Sht 26

Rikthim i vlerave intelektuale mes demokratëve

Dalja në skenë dhe fokusimi i dy kandidaturave për kreun e PD në Elbasan, Luçiano Boçi dhe Ali Turhani, duket se ka vënë në lëvizje edhe vetë demorkatët e thjeshtë të cilët kanë rindezur dëshirën e rikthimit të vlerave intelektuale. Por e thënë troç, kjo nuk është një gjendje e tillë vetëm për demokratët, por edhe për vetë qytetarinë elbasanase, se dalja e dy figurave të tilla në pozicionin e kandidatëve, ka sjellë edhe një lloj diskutimi dhe “marrje nëpër gojë” jo për thashetheme, por për gjetjen e dy njerëzve që do të jenë edhe përfaqësimi më dinjitoz për kreun e selisë blu në Elbasan.

Moskonsumimi, personaliteti, intelektualizimi, qytetaria, aftësitë menaxhuese, por edhe idetë dhe largpamësia në qëllime të mëdha për forcën politike të PD, janë edhe tiparet kryesore që janë sjellë së fundi në vëmendjen e një qyteti që pret shumë nga demokratët, duke qenë një prej qyteteve që realisht në 3 zgjedhjet e fundit parlamentare nuk ka fituar më shumë se dy deputetë. Renditja e Elbasanit në krahun e së majtës nuk është treguesi i vërtetë i përfaqësimit politik të këtij qyteti, që periudhën e diktaturës komuniste e kaloi pa shumë entuziazëm dhe partishmëri komuniste. I njohur si një nga qytete që nuk e deshi Enver Hoxhën dhe që nuk mbahet mend të këtë bërë ndonjëherë ndonjë pritje te veçantë për udhëheqjen e partisë komuniste, Elbasani mban edhe statistikën e dënimeve të shumta politike dhe pasurive të shumta të rrëmbyera, sidomos florinj nga sistemi komunist i diktaturës, në një kohë që ishtë edhe qyteti i mendjes dhe i personaliteteve të mëdha kombëtare. Pikërisht për këtë ky qytet u bë përfaqësues dinjitoz i së djathtës në fillimet demokratike dhe socialistët ishin në minorancë. Por qoftë për rrethanat e 1997-ës, por qoftë edhe për shkak të situatave jo të mira të krijuara brenda rradhëve të demokratëve dhe nga drejtuesit e tyre, kjo forcë politike pati një periudhë largimesh dhe spostimesh, një periudhë mospërfaqësimi dhe mbylljeje në vetvete, që shkaktoi edhe një rrjedhje të anëtarësimit. Veçanërisht mospërfaqsimi intelektual u bë tregues kryesor i humbjeve që pësonte PD në këta 12 vjetët e fundit.

E tashmë, kur ndigjon se riorganizimi i PD është më shumë një domsodoshmëri përballë informalitetit të mendimeve dhe veprimeve, dalja në skenë e figurave intelektuale të pakonsumuara dhe potenciale në llojin e tyre, në një farë mënyre është edhe një nder, është edhe një fat, është edhe një detyrim për të besuar në vlerat dhe ripërtëritjem e tyre në shërbim të një kohe që vjen me shumë ngjarje në favor jo vetëm të Elbasanit, por të të gjithë kombit.

Ka qenë bërë si modë që lakoheshin dendur figurat që do të ishin përfaqësuese në kandidimet për poste apo për kreun e vetë PD apo edhe në kandidime të tjera. Kjo shkonte edhe deri në denigrim, çka detyronte një apo tjetër figurë që të mos e gjente vetveten dhe të vettërhiqej duke mos pranuar as të kandidonte. Shembujt janë dhe tipikë bile. Por përballë këtij realiteti, në një kohë që flet për një fakt të madh se vërtet Shqipëria po ndryshon, edhe në vetë drejtimin e kësaj force politike në bazë kërkohen ndryshime që rifreskojnë shtëpinë e madhe të demokratëve, që rikrijojnë frymëmarrjen e fuqishme të potencës që ka vetë PD dhe që me njerëz që kanë vlera si në rastin konkret Luçiano Boçi dhe Ali Turhani, pa përjashtuar të tjerë që mund të pretendojnë për të tilla pozicione, zgjedhjet kthehen në një domosdoshmëri dhe dëshirë që rikthen edhe punë të mëdha.

Në këtë këndvështrim, riciklimi i vlerave dhe dalja nga cirkuiti i mbylljes, meriton më shumë vëmendje edhe nga vetë kandidaturat potente që do të jenë nesër drejtues teknikë dhe politikë të demokratëve në selinë blu në Elbasan. Është e natyrshme edhe për vetë cilësitë trashëguese të mbetura si atavizma që kemi nga një kohë e kaluar 45 vjeçare, kur u kultivuan antivlerat, edhe hedhja në opinion e mendimeve zhvlerësuese për njerin apo tjetrin kandidat, apo përfoljet e kafeneve apo krijimi i mikroklimave fyese me terminologji anadollake apo nën etiketën e “elbasanlliu” apo “jabanxhiut”, nuk i sjellin asgjë PD, veç lënien në qerthullin e riciklimit të antivlerave.

Për vetë kandidatët e cituar tashmë si të tillë dhe që janë realisht edhe më të pranueshmet dhe më potentet, konkurenca intelektuale dhe me programe janë rrugët që do të hapin për një PD që do të lulëzojë dhe që do të sjellë shpresën e madhe të ndryshimeve edhe në fitoren e zgjedhjeve politike të 2009. Këtë e kanë në dorë vetë demokratët për tu sjellë si demokratë dhe jo si paranojakë, e kanë në dorë vetë kandidatët Boçi e Turhani që të japin mesazhet e një ndryshimi në shërbim të demokracisë dhe vlerësimit të një kontributi tashmë 18 vjeçar pluralist në Shqipëri.

Hyqmet ZANE      

Sht 26
icon1 extra | icon2 Pa kategori | icon4 09 26 2008| icon3Komento »


Frika e mbylljes të spitalit solidarizon stafin mjeksor edhe pushtetin lokal.

