së parë shqipe “Naim Frashëri” dhe në vigjilje të 100 vjetorit të Normals së famshme, universitetit të parë shqiptar.

 

 

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.