Blog i ri

gazeta “Ku vemi?”

elbasani si kandahari

31 Mar 08 nga extra

Elbasani si Kandahari

Mbi 90 perqind e rrugëve të shkaterruara

  

Qyteti i luleve, iUniversitetit, metalurgëve dhe problemeve të shumta sociale, prej disa muajsh po vuan nga një tjetër pasojë, kësaj rradhe duke shërbyer si shkak prishja e mbi 90 pwrqind të akseve të tij rrugore. Qytetarët e Elbasanit, janë dëshmitarët e gjallë (dhe jo vetëm ata që kanë automjete private) të shkatërrimit të akseve kryesore dhe atyre dytësore, duke nisur nga sheshi para Bashkisë, Prefekturës, rruga drejt spitaleve, stacionit te trenit, tek banesat, universiteti, poshtë urës së Shkumbinit, tek ish-pallatet e kinezëve, tek Spajkorrja, Zaranika, si dhe mjaft rrugë që po e bëjnë të pamundur kalimin normal të qindra e qindra automjeteve. Duke u justifikuar me shprehjen se “fajin e ka Ujesjellësi, Kanalizimet, apo Rruga –Ura, apo edhe Mirëmbajtja Rruga”, zyrtarët e bashkisë duket se kanë rënë në gjumë, duke parë dhe ndjerë, se si rrugët e qytetit të tyre brënda vijës së verdhë po prishen dhe po u del tabani. Elbasani prej disa muajsh po vuan tmerrin e pluhurit që ngrihet nga lëvizja e makinave si shkak i rrugëve të prishura, dhe këtu një faj kryesor ka Ujesjellësi, KESh, apo edhe ndonjë ndermarje tjetër të cilat kryejnë punimet e tyre, duke notuar mbi butësinë e bashkisë, e cila duhet të mos lejojë dhe të padisë cilindo që vendos dorën e tij mbi infrastrukturën rrugore. Qytetarët ankohen çdo ditë për rrugët me gropa, për pluhurin (sikur të mos mjaftonte ai i oxhaqeve të Metalurgjikut) për prishjen e makinave, dhe për mungesën e përgjegjshmërisë, pasi deri sot nuk kemi parë askënd nga Ujesjellesi, KESh, Bashkia,  të dalë dhe tu kërkojë ndjesë qytetarëve për tmerrin që ata po përjetojnë nga rrugët me gropa. Mund të deklarojmë pa frikë se rreth 90 perqind të akseve rrugore (veç bulevardit kryesor) në Elbasan po dalin jashtë përdorimit dhe standarteve që kanë sot akset rrugore në qytetet europiane. Akset rrugore të Elbasanit ngjasin me ato të Kandaharit, apo zonave rurale, duke mos patur njeri tu dale zot, duke mos patur kujdesin nga Ndermarja e Mirëmbajtjes, apo  institucioni bashkisë. Ky është realiteti i dhimbshëm me të cilën qytetarët e Elbasanit por edhe rretheve të tjera përballen teksa ecin në këmbë apo edhe me makina rrugeve të këtij qyteti universitar, muzeal, që duhej të rrezatonte kulturë jo vetëm në fushën e artit shkencës e mësimdhënies, por edhe në atë të pamjes vizuale të akseve rrugore. Me këto rrugë (që është kushti i parë) nuk shkohet as deri në Kurdistan, zotërinj të pushtetit vendor, Europa është larg, shumë larg ëndërrave tuaja.    

Arkivuar nën: Pa kategori | 0 Komente »

droga pushton gjimnazet elbasan

31 Mar 08 nga extra

Droga “pushton” gjimnazet Mësuesit “nxënësit na largohen nga mësimi”Policia “e dimë fenomenin”  Duket si një “këmbanë” që ka vite që bie, por aktualisht sot nuk e dëgjon askush, madje edhe thirrjen dhe sinjalin “SOS” të drejtusve dhe mësuesve në shkollat e mesme te qytetit bregdetar. Fenomeni i drogmenëve dhe përdorimit te drogave në shkollat e mesme të Elbasanit, ka disa vjet që përmendet në media, në takime dhe shoqata, madje edhe në përvjetore të ditës së luftes kundër- DROGES. Aktualisht Elbasani ka 6 shkolla te mesme, tre gjimnaze dhe tre shkolla te tjera të profilit të mesëm, duke numuruar mbi 7 mijë nxënës nga vitet e para deri tek vitet e katërta, me një personel mësimdhënësish prej 317 personash, të mjaftueshëm për të bërë “zap” ata elementë që thithin hashashin dhe marrin me forma te tjera drogat në banjot apo ambientet e tjera shkollore. Sipas një drejtuesi të një prej gjimnazeve te njohura në Elbasan, “qysh prej 3-4 vitesh fenomeni i drogmenëve është bërë sa shqetesues aq edhe i frikshëm për ne si mësues dhe per vetë shumicën e auditorit, madje edhe prindërit, të cilët shpesh vijnë në mbledhjet e perdyjavshme çdo të enjte dhe na ankohen se, “djali apo vajza kanë nisur rrugën e keqe, aman bëni diçka”. Por ankesat e prindërve, mësuesit duket se kanë vendosur t’i presin qetesisht, apo duke njoftuar policinë, e cila rrallë dërgon ndonjë “antidrogist” civil i cili mjaftohet me ndonjë kontroll rutinë në klasa dhe embientet e tjera, duke përfunduar në lokalet e mbushura me nxënës të gjimanzeve, të cilët jo vetem lënë orë mësimi, por prishin goxha para gjatë ditës. Probemi i drogave në shkollat e mesme apo i atyre që vijnë shpesh me krahët e nxirë në klasa, ka ngjallur shpesh shqetesimin e mësuesve të ndërgjegjshëm dhe familiarë. Sipas tyre, “shpesh ka qëlluar të na vijnë në klasa kryesisht meshkuj (por edhe femra) që duken të përgjumura apo të shpërfytyruara, duke prishur orët e mësimit apo duke provokuar incidente të tjera. Të vjen keq tek shikon nxënës të shkollave te mesme të katandisur në atë gjendje, pa asnjë kujdes familiar apo shtetëror. Duke pyetur në Urgjencën e Spitalit te Elbasanit mësuam nga mjeku R.K. se, “po të shikosh regjistrat do të dallosh emra që detyrimisht ne duhet t’i regjistrojmë sepse shkojmë në burg, të moshave nga 14 deri 17 vjeç, të cilët vijnë me urgjencë tek ne pasi marrin lloj-lloj drogash te pista apo kruejnë marifete të tjera duke rrezikuar shëndetin, kjo ka ndodhur dhe ndodh çdo natë tek ne”. Sipas burimeve nga drejtoria “Spitali Rajonal i Elbasanit aktualisht nuk ka një pavion të posaçëm ku të trajtohen drogmenët, dhe shpesh ata që vijnë në gjendje kome nisen drejt Tiranës, mbetet shumë e nevojshme të ngrihet një sektor i trajtimit të personave të droguar, pasi tek ne trajtohen sipas kushteve dhe mundësive tona, duke u bërë serume, qetësues etj”.  Ndërkohë statistikat policore e rendisin Elbasanin tek qytetet me probleme të mprehta sociale, duke mos lënë pas drogmenët. Sipas tyre, “mbi 1500 të rinj (meshkuj shumica) sot drogohen apo njihen si tregetarë të drogave në periferitë dhe skutat e errëta te qytetit, si ish-vendstrehime, vagona trenash te braktisur, automjete te braktisura etj. Por policia dhe sektori Antidrogë në Drejtorine e Policisë mbetet akoma i pafuqishëm për t’i bërë “zap” drogmenët. Mbi 22 perqind e tyre sot janë autorë të krimeve të tilla si vjedhje, grabitje, plagosje madje edhe vrasje. Dhe kjo situatë e rënduar ka ardhur si pasojë e tolerimit që u është bërë atyre qysh në bangat e gjimnazeve, duke “trashur” vit pas viti vesin i cili sot i ka katandisur ata në qenie të shpërfytyruara dhe tepër të rrezikshëm për shoqerinë. Drejtoria Arsimore nga ana e saj, mbetet neglizhente dhe e paaftë por që gjithsesi ka kerkuar vazhdimisht  kryesisht në shkollat e mesme, praninë e policisë civile dhe agjenteve te Antidrogës, por deri sot kjo ka qenë gati e pamundur, duke e lënë fenomenin dhe drogat vrastare të konturohen si fenomeni më i rrezikshëm tek të rinjtë elbasanas.   