 

 Një vendim  që pritet të dali nga  zyra e Ministres së Shëndetësisë Anila Gode  është mbyllja e Spitalit të Përrenjasit,një spital i ndërtuar  kryesisht për të shërbyer qytedtit më të ri të minatorëve dhe rrethinave të saj deri në Pogradec. Një spital i ndërtuar  në vitin 1986 me të gjitha parametrat. Ky spital   funksionon që nga  viti 1986, dhe për vetë kohën e ndërtimit të godinës së tij ,spitali ka kushte të mira për zhvillimin e aktivitetit të tij në drejtim të pritjes dhe trajtimit të të sëmurëve si nga shërbimet  e poliklinikës e urgjencës ashtu dhe ato spitalore.Në shërbimet  ambulatore të tij bëjnë pjesë reparti i pranim –urgjencës  ku shërbehet 24 orë në ditë.Në turnin e parë afrojnë shërbim  një mjek urgjence dhe  mjekët specialistë patolog e pediatër,ndërsa në turnin e dytë dhe të tretë të punës shërbimi me mjek mbulohet nga mjeku i rojes.Shërbimi në poliklinikë përfaqësohet nga kabinetet e vizitave të mjekëve pediatër,patolog,echo-radiolog si dhe nga shërbimet e laboratorëve  klinikë,mikrobilogjik, mikrokirurgjisë dhe radiologjisë. Shërbimi spitalor funksionon me repartet e pediatrisë, patologjisë dhe shtëpisë së lindjes të cilat kanë përkatësisht nga 26 shtretër gjithësej. Spitali ka autoambulancat e tij, shërbimin e guzhinës dhe të lavanterisë. Në spital punojnë 5 mjekë prej të cilëve 2 mjekë pediatër,një mjek patolog,një mjek echo-radiolog dhe një mjek i përgjithshëm.Punojnë  gjithashtu dhe 28  punonjës mjekësorë (infermiere,mami).dhe 4 laburante (2 klinikë,një bakteriologjik  dhe një rëntgen.)Si punonjës jo mjekësorë numurohen 12 punonjës të ndryshëm (ekonomiste,magaziniere, shoferë,pastruse,kuzhinjerë,robalarëse e punëtor mirëmbajtës-kaldaist.) Dhe pas vitit 1990  në spital janë bërë investime të ndryshme si paisja me autoambulanca,rikostruksini i sistemit të ngrohjes dhe hidroizolimi i taraceve të spitalit dhe poliklinikës.Janë bërë gjithashtu nderhyrje restauruse në rjetin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike.Në spital janë sjellë dhe paisje mjekësore dhe jo mjekësore të ndryshme,ku mundet të përmendim që kjo qëndër Spitalore,ka kaluar shumë mirë edhe krizat siç ishte rasti i mungesës së medikamentëve,por falë bashkpunimit me shoqata mjeksore Italiane që operojnë dhe ndërhyrjes së deputetit kjo krizë nuk u ndie në këtë spital. Mjeku Sami  Agolli thotë se prej vitesh  neve ju kemi shërbyer ketyre banorëve   dhe na  vjen keq që mundet te mbeten me më pak kujdes mjekësor,Neve duke qene spitali më i afërt kemi patur  shume raste qe kemi rikthyer jete njerëzish,largimi i spitalit do te thotë më pak kujdes dhe  ndoshta edhe më shumë  vdekje, infrastruktura  e  zonës  nuk lejon  që  një i sëmurë të  mbërrije në kohen e duhur  në  spital.Neve sido që të jetë do ta gjemë një vend pune por  behët  fjalë për mijra  qytetarë.Ndërsa  Mehmet Karriqi pediatër thotë së kam mbi 30 vjet që punoj dhe ju kam shërbyer ketyre  fëmijëve ku një pjesë janë bërë edhe burra  dhe nuk e kuptoj se përse është  futur në projekt për tu mbyllur.Spitali i Prrenjasit është i vetmi institucion shëndetësor që afron shërbim të shumëanshëm dhe 24 orë per banoret e zonën e Prrenjasit.Ai afron shërbim për banorët e Bashkisë Përrenjas,komunave të nënprefekturës Librazhd,  si dhe për banorët e komunave të zonës të nënprefekturës Pogradec.Sipas informacioneve të marra numuri i banorëve të cilëve u shërben në total llogaritet në mbi 50 000.Për vetë pozicionin e tij dhe shërbimet që afron spitali Prrenjas u jep zgjidhje mjaft problemve shëndetësore të banorëve.U jep ndihmën e parë të aksidentuarëve në aksin rrugor nacional QafëThanë-Qukës ,në rrugët e vështira rrurale dhe në kufirin me Maqedonine.U jep ndihmën e parë e më pas i shoqëron në dy spitalet Pogradec apo Librazhd apo dhe më tej te semureve qe nuk mund te trajtohen ne kete spital.Shërbimet e mësipërme lehtësojnë problemet e banorëve të zonave të varfra dhe me infrastrukturë që le për të dëshiruar. Eshtë  puna e mirë e personelit mjekësor, furnizimi i kënaqshëm me medikamente e paisje nga DSHP Librazhd që ka bërë që aktiviteti i spitalit të jetë i kënaqshëm.

 

 

 

Pri 3

 Pronarët Elbasanas denacojnë vjedhjen e pronave në Strazburg.Një avokat Francez mbrojtësi i pronarëve në gjykatën e Starzburgut.Mbas 17 vjetësh padrejtësi nga gjykatat shqiptare,ata shpresojnë në gjykatën  ndërkombëtare.  Nga Taulant Ceka 

