Riorganizimi i PD Elbasan, mes domosdoshmërisë dhe informalitetit
Koment politike
Kishte kohë që pritej nisja e rrugës së riorganizimit të strukturave të PD në Elbasan, ndaj dhe prania e grupit të punës në selinë e kësaj partie, ka rindezur motorët e demokratëve për një përfaqësim dinjitoz të kësaj partie në këtë qytet në të ardhmen. Grupi i madh i përfaqësuesve të selisë blu nga Tirana për të realizuar një prej riorganizimeve më të vonuar në historinë e pluralizimit në Elbasan duket se ka tagrën e një dore të fortë për të sjellë atë filozofi të re ndryshimesh në drejtimin e partisë. E thënë që në fillim, është një riorganizim i strukturave të PD që ndodhet mes domosdoshmërisë dhe informalitetit të drejtimit dhe funksionimit të një strukture partie që gjithsesi gjatë një periudhe rreth katër vjeçare nuk është marrë fare me vetveten, veçse ka gjeneruar konsumim të një grupi të vogël njerëzish që vetëm politikë nuk kanë prodhuar, ndërkohë që janë marrë me ato lloj punësh që nuk i kanë shërbyer zhvillimit të trurit të drejtimit. Këtu nuk është fjala për drejtim individësh apo personash që kanë një emër. Fjala është tek humbja e ndjesive dhe cilësive të funksionimit të një partie që ka qenë inpulsive dhe që në 10 vjetët e fundit ka rënë në një përgjumje dhe një inaktivitet që i ka dhënë shansent e rrugës së shtruar të PS në revanshet zgjedhore. Shembujt e mëdhenj janë humbjet në Elbasan të dy zgjedhjeve politike më 2001 dhe 2005 në 6 me 1 në favor të PS. E pafalshme dhe mbresëlënëse, që ka dëmtuar rëndë strukturat e bazës së demokratëve. Ndaj dhe është domosdoshmëri një riorganizim me një koncept të ri dhe në kushte të reja të strukturës zgjedhore në Shqipëri. Por në një farë mënyre ky grup pune që ka në krye të saj Lulzim Basha, ministër i jashtëm, njeriu i cilësuar si më i mirëbesuari nga kryetari i PDSH Sali Berisha, por edhe një suitë mbështetëse po aq potente, do të duhet të përballet me një lloj informaliteti që është infiltruar brenda rradhëve, që ka gërryer ndjeshëm bazat e PD dhe që ka mbjellë mosbesim dhe një largim të intelektualëve në përbërjen e saj. Është ky një problem i madh, që nuk mund të zgjidhet tashmë me “urra” as me oratori sado të ndjeshme, sepse të gjitha këto modele janë konsumuar tashmë. Këtu nuk bëhet fjalë për një grusht militantësh që kanë mbetur stoik në bindjet e tyre, por as për një grup tjetër përfituesish që e kanë mjelë PD në të gjitha mënyrat dhe me të gjithë llojet e përfitimeve personale dhe nepotike dhe që kërkojnë gjithsesi të riciklohen përmes njohjeve peronale dhe atij petkut të të qënduri pranë PD për përfitimet që ka pasur. PD është një parti e vlerave qytetare që ka aspiruar për ndryshime dhe i ka dhënë shqiptarëve atë që për 45 vjet ia mori dhe tjetërsoi regjimi diktatorial. Këtu qëndron edhe sekreti i riorganizimit, nëse ai do të sjellë një frymë të re, do të fusë në lojën politike mendësi të reja dhe njerëzit e rinj të punëve të mira dhe praktikave vërtet demokratike. Terrenet e krijuara në strukturat e PD në Elbasan kanë bërë që të infiltrohen njerëz që jo vetëm që nuk kanë kontribute në këtë parti, por dhe që vijnë si të kapultuar nga interesat e çastit dhe nga situatat e krijuara brenda demokratëve të përjashtimit dhe mosgjetjes së vetvetes brenda këtyre strukturave të intelektualëve që e kanë parë shpesh selinë blu si derë të mbyllur dhe dritë të fikur. Potencialet e përfaqësimit të shtresave të ndryshme përbërëse të PD janë edhe një lloj lulëzimi të mendimeve dhe praktikave që kanë sjellë gjithnjë të reja dhe ndryshime. Por e vërteta qëndron në anën e mosveprimit, të mbylljes së dyerve, të përjashtimit dhe mospërfaqësimit të atyre njerëzve që kanë me vete mirëbesimin e qytetarëve që e duan PD, shprsojnë tek ajo dhe presin angazhimet serioze për të bërë realitet epitafin se “Shqipëria po ndryshon”. Para së gjithash kërkohet të ndryshojë edhe vetë struktura e PD në bazë. Në këtë kuptim përfaqësimi i figurave që do të sjellin këtë ndryshim janë edhe një domosdoshmëri jetike e për demokratët që kanë pikasur njerëzit që dinë të bëjnë vepra dhe jo fjalë. Kultura qytetare elbasanase e ka brenda vetes potencën e vlerave që bëjnë atë që kanë mbetur me shenjë në historinë e Shqipërisë, ndaj dhe do të ribëjnë dhe ringrenë vlerat e një partie që ka pasur terene të fituara gjatë viteve të para të pluralizimit.
3 Shkurt 2009 më 7:19 am
UNE MENDOJ SE NE KRYE TE PD E ELBASANIT DUHET TE JET PROFESOR LUCJANO SE AI ESHTE NJERIU I DUHUR PER TE UDHEHEQUR KETE PARTI . SE KRYETARET E PARE E KANE BERE KETE PARTI SI MAGAZINE PA PRODUKTE SI PERSHEMBULL AURREL BYLYKBASHI NJERIU ME I DEGJENERUAR I KESAJ PARTIE QE E KA BERE KETE PARTI SI I KA DASH QEFI ME E KEQA E KETIJ NJERIU ESHTE SE NUK ESHTE I FORMUAR SI NJERI MASHTRUS MASKARA GENJESHTAR TE GJITHA TE KEQIAT AI DO PERFUDOI NE BURK KUR TE MBAROI MANDATIN E DEPUTETIT JA KAN RUAJTUR MOS KEN MERAK LEGEN
3 Shkurt 2009 më 7:31 am
UNE MENDOJ SE NE KRYE TE PD ELBASANIT DUHET Z LUCJANO BOCI AI ESHTE NJERIU QE I DUHET PD DHE ELBASANIT. DHE JO ELBASANLLI DISA KANE NZJERRE DISA ELBASANLLI SI PERSH ARDJAN TURKU QE ESHTE HAJDUT - AURREL BYLYKBASHI NJERIU ME I FULLIQUR QE MBAN KJO TOK KETO TE DY BASHKE NDAJNE PARATE ME NJERI TJETRI QE VJEDHIN BASHKE NE QARK DHE ME DREJTORET QE I KANE VENE VETE UNE E BEJ KETE SE BOLL I KAM DURUAR SE ME KANE PERDORUR SI NGA PUNA DHE PER SHUME GJERA TE TJERA POR DERI KETU DUROVA MOS ME KEQKUPTONI SE KETE NUK E BEJ PER NDONJE SERVILIZEM POR E THEM SE ASHTU E NDJE .
20 Prill 2009 më 4:57 am
ok
11 Dhjetor 2009 më 4:19 pm
KRYETARI I PD PER MUA DUHET TE BEJE DORHEQJEN NGA PARTIA SEPSE ESHTE NJE NJERI QE NUK KA FUQI TA BASHKOJE KETE PARTI POR DHE PALA TJETER QEISHTE NUK E BERI KETE