Arkivuar nën: Pa kategori | 0 Komente »

Kosova,Pavarsia dhe Elbasani

31 Mar 08 nga extra

                 Kosova, Pavarësia dhe Elbasani“Se flamuri kuq e ziDo valojë përsëriNë Kosovë e Çamëri”Ka qenë ky lajmotivi njëshekullor që ka ushqyer shqiptarët e të gjitha trojeve, ku bukës i thonë bukë dhe ujit, ujë. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, u deshën 96 vjet të tjera që Kosova të fitonte Pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Ishte një rrugë e gjatë e mbushur me plot ngjarje dhe dhembje, e mbushur me genocid serb dhe mosdëshirën e Europës për ta bërë atë që i takon një kombi të tërë. Ishte një shekull, që diktoi edhe sjelljen e shqiptarëve në raport me fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha. Të pafajshëm dhe të pafuqishëm përballë dinakërive dhe pabesive, u desh gati një shekull që shqiptarët të gjenin partnerin e vërtetë. Edhe pse përtej Oqeanit, shteti më i fuqishëm i botës u bë parzmore e vlerave të vërteta për liri dhe demokraci. Nëse më 1999 u shtrua rruga për te Pavarësia dhe këtë e bëri NATO dhe SHBA, janë përsëri këto dy fuqi botërore që së bashku me Bashkimin Europian, u bindën në drejtësinë e rrugës që ndoqi Kosova dhe rrugës që ata vetë hapën për të aguar Pavarësia. U desh edhe mundi dhe sakrifica e kosovarëve, u desh edhe gjaku i dëshmorëve dhe paqësia e Ibrahim Rrugovës, u desh edhe UÇK me Adem Jasharin e Hashim Thaçin e Ramush Haradinaj, si dhe urtësia e politikabëve kosovarë, ashtu si edhe qëndrimi i vëllazërve në Shqipëri, që të gjitha bashkë me partnerët të fitohej Pavarësia. Të tjerat, ato çfarë bëjnë serbët, se çfarë thonë rusët, se çfarë spërdridhen grekë e kush tjetër, janë grafmat e fundit të antishqiptarizmit. Kosova e nënshkroi Pavarësinë, Bota e njohu Pavarësinë, “Se Zoti vet e tha me gojë, / Që kombe shuhen përmbi dhe, / Po Shqipëria do të rrojë, / Për të, për të luftojmë ne”.Po ç’hyn Elbasani në këtë analizë, do të pyesë lexuesi. Po, është e drejtë pyetja. Menjëherë më vjen në mendje një bisedë që një shqiptar nga Gjakova e Kosovës, Musa Sade bënte me tim atë, Nuriun, në vitet ’70. Sapo ishte hapur universiteti i Prishtinës dhe për xha Musanë ishte një sihariq i madh, kur i thotë bëbit tim se “e fitum Kosovën, Nuri”. “Për hajër qoftë, Musa, por ç’hajërsile ka që ma the këtë?”, - e pyeti im atë. Menjëherë xha Musai u përgjegj se “Hapja e universitetit do të shkollojë fëmijët, do t’i ndërgjegjësojë ata, nuk do ta harrojnë gjuhën e nanës dhe do mbillet fara që do të japë frutet e saj”. E them sot pas 35 vjetësh, se xha Musai paska qenë burrë i mençur dhe i urtë, edhe pse s’kishte arsim. Ai tha një të vërtetë që mirësinë ia dinë elbsanasit. Këtu kam rastin të rikujtoj, se kjo farë që është mbjellë në Kosovë e në vise të tjera shqiptre, e ka zanafillën edhe tek Mbreti Zogu i Parë, por edhe tek ai vendim i madh i shtatorit 1941 që nënshkroi ministri i arsimit i asaj kohe, Ernest Koliqi, për shkuarjen e mbi 400 normalistëve në të gjitha trojet shqiptare për hapjen e shkollave shqipe, mësimin e gjuhës dhe shkollimin e brezave. Ishte Normalja e 1909, që i dhanë shkëndijë kësaj pune dhe ishin rreth 180 elbasanas, veçanërisht, që u bënë zjarri i vatrave amëtare për hapjene  shkollave dhe mësimin e shqipes, duke u bërë mbjellësit e vërtetë të asaj që do të jepte frutet e vërteta pas 60 e ca vjetësh. Janë të paharruara në kujtesën e shqiptarëve të Kosovës, të shqiptarëve të Çamërisë, të shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, emrat e mësuesve të nderuar që u hapën shkollat nën trysninë serbe, që mësuan bijtë e shqiptarëve me fjalët e bukura të shqipes së Dhaskal Todrit dhe Kostandin Kristoforidhit dhe mësuesve të mrekullueshëm nga Elbasani. Emra si Mehmet Gjevori nga Elbasani në Kosovë,që u bë ministri shpirtëror i arsimit dhe veterani më i respektuar dhe i nderuar i shkollave. Emri i Mahmutt Dumanit u gdhend në shkollën që ai hapi në Sllatinë të Kërçovës në Maqedoni, ku është derdhur edhe një bust për nder të mësuesit. Po ashtu të nderuar kanë mbetur edhe emrat e Xhemal Voci dhe Sulejman Karaj nw Gostivar e Kumanovw, po aq sa edhe kanë mbetur të kujtesë sakrificat e normalistit më të vjetër që jeton sot në Elbasan, Jonuz Balla, që punoi në rrethinat e Tetovës dhe hapi edhe shkollën në këtë qytet, që sot ka mirënjohje të përjetshme dhe që iu nënshtuar burgjeve serbe përse hapi shkolla shqipe dhe mësoi nxënësit e4 së ardhmes dhe, më pas konunistët shqiptarë e burgosën duke e akuzuar si agjent të UDB, mësuesin e shkollave shqipe. Dhe lista e mësuesëve dhe mësueseve është e gjatë se e gjatë ishte edhe rruga që do të përshkonte arsimi shqiptar që si një pemë madhështore e vaditur me zemrat e bijëve të kombit dha frutet e saj deri tek kjo ditë e shënuar që është Pavarësia.Ishte ai refren i madh që cituam në fillim të këtij shkrimi që u mbajt i ndezur si një pishtar, që këndohej me aq zell nga normalistët dhe ushqehej nga mësuesit e Normales së famshme që shtruan udhën e ndritur të Pavarësisë. Ishte ai edukim që bënë normalistët e Elbasanit të cilët u bënë shpresë e së ardhmes së kombit, përmes biujëve që do të mbanin lart flamurin e lirisë dhe dashurisë për kombin, kudo, në Kosovë, në Çamëri, e kudo që shqiptarët janë në trojet e tyre amëtare. Është kjo meritë e madhe që bën lidhjen e Kosovës ,e Pavarësinë dhe Elbasanin, ashtu siç në këtë qytet ka edhe një lagje që quhet Fushë Mbret dhe që është një Kosovë e vogël në Elbasan, ashtu si edhe TV Dardan që mishëron dëshirat e shqiptarëve për të realizuar bashkimin e trojeve nën flamurin kuq e zi e shqiponjën dykrenare.Dita e shenjtëruar e 17 shkurtit 2008, ka brenda saj edhe dëshirat e aspiratave të popujve që luftojnë për liri e pavarësi, si Kosova jonë, se drejtësia e vërtetë vonon, por s’harron. Refreni i bukur i Normales ende këndohet në Kosovë se misioni i shqiptarizmit ende s’ka mbaruar.     