Pronarët elbasanas,pasi të gënjyer për 17 vjet nga politika e dy partive kryesore në lidhje me pronat,do ti drejtohen Strazburgut.Për këtë disa pronarë Elbasanit kanë ftuar në qytetin tonë një avokat Francez,i cili do të përgadisë dosjen me dokumentacion të nevojshëm për të formuluar padinë kundër shtetit shqiptar në bazë të legjislacionit Europian për pronat dhe në kartën themeltare të të drejtave të njeriut që e ka firmosur edhe shteti shqiptar.Paditë private të pronarëve Shqiptarë në Gjykatën Ndërkombëtare i nxorrën  bojën jo vetëm djallëzis komuniste, por edhe veprimëve që janë kryer në këto vite në dëm të pronarëve.Dhuratë më të rëndësishme që i bëri politika shqiptare ish pronarëve në vitin 2007 ishte abrogimi i ligjit famëkeq 7501,pasi ky ligj  bëri batërdinë në pronat e fesnikëve shqiptarë,duke i kaluar ato në pronësi  të grabitësëve erdhi ky akt formal”si kofini mbas të vjeli”.Jo vetëm kaq por tallja me pronarët e vertetë vashdon  serialin e saj me një sërë vendimesh të komisjonëve të kthimit të pronave për hartimin e hartave të reja,kur gjëndja  faktike e tokave,që nga viti  1944 ka ndryshuar jo vetëm nga kolektivizimi komunist,por edhe nga grabitja Demokratike.Tapitë e shenjta të para vitit 1944 vashdojnë të mos njihen i dokumenta themeltar,por kërkohen vazhdimisht shkresa dhe vertetime pa vlerë,në një kohë kur zaptuesit e sotëm e kanë tjetërsuar pronën disa herë.Edhe premtimet  boshe për kompesime në truall në bregdet janë një tallje cinike në një kohë kur nuk është hartuar as vlera  tokës në Qarkun e Elbasanit dhe nuk dihet a kanë mbetur më toka të lira në bregdet!.Pronarët  nuk janë zgënjyer vetëm nga shteti,or kundër pronarve nuk ka punuar vetëm shteti, por edhe atë që quhet shoqata”Pronësi me Drejtësi” që lulëzuan në vitet e para të pluralizmit.Kjo shoqatë mblodhi firmat dhe paratë nga pronarët për ti hedhur në gjygjin ndërkombëtar,qeverinë e atëhershme Shqiptare,por reliteti ishte ndryshe atë ishin vetëm leva zhurmuese të qeverisë dhe aspak në mbrotje t ëish pronarëve të vertetë..Kryetari at`hershme Rrapush Hajredin Danushi organizoi ca mitingje kundër mocionistëve të Partisë Demokratike  dhe pasi futi paratë në  xhep iu mek zëri.Dhe mëtë drejtë pronarët pyesin ku janë tani Rrapo Danushi dhe Abdi Baleta,pse janë zhdukur në drejtim të paditur?.

 

