Reforma në shëndetësi, drejtori i ri do të ndrroj 90 përqind e shefave të pavionit
Elbasan. Ndryshimi i kreut të spitaleve të Elbasanit me vendosjen e dr. Arben Paralloi në postin e drejtorit, ka sjllë edhe një filozofi të re në mbarvajtjen e punëve në këtë insitucion. Edhe pse shkëmbimi i postit u bë pa praninë e ish drejtorit që iku duke hedhur çelsat, drejtori i ri pohoi se “në këtë insitucion nuk është problem vetëm ndryshimi i drejtusit të spitalit apo të pavioneve, por ndryshimi i filozofisë së punës në shëndetësi”. Në lidhje me këtë ai pohoi se “vërtet do të ndryshojnë 90 përqind e shefave të pavioneve, për mua e rëndësishme është krijimi pranë meje e një stafi të tërë me mjekë specialistë që kanë tituj shkencorë, mastera dhe doktor shkencash, pa i paragjykuar ata politikisht”. Nën këtë këndvështrim, doktor Paralloi shtoi se “unë do të bëj një luftë për plotësimin e spitalit me medikamente farmaceutikë. Në kompleksin spitalor ka një uri për medikamente, do të fillojë lëvizja për medikamente”,- u shpre dr. Arben Paralloi duke qenë i qartë për atë çka kërkohet të ndryshohet në shëndetësinë ë Elbasanit. I paisur me një eksperiencë pune disa vjeçare si mjek, por edhe si drejtues, si dhe specializime të rëndësishme jashtë shtetit, drejtori i ri i spitalit të Elbasanit ka shumë energji dhe aftësi në përpjekje për të rregulluar edhe marrëdhëniet mes pacientëve dhe mjeksisë. E parë në këtë këndvështrim, duke qënë së stomotologjia dhe farmacia u pajtuan me interesat e qytetarëve dhe qytetarët pranuan koston e tregut të këtyre dy shërbimeve, në shërbimin shëndetësor nuk është bërë reformë e mirfilltë, ndaj dhe në këtë mënyrë mjekësia nuk funksionon. E thënë ndryshe nuk është gjetur vlera reale e funksionimit të mjeksisë për shërbimin që kërkon qytetari. Një qytetar shkon tek stomotologu apo farmacisti dhe nuk kundërshton apo nuk bën fjalë për çmimin e shërbimit. Ndërsa kur vjen tek mjeku i shëndetit, që në fund të fundit ka të bëjë me shëndetin e jetës së tij, ngurron të përballet me vlerën e tregut për koston e shërbimit. Këtu, “thembra e Akilit”e zbatimit të reformës në shëndetësi është siguracioni dhe rregullimi i marrëdhënieve të qytetarëve me shëndetësinë përmes numrit të sigurimit dhe rregullimit të pagave të mjekësisë. Pikërisht për këtë reforma në shëndetësi është e vonuar.
Duke patur mbështetjen edhe të ministres së shëndetësisë dr. Anila Godo, pas vizitës së saj në Elbasan, dr. Arben Paralloi e shikon me përparsi dhe këmbëngulje për ta realizuar në kohë përpjekjen për të ndërtuar kompleksin e martenitetit dhe kirurgjisë në një vend të vetëm në vendin ku sot ndodhet ish godina e rrënuar e kirurgjisë. Rregullimi i problemeve të fondeve do të bëjë që në janar 2009 të nisë nga puna ky kompleks.
Për dr. Arben Paralloi është i rëndësishëm shtimi i specialistëve dhe i specialiteteve në Elbasan me moton “sa me pak pacient për në Tiranë”. “Sfidat e reja, - shprehet drejtori i spitalit, - kërkojnë shërbime të ndryshme në Elbasan, me qëllim që Elbasani të jetë i përgatitur për sfidat e globalizimit. Dua që Elbasanit t’i kthehet dinjiteti cilësor në shënderësi, ku ka patur emra të spikatur mjekësh të dëgjuar. Për këtë kam mbështetjen e plotë edhe të ministres”,- përfundon drejtori i spitalit Arben Paralloi.
1 Qershor 2009 më 1:16 am
Good afternoon! Leisure information there. escort web men. I am pleased to welcome you to its website, prostitutes Kiev - Fish. You can visit my blog.