Arkivuar nën: Pa kategori | 0 Komente »

Lef Nosi Atdhetari qe dokumentoi historine

31 Mar 08 nga extra

Atdhetari që dokumentoi historinë Lef Nosi  Në qoftëse sot kombi shqiptar ruan dokumentuar në gjuhën shqipe aktin madhor të shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë Me 28.11.1912, kjo i dedikohet Lef Nosi ,ministër i qeveris së Ismail Qemali .Kush ishte Lef Nosi,pr të cilin sot shqiptarët dinë fare pak,ose aspak,falë një heshtje kriminale që e mbuloi për gjysëm shekulli këtë emër.Lef Nosi lindi në familjen e dëgjuar të Nosëve të kalasë në 1876.Mësimet e para i mori në vendlindjen,ndërsa ndoqi gjimnazin grek të Ahinës.Po këtu nisi studimet e larta në degën e farmacisë.Veprimtarinë atdhetare,politike shoqërore e nisi në vitin 1909 me celjen e të parë gazetë në gjuhën shqipe “Tomorri”është një nismëtarët e kongresit të elbasanit dhe të hapjes së shkollës së parë Normale në këtë qytet.Dy artikuj të tij në gazetën “Tomorri”të përkthyer nga shtypi i parisit,bënë që “ Turqit e rinj”ta internojnë në Brusë të Turqisë.Në aktin diplomatik të shpalljes së pavarisë së Shqipëris Lef Nosi luan një rol të dorës së parë.Shumë nga dokumentat themeltar të shtetit të ri shqiptar dhe notat drejtuar fuqive të mëdha janë hartuar nga dora e tij.”Në Vlonë më 15/28të vjeshtës së tretë 1328/1912.pas fjalëve që tha Z.Kryetar Ismail Kemal Beu,me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet shipëria me sot të bahet në vehte,e lirë emosvarme” Të gjitha dokumentacioni i shpalljes së pavarsisë dhe vendimet e qeverisë së Vlorës,ku ishte ministër i postës-telegrafës,ai i ruajti dhe i botoi për herë të parë në vitin 1924.Në 1919-1920 është antar i delegacionit shqiptar në konferencën e Paqes në Paris,kur vendoseshin fatet e popujëve nga vendimet e fuqive fituese të luftës së I botërore.Shqiptarët sot njohin fjalimin  emocional të Nolit në këtë konferencë,por nuk njohin rolin e dokumentave autentike,që paraqiti Lef Nosi për të vertetuar të drejtate popullit shqiptar për të jetuar i lirë në trojet e veta.Ai ishte mik i ngushtë me disa personalitetëve shkencor me famë botërore si Norbert Jaklidhe Margeret Hazllëku.Në fund të vitit 1943,pas futjes së trupave gjermane në shqipëri,është një nga katër antarët e regjencës që përbëhej nga :Lef Nosi,Patër Anton Harapi,Mehdi Frashëri,dhe Fuat Dibra.Asnjëherë nuk është përmendur roli i këtyre burrave të ndritur(dy prej këtyre jan firmëtar të aktit të Pavarsisë)në shmangjen e gjakderdhjes në trojet shqiptare.Gjatë kësaj periudhe mbi 150 normalist u dërguan në viset shqiptare të Kosovës,Maqedonisë,dhe Çamëris për të mësuar fëmijëve gjuhën shqipe.Vërtet Shqiptarët sot krenohen se janë i vetëm vend në Europës që nuk dorëzoi cifut në duart e gjermanëve.,por kujt i dedikohet kjo merit.Mos vallë atyre njerzëve që ndryshuan historin dhe të padisnin për një goje mikun tek sigurimi.Se kush ja preu rrugën për në komandaturën Gjermane,se kush ia kucigojën spiunëve shqiptar  e tregon një fkt kuptim plotë.Rigjenti,nazistë “tradhëtari”Lef Nosi,strehoi në shtëpin e tij në Elbasan strehoi dy familje cifute.Sot emri Nosi shkruhet me gërma të arta në memorialin e atyre qqë mbrojtën cifutët gjatë luftës së dytë botërore,në Jeruzalem.Në fillim të vitit 1945 Lef Nosi strehohet nga miku i tgij Adem Samurri në mengel pranë elbasanit.I sëmurë,i plakur, në moshën 70 vjec detyrohet të niset fshahtas në Tiranë për kurim.Atje kapet nga agjentët e sigurimit  dhe pushkatohet në vitin 1945.Pasuria e tij,u bë pre një plackitje të pashembullt.Bibloteka  etij përmbante mbi 10 mijë vëllime me vlera të rralla për albanologjinë dhe arkeologjin dhe historin botërore u shpërnda dhe u vodh në mënyr të paskrupullt.Për të kuptuar se cpërmasa kishte arkivi personal i Lef Nosi mjafton të shënojmë faktin se fondi i tij në AQSH sot,përmban një vëllim prej 12mijë faqesh me vlerë dokumetave.po kaq ndodhen në muzeun etnografik të elbasanit,në biblotekën kombëtare në Tiranë Fondi  i tij përmban përkthime e dokumentëve historike të gjykatës turke(Sheriatit) i cili fillon që nga viti 1560 dhe regjistrat e vjetër të esnafëve,kronologji të ngjarjëve historike,veprën e anonimit të elbasanit,të Kristoforidhit,dokumenta e lidhjes së Prizerenit dhe të kryengritjeve të vitëve 1910-1912 si dhe fondi i pavarsisë botuar për fat të mirë në 1924 nën titullin”Dokumente historike për ti shërbyer çështjes sonë kombtare”Një vlerë e rrallë ka pasur edhe fondi i tij në monedha antike dhe objekte arkeologjike,të cilat sot  ndodhen në duart amatore,shumë pak që shpëtuan  

Arkivuar nën: Pa kategori | 0 Komente »