Pri 3

Apati e qëllimshme në 100 vetorin e katedrales Shën Gjergji të Bostonit. Përdhosje historike e Janullatosit për Imzot Fan Nolin. Ku janë akademikët dhe shtetarët e këtij vendi ?Erdhi dhe iku 8 marsi, jo i grave, por ai i 100 vjetorit të themelimit të kishës katedrale Shën Gjergji në Boston të SHBA nga Imzot Theofan Stilian Noli. Nuk janë pak, por 100 vjet rrugëtim i ortodoksisë shqiptare që për herë të parë foli shqip në një kishë. Janë 100 vjet nga rrugëtimi i një prej arritjeve më të mëdha të ortodoksisë që më pas Imzot Fan Noli i dha emrin e nderuar Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare e Shqipërisë. Por ajo që ndodhi në këtë 100 vjetor të shenjtëruar shqiptar, ishte e shëmtuar në disa plane. Për shqiptarët e SHBA ishte e shëmtuar prania e eksarkut grek Aanstas Janullatos në këtë kishë katedrale të Bostonit, e cila u cilësua një përdhosje ndaj emrit të Imzot Fan Nolit, të cilin ky Januillatos e hoqi portretin nga vendi i shenjtë i themeluesit të KOAKSH. Por më i shëmtuar është edhe akti i mospërqafrimit të ortodoksëve të SHBA nhga ana e ortodoksëve të Shqipërisë, të cilët duket se janë pajtuar, në përgjithsësi me Helenoqefalinë e kishës nën diktatin e Janullatosit, një qytetari grek në krye të kishës shqiptare, duke mos pasur as gjak e as gjuhë shqiper dhe aq më tepër as shtetësi shqiptare. I paprecedent ka qenë dhe qëndrimi i të ashtuquajturve njerëz të botës akademike që së bashku me politikën dhe me pushtetarët shqiptarë u bënë palë më Janullatosin dhe venë ende e i puthion dorën një eksarku që jo vetëm shkatërroi atë që Fan Noli e ngriti 100 vjet më parë, por që përdhosi Statutin e kësaj kishe dhe mohoi vlerat e Imzot Fan Noli, si dhe vlerat e të gjithë klerikëve atdhetarë shqiptarë si Vissarion Xhuvani e deri tek ortodoksi më i thjeshtë shqiptar, duke i kthyer në lejfenë të ortodoksisë helene të Janullatosit.Më i habitshme ka qenë fakti që thirrjes së kujtesës që i bëri At Nikolla Marku, si famullitar i kishës Shën Maria i bëri ortodoksisë elbasanase dhe qytetarisë së këtij qyteti, po aq sa edhe pushtetarëve dhe politikanëve të tij që të merrnin pjesë në një meshë-përshpirtje kushtuar 100 vjetorit të themelimit të kishës katedrale të Shën Gjergjit në Boston nga Imzot Fan Noli, të gjithë iu përgjegjën me mospjesëmarrje. A thua ka humbur atdhetarizmi i ortodoksisë apo frika e Janullatosit i ka bërë këta njerëz të përunjur dhe robër të helenizimit. Gjithçka mund të ndodhë, por mospërmendja as edhe medaitikisht e 100 vjetorit të themelimit të kësaj kishe në Boston nga Imzot Fan Noli, duket se ka qenë në një akord të sinkronizuar me dinakërinë greke.Se si e përshkuan këtë situatë një shqiptar në Boston, ajo është më domethënëse dhe më e përcaktuar drejtpërdrejt që nuk ka nevojë për komente. Kolec TRABOINIBoston 6 mars 2008 Në të vertetë duhet thënë Anastas Janullatos përballë Fan Nolit, se greku me raso dalë boje, po tundohet në pleqërinë e tij të thellë reomatizmale, të zhgulet nga strehëza ku ka zënë vend si zogu i qyqes greke në Kishën Orthodokse Shqiptare në Tiranë, të kalojë Atllantikun e të na shfaqet këto ditë të ftohta e me ngrica marsi, në Boston, tek Kisha e Shën Gjergjit, ku orthodoksët e mbarë komuniteti shqiptar feston 100 vjetorin e meshës së parë në gjuhën shqipe, të ngritur nga Fan Noli në 1908, që shënon krijimin e Kishës Orthodokse Shqiptare të Amerikës.Çfarë kërkon Janullatos dhe kush janë puthadorët i tij pritës në Boston?Vertetë çfarë kërkon greku gjallë Janullatos tek shqiptari i vdekur Fan Noli. Dihet prej shkencave kriminalogjike se ai që e ka bërë një krim, nuk i qëndron dot tundimit pa u kthyer e pa e parë sërisht e sërisht vëndin e bëmëzezës së vet. Shkuar pas këtij instikti barbar, vrasësi i autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare, Janullatos nuk mund ta përballonte tundimin pa ardhur me një delir triumfues në Boston e të shkelë me këmbë në shkallaret e në altarin ku dikur ngrinte meshë Noli ynë i madh, atdhetari ynë i kulluar, krijuesi i kësaj kishe që është para së një faltore besimi, një relike kombëtarë për shqiptarët, ku vinë plot veneracion jo vetëm orthodoksët por edhe besimtarët katolikë e musliman, që i prekin me duar që u drithërojnë muret, kolonat, parmakët e këtij tempulli histori.E dimë që Janullatos e ka një fole të vetën, ku e ndjen vetën ngrohtë këtu në Boston, tek Kisha e vogël e Shën Trinisë me një grusht besimtarësh, që dikur ka qënë edhe foleja e grenxave të agjentit të partiarkanës greke Mark Lipa. Por, se do të vinte dita që të shkelte me këmbë edhe në Katedralen e Shën Gjergjit të Fan Nolit, kjo nuk ka qënë menduar kurrë madje as nga vetë grekofonët e as nga grekomadhi Nikolla Gaxojani që jeton këtu në Boston e thur intriga antishqiptare. Por Odiseja grek i kohrave moderne Janullatos ka arritur, mesa duket, të fusë kalin e vet të Trojës nën rraso prifti edhe në këtë faltore të shënjtë të shqiptarizmës dhe nuk e ka të vështirë të zbatojë skenarin e vet të vjetër në frymën e Patriarkanës greke. Mirë kryeprifti i Kishës së Shën Gjergjit që e ka mirëseardhur, për interesa e lidhje që kush se di ku fshihen, po si mund orthodoksët shqiptarë të marrin pjesë e të dëgjojnë meshen e ngritur prej Janullatos në altarin e Fan Nolit? A nuk kanë frikë se prej tmerrit a prej dhimbjes mund të dridhen themelet e altarit të shqiptarizmës? Më mirë ti thonit dheut, hapu të futemi brenda se sa të përdhosim me turp faltoren e Nolit të madh.Padyshim ky është një triumf i grekëve mbi shqiptarët. Kjo është gjëma më e zezë që ka parë ndonjë herë kjo katedrale ku Noli ynë ka dhënë meshë me frymë atdhetare deri sa i erdhi çasti i fundit. Dihet çfarë luftë titanike ka bërë Fan Noli për ta shpëtuar kishen shqiptare nga kthetrat e çapojt e grekërve, të cilët nuk janë më pak se sa vrasës të Papa Kristo Negovanit, At Stath Melanit vetëm e vetëm se këta kanë patur guximin të ngrinin meshë në gjuhën shqipe.Janë greket ata banditë me raso që nuk pranuan të varrosnin një shqiptar të ri mërgimtar, Kristaq Dishnicën, para një shekulli, çfarë u bë shkak që Noli të vishte rason e priftit, ta krijonte dhe udhëhiqte Kishën Shqiptare, duke e bërë një vatër të zjarrtë atdhedashurie. Noli kështu u bë armiku më i madh i megaloidhesë greke dhe Patriarkanës së Stambollit që punonin për shkatrrimin e çdo gjëje shqiptare.Pse duhet festuar ky 100 vjetor me një thikë pas shpinës së shqiptarizmës. Në kohën kur orthodoksët shqiptarë me të drejtë kërkojnë vendosjen në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale një prift me gjak e kombësi shqiptare, Janullatos jo vetëm që nuk i dëgjon ato zëra, por bën edhe sfidën më të madhe e më të paturpëshme. Natyrisht ai tani nuk e ka të vështirë që pasi të ngrejë meshë, në katedralen e Shën Gjergjit, të drekojë me bukëshkalsit shqiptarë të autoqefalisë në Pier 4 tashmë që Anthoni Athanasi ka vdekur, sepse po të ishte ende gjallë ai mik besnik i Fan Nolit, nuk do të mund të shkelte këmba e Janullatosit në atë restorant ku mblidheshin me shqiptarët me Nolin e Konicën në ditët e festave kombetare.I shoqëruar nga bukëshkalësit e autoqefalisë dhe shqiptarizmës, nuk e ka të vështire greku Janullatos të bëjë edhe veprimin cinik më djallëzor, të shkojë tek varri i Fan Nolit, për ti thënë mesa duket “Ta mora kishën e Shën Gjergjit, edhe varrin ta shkela. Shkoi i humbur qëllimi yt.Ku i ke shqiptarët e tu? Ja këtu pas b…sime”.Eshtë e natyrshme që kjo të ndodh kur një antishqiptar me raso, që e shoqeron grekun Anastas Janullatos në këto proçesione turpi, e shet lëkurën e vet fare lirë. Me kohë e ka shitur, por është përpjekur ta mbajë vehten me demagogji derisa erdhi koha për tu shfaqur si mbreti lakuriq. Me së fundi u puqen. Kishin kohë që bënin flirte prifti i Greqisë me bukëshkalin e Shqipërisë.Na thoshte i ndjeri, Piter Minari në vitin 1996 një histori që kish dëgjuar nga goja e vetë Nolit, por ne nuk e besonim e nuk ja vinim veshin, derisa një ditë i thashë, nuk e besoj po ma jep me shkrim. Piter Minari mori një copë letër të verdhë dhe me laps karboini, në praninë time e të një miku tim shkodran shkroi: “Sa të jem gjallë unë, Fan Noli, bijtë e Lolos së Boboshticës nuk i lë të bëhën priftërinj.” Por ja që Noli vdiq. U bënë priftërinj ata që mundën të bëheshin. Dhe erdhi koha që ti bëhëshin krah grekut Janullatos, për ta përmbysur në varr për së vdekuri Nolin tonë të madh.Por më kot rrekën zogjtë e qyqeve të Greqisë dhe zgërbonjat e Shqipërisë që i bëjnë jatak. Idelizma, fryma e Fan Nolit dhe shqiptarizma, kurrë nuk vdesin.    

