Pushteti harron lagjen “Çamëria”
Pa ujë të pijshëm ,pa kanalizime pa një vend përkatës për hedhjen e mbeturinave
Në këtë gjëndje ndodhet lagja e njohur tashmë si lagja “Çamëria” në qytetin Elbasanit. Prej kohësh banorët e kësaj lagjeje, të populluar që në vitet e para pas mbarimit të Luftës II Botërore me ardhejne refuygjatëve nga Çamëria në këtë vend, sot e prej disa kohësh, ata vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në çezmet e çdo shtëpie. Jo vetëm që nga rubinetat e çezmeve rrjedh vetëm një curril i hollë uji në ditë, por edhe kjo pakicë uji vjen i turbullt, pasi tubacionet e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm janë çarë, duke u përzier me ujrat e zeza. Këtë fakt e shprehin vetë banorët e kësaj lagjeje. Tashmë këta banorë detyrohen të trokasin në dyert e shtëpive në lagje të tjera për të mbushur ujë, që për çudinë e të gjithëve, është i pastër dhe vjen me orare të përcaktuara. Por krahas shqetësimit të mungesës së ujit, banorët ankohen edhe për mungesën e kanalizimeve. Një banore pohon se “ujrat e zeza më kalojnë para shtëpisë, pa llogaritur stinën e dimrit ku, uji i shiut përzjehet me ujrat e zeza dhe i gjithë futet brenda në shtëpi”.
“Ç’do të bëhet me ne ?”, - pyesin banorët e kësaj lagjeje. “Pushtetarët kanë harruar që këtu jetojnë njërez”, – shprehet një tjetër banore. Por duket se problemet në këtë lagje s’kanë të sosur, shto këtu edhe problemin e mbeturinave urbane. Në këte lagje mungon një vend përkatës për hedhjen e tyre. “Detyrohemi t’i hedhim mbeturinat vend e pa vend. Nuk shohim asnjë kosh mbeturinash apo të vinë t’i mbledhin ato” – vazhdojnë të tregojnë të shqetësuar banorët. Gjithashtu ata pohojnë se janë ankuar në institucionet përkatëse, por premtimet nga ana e tyre nuk janë realizuar dhe situata mbetet përsëri problematike. Ujrat e zeza dhe lloj-lloj mbeturinash që gjenden në rrugë po rrezikojnë jeten e këtyre banorëve, ku duket se janë të harruar nga të gjithë. Në këto kushte vlen të pyeten ata që kanë bërë premtime dhe kanë marrë votot e kësaj lagjeje dhe ëktyre banorëve, se ç’do bëhet me jetën e tyre apo të fëmijëve e tyre që mund të infektohen nga sëmundjet e ndryshme që paraqesin një rrezik të madh për banorët e kësaj zone. Nëse nuk ndërhyjnë ata që kanë detyrime ligjore dhe që kanë marrë votat dhe taksat e këtyre banorëve, situata do të vazhdojë të përkeqësohet.