gazeta “ku vemi?” 1924 Prof.Asc.Dr.Kujtim Bevapi

31 Mar 08 nga extra

                        Gazeta “Ku Vemi?”1924.Prof.Asc.Dr. Kujtim Bevapi                     Elbasani historikisht është dalluar si një qytet me tradita       atdhetare,patriotike,arsimore,e kulturore. Në mënyrë të vecantë harkun kohor  1920-1924 shënon një ngritje të mëtejshëm të luftës për një shoqëri demokratike,për ti dhënë jetë idealëve të demokracisë,pluralizmit politik,në luftë me mbeurinat e fedualizmit,për të afirmuar të renë,mendimin e lir përparimtar e progresiv.Lëvizja demokratike, është spikatur në Elbasanin e atyre vitëve (1920-1924).Refleks I kësaj lëvizje është shtypi I botuar në këtë kohë,gazeta: “Shkumbini”,”Ura e Shkumbinit”,”Ku Vemi?dhe Elbasani.Gazeta “Ku Vemi” dhe drejtuesi I sajë Salih Çeka luajtën një rol parësor dhe u shquan në luftën që bënë për dëmokratizimin e jetës në shoqërin Shqiptare të kohës për forcimin, konsilidimin,modernizimin e shtetit shqiptare,si dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të kombit tonë.Sali Çeka nga Filiati I Camërisë ka hyrë në hitorinë e popullit shqiptarë si patriot e atdhetar,demokrat e ndricimtar.Si gazet ajo filloi të dalë në janar të vitit  1924 dhe vijoi deri në mesin e muajit Tetor të këtij viti.Drejtimet kryesore të pasqyrimit të problematikës sajë mbështeteshin në disa shtylla themelore si: a) në bashkimin kombëtardhe ruajtjen e pavarsisë së e ekonomike e shoqërore,d) problemetë arsimit dhe vecanërisht të laicizmit të shkollës shqipe.Vetë titulli që mbante ajo “Ku Vemi?” vlersimi e ngjarjëve të jetës aktuale të vendit,ku përmes analizave synonte të ndriconte prespektivën për të ardhmen e shqipërisë.Në kryeartikullin e numrit të parë të saj,gjendjen e vendit,do ta karekterizonte me një …”nervozitetin politik,intrigën,dëshirën,e interesit vetjak,kolltukun,ambicjen,zënkat me njeri tjetrin,harrimin e interesit të përgjithshëm,paaftësin,ligjet e cala krizat…asnjë solidaritet të përbashkët,asnjë masë shptimi për këtë popull”Antarët e parlamentit,sipas gazetës,duhet të ishin ata që do të hartonin e përbënin programin,kjo do të shpinte në prerjen e rrugës së politikës personale,dhe për tia arritur kësaj rekomandoheshin sit ë ngutshme një varg masash që shtriheshin si në planin e jashtëm, ashtu edhe në atë të mbrëndshëm,si në fushën politike,ashtu edhe në ekonomike.Duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve në vendin tonë “Ku Vemi?” godet tendecat dhe etjen për pushtet të partive politike të kohës,demaskon veprimtarin e tyre.Në artikullin të saj me 12 shkurt 1924 ndër të tjera thekson “…..Ata njerëz,ato parti që vënë përpara presionin e jo garimin,ato grupe që kanë nevojë për kujdestar fuqiplotë e jo nevojë  të lidhemi së mbërthyeri në parime,kanë përgaditur rrezikun e vehtes tyre,kanë fikun popujt,dhe kanë rrezikuar shtetet e tyre”në artikujt e saj,ajo shpreh mendimin se qeveria duhet të inkurajoj krijimin e partive,ndërsa partitë nga ana e tyre,nëpërmjëet kritikave të programëve të njëra tjetrës,duhet të luftonin për të udhëhequr me urtësi fatet e popullit dhe të atdheut.Në faqet e gazetës trajtohen dhe zënë një vend të  rëndësishëm dhe problemet shoqërore në mënyrë të vecantë lufta për emancipimin e gruas Shqiptare.,duke e konsideruar atë forcë,të madhe me energji të pashoqë,clirimi I së cilës nga viegat e rënda,do të sillte dobi për përparimin e atdheut.Dëshmi e këtyre përpjekëve të vashdueshme është lufta për arsimin e gruas,kundër zakonëve mesjetare që ndrydhnin e poshtëroni personalitetin dhe botën e saj shpirtërore.Lufta për shkollën kombëtare shqiptare pas shpalljes së pavarsisë e deri në vitin 1920,pati një rrugë me batica e zbatica prandaj luftëtrëve të shkollës kombëtare iu desh të luftonin me traditën dhe sistemet e shkollave të huaja.Në këto rafshe gazeta”Ku Vemi?” në artikuj e botuar për një përmbysje të sistemit shkollor ekzistues dhe për vendosjen e një sistemi  të ri demokratik e shkollës shqipe.qëllimi kryesor ishte edukimi në radhë të parë I shqiptarëve .Në këtë sistem të ri,gazeta I jepte prioritet jo vetëm arimit falas por rëndësi të vecantë I jepte edukatës qytetare në disa drejtime,që problemi I demokratizimit të arsimit të vendosej në baza të sigurta,gazeta sugjeronte hartimin e ligjëve  të vecanta të posacëm për krijimin e një sistemi të tillë arsimor që reflekton dhe pasqyron idetë më përparimtare të kohës.Në këtë hark kohor 1920-1924”Ku Vemi?” u bë një luftëtare e denjë për shkollën laike shqipe dhe dha një kontribut me vlerë.Gazeta”Ku Vemi?” për materialin që paraqit,mënyrën si e trajton,të krijon bindjen e qarte,se kemi të bëjmë me një shtyp me kahje e drejtimtë qartë demokratik e përparimtar,për të pasqyruar mendimet e shqetësimet e kohës,përdor disa lloj shkrimesh të stilit gazetaresk me artikuj problematic,komentues,propagantues,të ndarë në disa rubrika “lajmet e vendit,nëpër faqet e shtypit shqiptar,lajme të jashtme,këshillime për popullin, Interesan ishin rubrikat satirike “sqimet e plakes”ashtu edhe simotrat e saj me rubrikat saterike”tregëzat e mullirit”e gazetes Shkumbinit, “Andrra e përralla”gazeta ura e shkumbinit “Dybeku”gazeta e Elbasanit Rubrika  Saterike “Sqimet e plakës”është një simbolike e mencurisë,bazuar në një eksperiencën popullore ku shkrimet përmes ironisë,alegoris,që shkon deri në sarkazëm fshikullojnë plagët e shoqërisë, qeveritë  dhe pushtetarët esaj abuzivë në kurriz të popullit.Gazeta”Ku Vemi?” u botua dhe filloi jetën e saj në një moment kritik,në janar 1924,fill mbas fushatës së zgjedhjeve të dhjetorit 1923,kur opozita nuk fitoi shumicën e votave,në saj të makinacionit electoral të qeverisë dhe abuzimëve në ligjin e zgjedhjeve.Mbas zgjedhjeve në vijën e parrë të zjarrit qëndronte gazeta “Ku Vemi” dhe drejtuesi I saj Sali Çeka,me një luftë pa kompromis kundër abuzimëve me pushtetin me pushtetin,paaftësisë injorancës për demokratizimin  e  jetës së vendit,arsimit,clirimit t personalitetit të njeriut,kundër forcave regressive e konservatore,kjo është arsyeja,që shpjegon faktin e mbylljes dy herë të saj,duke I ndërprerë botimin.Më 19 Tetor 1924 gazeta “Ku Vemi?” ndërpreu përfundimisht botimin e sajë dhe nuk doli më.Në historin e shtypit dhe publicistikës shqiptare,ajo do të mbetet si tribunë e mendimit përparimtar të kohës,e guximshme dhe me kontribut në lëvizjen demokratike të atyre vitëve

Arkivuar nën: Pa kategori | 0 Komente »

Kryebashkiaku i Elbasanit vlerson qeverin per mbeshtetjen

31 Mar 08 nga extra

Kryebashkiaku i Elbasanit vlerëson kryeministrin për mbështetjenIntervistë me Qazim Sejdinin, kryetar i bashkisë Elbasan.

Prania e kryeministrit shqiptar Sali Berisha në Elbasan më 14 mars, në Ditën e Verës dhe shoqërimi i tij nga kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe deputeti i PD Aurel Bylykbashi, ishte një mesazh jo vetëm për qytetarët elbasanas, por edhe për vetë kryetarin e bashkisë, pasi Berisha rikthehet në Elbasan pas tre vjetësh. Ishte ky shkaku dhe shumë zhvillime në këtë qytet, që na çoi tek intervista me nr 1 të bashkisë. Aprovimi i buxhetit 2008 ka pasur një mbështetje financiare edhe nga qeveria shqiptare.Duke pasur parsysh këtë buxhet ambicioz, rreth 385 milion janë investime që do të përdoren kryesisht në kërkesat që kanë patur qytetarët në buxhetimin me pjesëmarrje, që tashmë është një traditë e krijuar në vitin 2006 në bashkinë e Elbasanit, por me një vëçanti që për vitin 2007 ky buxhetim me pjesëmarrje u bë në të 21 lagjet e qytetit duke marrë mendimin e qytetarëve dhe duke u votuar dhe duke nxjerrë prioritetet që tashmë janë mishëruar në këtë buxhet të këtij viti. Ne kemi filluar punë dhe brënda 60 ditëve fillojnë investimet.”