Pri 3

  17 pedagogë në Universitetin e Elbasanit me mesatare 6.5            Skandali është thelluar në 4 vitet e fundit Nga Arben Borici 

Arsimi i Shqiptarë kanë nevojë  për një reformë radikale dhe thellësisht demokratike.Fenomeni negativ të shafqura në këto vite,i punësimit të pedagogëve pesalaqë, pra me mesatare 5 apo e shumta 6.5 në Universitetin e Elbasanit, është thelluar më tej. Faktin e bën me dije për gazetën “ku vemi”, një  burim koinfidencial tepër i besueshëm nga brënda tij. Sipas të njëjtit burim, në të gjitha faluktetet si tek ai i, gjuheve te huaja, histori-gjeografi, ekonomiku, shkencave humane, shkencat-sociale etj, ka “pedagogë”, të punësuar nga ish-dekanët me mesatare skandaloze e cila nuk i kalon vlerat e notës 6.5. Alarmi i dhënë para disa muajsh nga një e përditshme e Tiranës, se në “U-Elbasan ka pedagogë të niveleve të ulta, por edhe me mesatare 6.5”, duket se mbetet fakt tronditës. Pra këta pseudopedagogë, që krekosen në fakultete me kostume dhe benza luksosë, tentojnë dhe guxojnë të japin leksione për studentët e ditës dhe të atyre me kohë të pjesshme, duke stimuluar dukshëm edhe fenomenin e korrupsionit. Mbetet detyrë urgjente e Rektorit të ri të U-Elbasan, zv/Rektorit, dhe stafit drejtues të riparojnë me urgjencë, të verifikojnë dhe denoncojnë pa asnjë vonesë, faktet tronditëse që kanë të bëjnë me skandalet e këtij institucioni akademik. Realisht në gjithë fakultetet janë si të verifikuar rreth 24 leksionedhënës të tillë që kanë mbaruar për fatin e tyre U-Elbasan me mesatare tepër të ulët, duke lënë në hije ata që kanë mbaruar Universitetin e tiranës, madje ndaj ketyre të fundit ish-drejtuesit e këtij institucioni dhe ish-dekanët kanë ushtruar shpesh presione të tilla si ‘duhet të keni masterin, apo duhet të përmbushni disa kerkesa”, ndoshta duke aluduar se “duhet të mbushni xhepat tanë me lekë”. Batuta e një politikani aktual se “U-Elbasanit mbetet për nga niveli bataku i arsimit shqipëtar”, fatkeqsisht është  realitet. Ky realitet duhet ndryshuar me urgjencë, duke nisur nga verifikimi dhe ndëshkimi i abuzantëve, i atyre që duke mbushur xhepat kanë guxuar të punësojnë si pedagogë njerëz të tillë, pa marrë parasysh kriteret, duke shkelur ligjet dhe rregulloret e MASH për Arsimin e Lartë. Skandali sipas burimeve është thelluar në 4 vitet e fundit, dhe kjo duhet në cilësinë e punës së të punësuarve të rinj, por edhe në cilësinë dhe nivelin e studenteve që mbarojnë fakultetet e U-Elbasanit.Gazeta jonë i ka të gjitha faktet tw dipllomave tw pedagogwve dhe në numrat  e ardhshëm këto fakte ne do ti bëjmë me dije për të gjithë lexuesit,po ashtu jemi të hapur që edhe stafi i ri akademik i Universitetit të prononcohet rreth këtij fakti,që është aq shqetësues për ecurin e mëtejshëm të mësimdhënies së arsimit të lartë,duke iu bashkngjitur shqetësimit që ngre gazeta jonë në këtë drejtim.

 

Pri 3

Elbasani një njollë e zezë në hartën e varfërisëElbasani është zyrtarisht njollë e zezë në të ashtuquajturën Hartë e Varfërise në Shqipëri.Elbasani është qyteti me numurin më të madh të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike nga buxheti i shtetit.Janë3300 familje në ndihmë ekonomike,dhe1427 persona me aftësi të kufizuar që përfitojnë,pagese paaftësie,1612 invalide punës që përfitojnë gjithashtu ndihmë Ekonomike nga shteti, janë shifra vërtet sensibilizuese.Gadi 1/3 e familjeve zyrtarisht të varfëra në qytet janë familje me ngjyre,me etni egjiptiane dhe rome, të cilëve qeveria u ka premtuar jo pak.Në qytetin me 120 mijë banore, 22 mijë vetë dolën të papunë pas vitëve 1990, ndërkohe që vetëm 10% e tyre është sistemuar në punë. Rreth 32% e forcave të afta për punë janë të papunë. Shumë kanë punuar në sektorin kimi-metalurgji,sipas të dhënave të besueshme 16% e familjeve në Elbasan konsiderohen “shumë të varfër”, rreth 30 % konsiderohen të varfër, rreth 51% jo të varfër e 3% relativisht të begate.Sipas qëndrimit zyrtar të Bashkise, 45 % e familjeve elbasanase konsiderohen “nën mesatare”, 47 % në “nivel mesatar”, 8% “mbi nivelin mesatar”.Varfëria në qytet ulet duke ulur papunësinë, ndërsa papunësia ulet duke krijuar në radhe të parë kushte për vetëpunësim. Ajo nuk ulet as duke premtuar kopshte industriale e as duke ndërtuar grataciela shume prej të cilave me financime të dyshimta.Siç nuk kuptojmë pse paret e taksa paguesëve elbasanas shkojnë për ato investime që iu është dhënë një herë fondi.Ato gabime që janë vërejtur edhe më përpara në drejtimine bashkisë po i vërejmë edhe sot ku Bashkia është e detyruar të hedhë  hedh paratë në të njëjtat rruge, që janë riparuar para disa vjetësh.Ato para shumë më mirë do të ishin përdorur në inetres të komunitetit,se sa të korigjohen gabimet e specialistëve të urbanistikës që merren me projektet e rrugëve që nuk  saktësojnë në projekt që kjo rrugë do edhe kanalizime për ujrate zeza apo të bardha,shtrirje kabllosh,por kjo gjë i inetreson atyre zyrtarëve që janë marrë dhe merren me tendera në bashkinë elbasanit.

Pri 3

Drejtori i arsimit, “Problemet zgjidhen me përkushtim dhe punë sistematike”

“Përvoja ime e gjatë në arsim më jep shumë detyrime dhe obligime në cilësinë e drejtorit të arsimit në Elbasan”, - janë fjalët e para të kreut të arsimit Kujtim Mema, i komanduar në këtë post pas largimit të drejtorit Fatos Bajraktari. Duke qenë një mësues i njohur dhe që me përgjegjshmëri ka punuar në shumë vende pune deri në inspektor i trajnimeve në Drejtorinë Arsimore, shefi i ri i arsimit e ka të lehtë të përgjigjet një gazetari, por përpara punëve që ka, ai flet jo shumë, por matet për të thënë problematikat që ka ky sektor në një prej qyteteve që njihet për mësimdhënien. Me fjalët se “punën e shikoj si një detyrim dhe isha i gatçëm që të merrja këtë përgjegjësi”, - drejtori Mema shton se “Elbasani ka edhe problematika, se është një qytet që ka universitet dhe që prodhon pambraimisht mësues të lëndëve të ndryshme që nga cikli i ulët e deri të tjerë, ndaj dhe ëshgtë problem sistemimi i njerëzve në punë. Ndeshem me rradhë të gjata qytetarësh që kanë mbaruar një degë mësuesie dhe kërkojnë punë”. Ndërkohë që drejtori shprehet se “kemi sistemuar edhe mësues sipas kërkesave që ka Drejtoria Arsimore dhe jemi duke rregulluar edhe profilet e mësuesve, që të mos ketë anomalira. Sistemimi në punë mbetet i hapur dhe disa kërkesa urgjente që janë mësuese femra me probleme familjare do ët kenë përparësi”.

Në një qytet ku arsimi ka qenë një privilegj i qytetarisë së Elbasanit, edhe reforma në arsim ka vështirësitë e veta dhe përballjen me mendësi që nuk i përshtaten situatave, ndaj dhe për implementimin e saj, drejtori i arsimit Kujtim Mema shprehet se “ajo po vazhdon gradualisht dhe me faza, siç kemi edhe udhëzimet nga Ministria. Dua të them se nuk është e lehtë të heqësh njeri nga puna”. Por ajo që mbetet një nga problemet që ka shumë rëndësi në arsim është cilësia e mësimdhënies  në këtë drejtim stafi i Drejtorisë Arsimore ka përgatitur në vazhdim edhe një sërë kontrollesh që do të kenë pikësynim cilësinë e mësimdhënies dhe të nivelit të nxënësve dhe mësuesve të tyre. Por për këtë Drejtori Arsimore mbetet si një sfidë problemi i kurseve private që vazhdojnë të bëjnë shumë mësues, veçanëreisht të shkollave të mesme me nxënësit e tyre që kanë në mësim.Por është për të thënë se deri më sot nuk është marrë asnjë masë ndaj mësuesve të pabindur,nda1 rregullores asrimore. “Do të organizojmë disa testime me nxënësit, - detyrohet të shprehet Mema, duke shtuar se, - kërkohet një qëndrushmëri në marrëdhëniet e mësuesve me nxënësit dhe ato duhet të jenë korrekte, veçanërisht në shkollat e mesme. Pasi të identifikojmë raste abuzive në kundërshtim me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, do të marrim masa deri në largim të mësuesve nga arsimi”. Por një nga problemet e spikatura dhe delikate në këtë institucion mbetet rimbursimi i parave të librave të rreth 49 mijë nxënësve të Elbasanit. “Rimburësimi ishte një problem i mprehtë që shkaktoi edhe ndryshimet në drejtimin e institucionit të Drejtorisë Arsimore, - pohon Kujtim Mema në cilësinë e drejtorit të arsimit, duke shtuar se, - bashkë me stafin dhe degën e tatim taksave kemi arritur të sigurojmë një pjesë të të ardhurave për subvencionin e librave. Këtë punë do ta bëjmë hap pas hapi. Është një punë që e kemi marrë në dorë për ta realizuar”.Ajo që mbetet tashmë në këtë institucion janë edhe qëndrimet e kreut të arsimit ndaj stafit të punës së tij, për të cilën ai shprehet se “do të ketë lëvizje. Koha kërkon freskim të kapaciteteve në drejtimin e një institucioni si arsimi”.Duket se filozofia e drejtim,it të drejtorit të ri të arsimit në Elbasan shkon kah ndryshimetsipas konceptit të qeverisjes demokratike.