Në lidhje me pyetjen se ç’po bëhet me planin rregullues të qytetit, kryetari i bashkisë Qazim Sejdini shtron mendimin e tij se “është një plan i miratuar nga bashkia e Elbasanit në vitin 2006. Ajo është një busull orientuese që ne e kemi tashmë në program të punës sonë dhe kemi filluar implementimin e këtij projekti që fillon nga infrastuktura dhe duke vazhduar dhe me probleme të tjera që ngrihen. Për këtë bashkia ka nxjerrë edhe gazetën e saj zyrtare për të informuar qytetarët dhe më 1 prill qytetetarët do të kenë buletinin ku do të jenë të pasqyruara të gjitha të dhënat e qytetit të Elbasanit me të gjithë punët në sektorët e bashkisë.”

A do të ketë përplasje midis këtij projekti për zhvillimin e qytetit me ligjin e ri për urbanistikën, veçanërisht në ndërtimin e pallateve, ishte pyetja në vazhdim, për të cilën kryebashkiaku Sejdini shtoi se “nuk na shqetëson fare ky problem. Ne na shqetëson një problem tepër madhor. Në vitin 2005 është miratuar projekti i qendrës së qytetit dhe për 3 vjet nuk është bërë asnjë investim në këtë qendër për shkak se plani rregullus i qendrës bie ndesh me interesat e qytetarëve elbasanas. Për rrjedhojë bie ndesh edhe me vetë investitorët. Në mbledhjen e KRRT të muajit dhjetor 2007 duke parë interesat e qytetit të Elbasanit dhe të investitorëve elbasanas ne kemi dërguar pranë KRRTRSH ndryshimet në projekt, që nuk janë ndryshime thelbaësore, por janë risistemime, duke i dhënë mundësi të gjithë pronarëve dhe invsestitorëve që të kenë mundësi të ndërtojnë. Gjithashtu unë kam të gatëshëm planin rregullues të të gjithë qytetit i cili tashmë është në përfundim se në fund të mandatit të zotit Turku nuk arriti të miratohej tërësisht, por detyrat që janë lënë nga këshilli bashkiak dhe puna e bërë bashkë me Co–Planin për atë vit, ne jemi detyruar të reflektojmë në këtë plan. Njëkohësisht jemi duke marrë edhe asistencë teknike nga një studio Italiane për disa ndryshime që mendojmë, por të kemi parasysh diçka se mendimi ynë është që sa i shërben ky plan qytetarëve, sa i shërben kjo pronarëve dhe deri ku i shërben. Nëse do të ishte plan për plan do ta kishim çuar në KRRTRSH, por duhet të kemi parasysh që plani duhet të jetë edhe në interes të pronarëve, edhe në interes të qytetarëve, edhe në interes të investitorëve, por në parametra bashkohorë. Në planin urbanistik, një vlerë të rëndësishme ka ruajtja e traditës dhe vlerat historike”.

Po ajo që ka një rëndësi të veçantë në ndërtimin e pallateve shumkatëshe,ka të bëjë me shqetësimin për mungesën e parkingeve, për të cilën Sejdini u detyrua të pohoj se “problemi do të zgjidhet se që nga muaji maj që kanë filluar punë e deri më sot kemi dhënë 78 mijë metra katrorë leje ndërtimi duke patur një KRRT tepër aktive, ku i janë hapur dyert të gjithë investitorëve dhe duke mos penguar kërkënd, por duke ruajtur parmetrat. Kërkesa imediate janë dy, që çdo pallat të këtë parkingun e vet dhe të ketë vende për kalimin e invalidëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuar njëkohësisht duke ruajtur dhe arkitekturën e qytetit tonë panvarsisht dhe nga katet, pra duke ruajtur një planimetri harmonike zhvillimi. Njëkohësisht ne jemi duke punuar me insitutin e monumenteve të kulturës këshilli i së cilës ka qënë para disa ditësh në Elbasan për të bërë rivlersimin e objekteve të cilat ia vlejnë të mbahen, të ruhen dhe të trajtohen si monumente kulture. Ato që nuk vlejnë s’kanë pse të jenë më. Ne kemi rënë në një konsensus me to, ato janë duke e studiuar. Unë këto ditë pres vendimin e këshillit të Insitutit të Monumenteve të Kulturës bashkë me atë të ministrit të financave dhe ministrisë së kulturës”.

Bulevardi “Qemal Stafa”, veçanërisht pjesa përballë kalasë ka pasur një ristrukturim. Puna ka shkuar deri aty sa këtij bulevardi i mungojnë pllakat e shtrimit që, sipas prmtimit, duhet të ishin përfunduar para Ditës së Verës, por që nuk përfundoi. Për këtë kreu i bashkisë u shfaqësua duke thënë se “ka mbaruar si strukturë rruge, ka mbetur problemi i shtrimit të pllakave që do të jenë të njejta me ato që u vendosën fillimisht, por që për shkak të cilësis së dobët, ne nuk pranuam pllakat e prodhuara nga një firmë e Elbasanit. Pretendojmë që brënda 15 majit rruga të jetë e përfunduar. Pllakat që do të prodhohen dhe që do të prodhohen në Elbasan, do të jenë me një shtresë kuarci, duke i dhënë më shumë bukuri kësaj shëtitoreje. Problemi i dytë që ka shumë rëndësi është problemi i ndriçimit të brenshëm të kalasë, bëhet fjalë për ndriçimin e murit të kalasë nga poshtë. Në kontaktim me firmën që ka bërë ndriçimin e kalasë së San Marinos, kërkojmë t’i japim një ndriçim sa më të arritur natën. Shëtitorja ka një vlerë shumë të rëndësishme për qytetin, sepse është shumë e frekuentuëshme nga qytetarët me stolat që ka dhe me atë projekt të mrekullueshëm që është hartuar, ideuar dhe zbatuar nga drejtori i urbanistikës së bashkisë, arkitekti  Gentian Tabaku”.