Hyqmet ZANE

 

Pri 3

  Uji i pijshëm në rrezik,ndërtimet pranë depove rrezikojnë ndotjen,bashkia hesht!Specialistët e mjeksisë, të komisionit mjeko-ligjor, por edhe ata të mjedisit pohojnë me shqetësim se sëmundjet professionale janë një nga treguesit e një vdekshmërie më të lartë nga sëmundjet kanceroze në rajonin e Elbasanit. Janë 2717 raste  të rregjistruar ku llojet dianostikimi të qytetarëve që vuajnë sëmundje të tilla me shkaqe nga fenolet e nga cianuret në gjak, apo edhe nga sëmundje të tjera qëvijnë si shkak i ambjentit si sëmundjet e gjakut dhe ato respiratore të aparatit tretës si dhe sëmundjet Urogenitale pa mohuar edhe ato mendore dhe nervore që janë të ivitentuar  nga mjekët e këtyre sëmundjeve professionale.Por përvec ambientit të ndotur problematike mbetët edhe rreziku i ujit të pijshëm.Dhjetëra familje të krastës së madhe dhe asaj të vogël, i kanë ngritur shtëpit pranë depove të ujit që furnizojnë qytetin elbasanit. Ndërtimi i shtëpive në të ashquajtura zona informale ka bërë që shumë nga këta banorë që kanë ardhur nga fshatrat e elbasanit të ngrejnë shtëpitë e tyre në afërsi të depove të ujit,kur është e saksionuar me ligj që shtëpitë  banimit duhet të jenë me një rreze mbi 2km larg zonave të depove të ujsjellësit.Mungesa e sistemimit dhe i kanalizimëve të ujrave të zeza bën që këto ujra të përfundojnë në stacionet e pompave të ujrave që janë furnizuesi kryesorë të   depove,sjellin ujin që konsumojnë banorët e qytetit të elbasanit.Analizat e kryera nga specialistë të higjenës dhe kujdesit shëndetësor për ujin ka rezultuar me shumë të madhe bakteriologjike dhe si i tillë përbën rrezik serioz për shëndetin e njerëzve.Sipas drejtuesëve e ujsjellësit “Elber” problemi i ngritur,është më së e drejtë, dhe për këtë ne i kemi bërë shkresë institucionit të bashkisë së elbasanit që të marrë masa për ti larguar këta banorë nga vendqëndrimet e depove sepse janë një rrezik evident në ndotjen e ujit të pijshëm që përqëndrohet në këto depo,por deri tashti kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhët nga specialistët e bashkisë,detyra jonë është që ne ti bëjmë të ditur rrezikun që paraqesin ndërtimi i shtëpive pranë këtyre depove,por i takon bashkisë që të ndërhyjë në parandalimin dhe largimin e të gjitha objektëve që janë ngritur në këtë zonë.Për ti parandaluar sipas përfaqësuesëve të firmës “Elber” ne kemi rritur sasinë e klorit për të mbrojtur sadopak jetën e banorëve të qytetit të elbasanit si konsumues të ujit të pijshëm që vjen nga këto depo.Shumë shqetësues mbetën vdekshmëria e lartë nga sëmundje që vijnë nga ndotja,si jo e ajrit,por edhe nga i ujit të pijshëm,përvec që I është shtuar edhe përqindja e klorit që dëmton pjesë të ndryeshme të organizmit,sidomos mëlcin.Bashkia dhe pikërisht kryetari Qazim Sejdini   nuk duhet të heshtë  në këtë qëndrim problemtaik që është jetik për 120 mijë banorët e qytetit të elbasanit,kur tashti ka të gjitha mundësit ligjore,që nga mos lejimi i legalizimëve të këtyre shtëpive që janë në rrezën që është përcaktuar të mos ketë ndërtime,po ashtu ajo ka edhe strukturat e policisë ndërtimore,për ti larguar këto objekte të ndërtuar pa leje,dhe që janë kthyer rrezik real për jetën e banorëve. Arben Borici  

Pri 3
dhuna ne familje
icon1 extra | icon2 Pa kategori | icon4 04 3 2008| icon3Komento »

 Dhuna në familje,ul imazhin e familjëve të kulturuar elbasanase.Dy gra në ditë dhunohen nga burrat e tyre.Ende në vitin 2007 burrat shohin si pronë të tyre gratë, ku mund të bëjnë çfarë të duan me to.

 

Elbasani mban shifra rekord në drejtim të dhunës ndaj gruas.Janë 659 raste të regjistruar deri tashti,të dhunimit fizikisht dhe psikologjikisht të grave nga burrat e tyre gjatë vitit 2007.Shifrat alaramnte të cilat janë të regjistruara tregon që ky fenomen po përhapet me shpejtësi në familjet tona.Gjatë vitit që lamë pasë,janë 15 femra kanë humbur jetën si shkak I krimit brenda në familje, ku këtu futen rastet e vrasjeve nga bashkëshortët e tyre si dhe rastet e vetvrasjeve si shkak I depresionit psikologjik që ato kalojnë.Shumë gra nuk kanë marrë guximin,që të denacojnë,dhunën që iu shkaktohet,dhe në ato rastet,kur janë denoncuar,  ka qënë kur dhuna ka kaluar tek fëmijët, atëherë ato vendosin që të denoncojn dhunën e ushtruar nga burrat e tyre.Megjithse punohet nga disa shoqata në mbrotje të grave,por është për të thënë se po punohet pak në këtë drejtim,sipas specialistëve,janë disa shkaqe,që e shtyjnë familjen drejt krimit,dhe në këto vite rastet e krimit në familje,janë shifra alarmante,dhe kjo nuk mund ta parandalojnë vetëm shoqatët e grave,por duhet të sensibilizohet e gjithë shoqëria shqiptare. Sipas statistikave për vitim që lamë ka pasur një rritje të  shifrave të  dhunës ndaj grave në krahasim me vitin e kaluar,vetëm muajinnë Nëntor janë 40 raste të dhunës mbi gratë përfshi këtu në zonat ruraledhe ato urbane. Xhelozia, tradhëi, arsyet ekonomike jan disa nga shkaqet kryesore të kësaj dhunë. Por këtu duhet futur dhe mentaliteti i mashkullit shqiptar I cili e sheh gruan si pronë t vetën me të cilën mund të bëj gjithçka.

Vështrimi social.