Ardhja e kryeministrit Berisha në Elbasan, ishte eveniment për qytetin. Por se çfarë aksesi i jep ai bashkisë, për këtë Sejdini deklaron se “ardhja e kryeministrit ishte një vlersim për bashkinë e Elbasanit, ishte njohja me punët konkrete që po bënë bashkia e Elbasanit, ishte njohja me ndryshimet që po bëhen në infrastukturë. Të gjitha këto u lidhën dhe me kërkesën imediate që ka qyteti i Elbasanit për një fushë plerash, që është një problem shumë i madh për këtë qytet dhe që është një nga objektivat e mia për ta zgjidhur sa më shpejt dhe them me kënaqësi që gjeta mbështetjen e kryeministrit, gjeta mbështetjen morale edhe materiale, sepse mori edhe ministria e turizmit dhe kulturës për trajtimin e monumenteve të kulturës. Unë mendoj që në vitin 2008 do të kemi gjëra të reja, do të kemi goxha investime jo vetëm në qendër, por edhe në periferi, kemi kanalizimet e ujrave të zeza do të kemi asfaltime të rrugëve, do të kemi ujin e pishëm, do të kemi gjëra me mjaft interes për qytetarët elbasanas. Një gjë duhet të kemi parasysh, ne jemi në punë non stop dhe kërkesa e llogarisë është tepër maksimale. Ditët që do të jenë me kohë të mirë do të jenë të përshtatëshme për asfaltim. Bashkia ka bërë inspektim të rrugëve të asfaltuara në 2007 dhe ju do të jeni prezent që tre nga këto rrugë do të ribëhen për shkak të mungesës së cilësisë”. 

Arkivuar nën: Pa kategori | 0 Komente »

reformat zgjedhore dhe kaubojsat e politikes shqiptare

31 Mar 08 nga extra

Reforma  zgjedhore  dhe  kaubojsat  e  politikës  shqiptare          Pak  nga  historia  e  re :  Nuk  ka  gjë  më  të  neveritëshme  se  sa  deklarimet  dhe  përbetimet  e  politikanëve  tanë  se  kanë  vetëm  një  merak  e  një  qëllim :  Të  realizojnë  zgjedhje  të  lira  e  të  ndershme !!  Sepse  të  gjithë  e dinë  se  janë  po  këta  politikanë,  në  këto  17  vjet,  që  kanë  deformuar,  tjetërsuar,  përdhosur  e  shpërfillur  votën  e  popullit,  vullnetin  e  tij.  Kush  i  ka  penguar  të  realizojnë  zgjedhje  të  lira  e  të  ndershme ?  Të  gjithë  betohen !  Betohet  Rama  dhe  Berisha,  betohet  Meta  e  Mediu,  betohet  Pollo  e  Gjinushi,  Ceka  e  Ngjela,  Milo  e  Starova,  gjithë  xhuvelëria !  Kush  pra,  kush  i  bëri  pis  e  i  çnderoi  zgjedhjet ?  Kush  u  përgjigj  e  pagoi  për  to ?  Kush  është  i  pandershmi  e  kusari  që  të  gjithë  po  e  kërkojnë  dhe  s’po  e  gjejnë  dot ?  Aaaaaa,  fajin  na  e  paskërka  pas  sistemi !!  Ai  na  qenkërka  gjynahqari,  hileqari,  kusari,  zuzari,  lapërdhari  !!  Dhe  fap,  na  u  zgjodhën  dy  më  të  ndershmit,  që  ta  denoncojnë,  ta  dënojnë,  ta  korigjojnë,  ta  pastrojnë  ta  përmirësojnë  sistemin :  Kaçi  rozë   dhe  Rusmajli  blu !  Këta  janë  më  të  ndershmit ( sepse  nëse  vuajmë  për  ndershmëri,  duhet,  së  pari,  të  kërkojmë  e  të  ngarkojmë  më  të  ndershmit ) dhe  më  specialistët  e  dy  forcave  kryesore  e  pse  jo,  edhe  të  politikës  shqiptare !  Dhe  për  të  dëshmuar  aftësinë  dhe  ndershmërinë  e  tyre,  ata  filluan  të  hulumtojnë  në  sistemet  që  ka  dynjaja :  Posi,  kemi  “ gjermanin ”,  po  kemi  edhe  “ spanjollin ”,  “ grekun ”  po  e  po,  shiko  se  na  përshtatet  më  mirë  “ çeku”  më  duket  dhe,  patjetër,  për  ta  bërë  tamam,  tamam  shqiptar,  duhen  marrë  pak  nga  të  gjitha !  Edhe  botën  e  bindim  se  po  e  dëgjojmë  dhe  po  e  ndjekim  por  edhe  shqiptarëve  po  u  dëshmojmë  se  jemi  sovranë  dhe  të  ndershëm !Por  batakçinjtë  ja  njohin  hilet  e  dallaveret  njëri  tjetrit.  Kusarët  e  vegjël,  e  dinë  mirë  se  kusarëve  të  mëdhenj  vetëm  për  dredhira  e  prapësira  u  vete  mëndja,  sepse  bashkë  i  kanë  bërë  deri  tani  të  gjitha  bëmat  e  hyneret.  Puna  është  se  kjo  “ ndershmëri ”  e  barazi  midis  kusarësh  nuk  mund  të  vazhdojë  gjatë.  Aq  më  tepër  që  kusarët  e  vegjël  duan  të  bëhen  të  mëdhenj  duke  hyrë  në  sinoret  e  të  mëdhenjve.  Lëre,  lëre  se  ç’vete !  Përfundimi :  Hyn  në  fuqi  ligji  i  xhunglës,  i  fshehur  me  marifet  deri  tani.  Luanët  janë  luanë,  ujqërit,  çakejt,  dhelprat, lepujt  e  lepurushët,  duhet  të  mos  harrojnë  origjinën !  Kështu  pra,  çdo  gjë  do  të  vejë  në  vendin  e  vet.  Vicklat  do  të  fashiten  dhe  të  vegjlit  do  ta  kuptojnë  se  kanë  mbijetuar  e  janë  fryrë  artificialisht,  për  zemërgjërësi  të  të  mëdhenjve.  Përsëri,  vetëm  kështu  mund  të  mbijetojnë.  Këtë  do  ta  kuptojnë  shpejt  kolopuçët  “ grevëthyes ”  dhe  koalicioni  i  “ të  imtave ”  do  të  prishet  përsëri.  Në  xhungël  nuk  mund  të  veprojnë  ligje  të  tjera  veç  atij  të  xhunglës,  pavarësisht  llojeve,  specieve,  grupimeve,  aleancave  e  koalicioneve,  klaneve  e  hordhive,  lidhjeve  e  krushqive.  Kur  peshku  i  madh  ha  të  voglin  as  që  mund  të  bëhet  fjalë  për  raporte  më  dashamirëse  e  bashkëjetesë  midis  gjallesave  që  ndryshojnë  në  gen,  pavarësisht  se  janë  pjesë  autentike  në  trojet  e  tyre  etnike,  në  xhungël.  Prandaj,  kushdo  që,  me  hir  apo  me  pahir,  futet  në  xhungël,  duhet  të  ketë  studiuar  më  parë  biblën  e  saj  dhe  t’i  ketë  bërë  llogaritë  sipas  këtij  kodi,  përndryshe,  zoti  pastë  mëshirë  për  të !  Amin  !            