Dhuna ndaj grave është një nga problemet më të mprehta që po kërcënon shoqërinë shqiptare, dhe atë që ka më të shejt shqiptari “familjen”duke e cënuar dhe përdhosur personalitetin e tyre. Raste të tilla prezantohen shpeh në media, duke u shndërruar dhe në kornizën e lajmeve dhe ngjarjeve të përditshme. Pesha specifike e rasteve të tilla është më e madhe në zonat rurale, ku mbizotëron niveli I ulët arsimor dhe një mentalitet I vjetërsuar, që ka mundur t’i  rezistojë ndryshimeve të kohës e progresivitetit të jetës. Një mentalitet në të cilin mbizotëron idea se burri si zot I shtëpisë ka të drejtë të urdhërojë pjesëtarët e tjerë të familjes, ku gruaj t’i bindet pa pasur as më të voglin kundërshtim. Gruaja dëgjon e para dhe flet e fundit, dhe në rastin e parë që ajo devijon nga fjala e burrito se nuk zbaton urdhërin bëhet pre e dhunës fizike dhe psikologjike, të ushtruar nga ky I fundit I e drejtë legjitime. Një dhunë  cila sa vjen e shtohet derisa kalon në përmasat e një zakoni të shëmtuar. Një shkak tjetër madhor I cili e bën dhunën ndaj grave të pranishme jo vetëm në zonat rurale por dhe në ato urbane është stresi që rrjedh nga mundësitë e kufizuara për të patur një jetë normale dhe të qetë. Pamundësia ekonomike si rrjedhojë e një papunësie të skajshme e cila e bën jetën shumë të vështirë për t’u përballuar, I vë familjet shqiptare përballë situatave tepër të tensionuar dhe stresante.

Mar 31

Morali i dhunuar i një qyteti. Ku vemi ? (Koment)Arben Borici

Elbasani nuk e meriton dhunën se nuk e ka dashur atë, ndaj dhe përqafoi librin dhe mësuesinë. Kështu e njohin qytetin 2000 e ca vjeçar që nga Skampini i lashtë e deri tek Elbasani i sotëm. Toleranca që ka shoqëruar qytetarinë e kryeqytetit të arsimit, është shpërdoruar herë pas here nga ata që e kanë konsideruar atë jo si virtyt, por si dobësi të vendasve. Shpesh përdoret fjala se tokën e butë të Elbasanit e kanë pluguar plugje primitivë dhe të këqinj, prandaj edhe prodhimet e saj në kohë të ndryshme kanë qenë hibride që nuk i suporton dot filozofia e jetesës së këtij qyteti.

Thuhet se Mbretëria solli vetëm një kapter që e la në këtë qytet, ku nuk doli asnjëherë asnjë problem, ndaj dhe thuhet se ai e bëri zap Elbasanin. Në fakt ishte e kundërta, qytetaria e ishte ajo që i la kapterit të kuptonte  se nuk do të kishte punë këtu. Në këtë qytet lindën familjet e mëdha që i dhanë vendit drejtimet e një borgjezie të pasur dhe me figura që i bëjnë nder emrit të mirë të një qyteti, po aq sa Elbasani lindi akademikë dhe burra shteti që i dhanë nder dhe urtësi qytetit në mbarë kombin.

Thuhet se vetëm në Elbasan, diktatori komunist gjeti një lloj mbrojtje falë faktit që pushtuesit e dinin që ky qytet nuk e kishe për qef komunizmin, edhe pse investoi shumë për luftën me flori. Aq e vërtetë është kjo sa ka mbetur proverbial fjala se Xhafë Miraku, luftëtar i luftës së Spanjës, i cili dha shufra floriri duke pranuar mendimin e gabuar se do të hanin me lugë floriri pas Çlirimit, por fatkeqësisht hëngri plumbin sa edhe eshtrat nuk i dihen se ku i kanë rënë. Ishte ky një shpërdorim i besimit që fal qytetaria elbasanase. Regjimi diktatorial i stalinizimit model Enver e dhunoi inteligjencën e këtij qyteti, si idhullin e saj Lef Nosin, pa aq sa edhe borgjezin e ndershme të tij siç veproi edhe me Sulë Domin e famshëm dhe shumë e shumë të tjerë. Thonë se toka e Elbasanit është e shtruar me florinjtë e tregtarëve që dinin të punonin dhe të investonin më pas edhe në vepra publike, kryesisht shkolla siç njihen shkolla Ruzhdije (e vajzave) tashmë inekzistente dhe e mbetur vetëm në kujtesë, shkolla e Ali Agjahut, bibloteka e Qemal Bahollit, shkolla e Tebojës, biblioteka e Universitetit apo hamamët e civilizimit etj. Në fak xhahilët e komunizmit e dhunuan tolerancën dhe bujarinë e këtij qyteti të moralshëm që në kryqëzimin e historisë së tij qindravjeçare ka reflektuar vetëm kulturë dhe mirësi.

Kështu u veprua edhe në këto vite të fundit të tranzicionit, ku tolernaca e moralit elbasanas u dhunua nga mentaliteti fshataresk i mediokritetit të një shpure njerëzish që vetëm qytetarë të këtij qyteti nuk u bënë. Ata përdorën moralin e tyre të ulët me petk politik për të dhunuar vlerat e qytetarisë, siç mund të thuash, u hodh thërmija e limontozit në qumështin e bollshëm të qytetarisë, duke e thartuar atë. Kjo ishte dhuna e një realiteti të ri, por nuk përfundoka dot këtu.

Ashtu si edhe në këto 15 vjet të një ndryshimi të madh dhe të dëshirueshëm, nuk kanë reshtur dhunuesit e qytetarisë,një fenomen që ka mbërthyer institucionet kryesore drejtues.Dhuna në fjalë ka marrë trajtën e të ashtuquajturave projekteve në emër të qyteti, por me përfitime private. Për ti thënë ndal dhe për ti denoncuar del edhe gazeta “Ku Vemi” ne I bëjmë thirrje qytetarëve, se gazeta do të jetë një dritare për ata që I është mbyllur dera nga këta zyrtar mediokër,që qëllimin e tyre e kanë tek abuzimin me detyrën për  përfitime vetjak, dhe jo tek e mira e përgjithshme e qytetarët të qytetit të tëj  Ndoshta vetëm një kryeministër, edhe pse i duarve të pastra, nuk mund të bëhet gjithçka e të marrë më shumë mbi vete, se sa duhet t’i marrë ato qytetaria e Elbasanit për të ndalur dhunën ndaj moralit të një qyteti. Se në fund do të pyesim : Ku vemi ?

 

««« »»»