Sherrnaja  hipokrite  për  sistemin            Të  gjithë  sherrxhinjtë  hileqarë  e  të  pandershëm ( Të  gjithë  pa  përjashtim  janë  të  pandershëm  sepse  përndryshe,  ndonjeri  në  komisione,  do  ta  kishte  ngritur  zërin  kur  bëhej  masakra  mbi  votën  e  sovranit ) para  apo  mbas  ekraneve,  evidentojnë  pa  mëdyshje  dhe  pa  hasur  kundërshtime  nga  askush  se,  sistemi  që  respekton  në  mënyrë  absolute  vullnetin  e  sovranit  dhe  që  u  mbyll  derën  gjithë  pisllëqeve  të  vërejtura  deri  tani,  është  SISTEMI  I  PASTËR  PROPORCIONAL.  Por  kjo  thuhet  sa  për  ta  evidentuar,  gjë  që  dëshmon  se  kusarët  tanë  nuk  janë  dhe  aq  budallenj  dhe  nuk  kanë  nevojë  për  të  importuar  sisteme  hibride  tip  “ OMGJ ”.  Kjo,  pra,  pohohet  sa  për  evidencë  ( në  fakt,  për  të  kërcënuar  njëri  tjetrin  me  mbështetjen  ndaj  një  sistemi  të  ndershëm)  sepse  kusarët  i  tmerron  ndershmëria.  Ja  përse  thuhet  dhe    harrohet  në  çast  ajo  që  u  evidentua  duke  harruar  njëkohësisht  se  janë  aty  pikërisht  në  kërkim  të  sistemit  që  garanton  ndershmëri.  Dhe  vazhdon  sherrnaja  me  argumenta  e  stërargumenta  në  kërkim  të  asaj,  që  në  fakt,  nuk  e  do  asnjëri,  ndershmërisë  pra !       Përse  sistemi  i  pastër  proporcional,  pa  prag  garanton  zgjedhje  të  ndershme ?          1.  Sepse  ai  i  jep,  rigorozisht  në  përqindje,  çdo  partie,  aq  vënde  në  parlament,  sa  përqind  të  mbështetjes  elektorale  që  gëzon.  A  është  e  drejtë  kjo ?  Sigurisht  që  po !          2.  Sepse  e  zbut  dhe  e  civilizon  betejën  elektorale.  Duke  qenë  se  nuk  ka  individë  të  angazhuar  drejtëpërdrejtë  për  të  fituar ( siç  ndodh  në  garën  në  mazhoritar )  nuk  ka  as  kriminelë  e  grupe  banditësh  të  organizuar  e  vënë  në  lëvizje  për  të  siguruar  me  dhunë  votën  për  kandidatin  e  tyre.  Natyrisht  realiteti  i  sotëm  zbulon  edhe  moralin  se  si  është  luftuar  për  të  zënë  një  vend  në  parlament  dhe  se  me  se  është  mbushur  parlamenti  ynë.  Merret  me  mend  lehtë  edhe  se  çfarë  mund  të  pritet  nga  një  parlament  e  parlamentar  i  tillë.          3.  Sepse  e  pastron  garën  elektorale  nga  amoraliteti,  nga  premtimet  boshe  individuale  pa  pasë  asgjë  në  xhep,  nga  paratë  e  hedhura  lumë  për  të  blerë  votën  por  edhe  nga  detyrimet  pastaj  për  t’ia  shpërblyer  militantëve,  në  kurriz  të  shtetit  dhe  të  popullit.          4.  Sepse  nuk  arrihet  të  përfaqësohet  në  parlament  elita  intelektuale  e  çdo  force  politike,  ( siç  e  ha  meraku  elitarin  Kaçi,  që  mezi  arrin  të  fitojë  me  palaçollëqe  në  zonën  e  tij  elektorale ) që  në  fakt  ndodhet  në  lidersdhipin  e  saj  por,  atje  zënë  vënd  ata  që  hedhin  më  shumë  para,  dhe  kuptohet  përse  i  hedhin dhe  si  do  t’i  rifitojnë,  ata  që  kanë  më  shumë  lidhje  të  çdo  lloji,  që  kanë  më  shumë  lidhje  me  krimin,  etj.          5.  Sepse  në  republikat  parlamentare  qeverisin  partitë,  me  elitën  e  tyre,  me  programin  e  tyre  me  grupet  e  tyre  parlamentare,  që  duhet  të  karakterizohen  nga  kohezioni  i  mbështetur  në  programin  e  miratuar  bashkarisht.  Deputetët  e  paraqesin  dhe  argumentojnë  qëndrimin  e  tyre  në  grupin  parlamentar.  Aty  shpaloset  dhe  vlen  individualiteti  i  tyre,  pothuaj  njëlloj  me  raportet  që  ka  antari  i  forumit  me  forumin  e  partisë  ku  militon.  Ata  nuk  mund  dhe  nuk  duhet  të  dalin  kundër  qëndrimit  të  grupit,  përndryshe  do  të  duhej  të  kishin  fituar  si  kandidatë  të  pavarur.  Kjo  është  edhe  arsyeja  se  përse  sistemi  proporcional  ka  epërsi  ndaj  atij  mazhoritar  në  të  cilin  në  parlament  nuk  sigurohen  elitat  dhe  ku  deputeti  nuk  e  ndjen  sa  duhet  detyrimin  që  ka  ndaj  Partisë  dhe  programit  të  saj.            Nëse  është  kështu  dhe  këtë,  në  fakt,  e  pranojnë  të  gjithë,  të  gjitha  bishtat  dhe  shartesat  që  kërkohet  t’i  shtohen  dhe  ta  deformojnë  këtë  sistem  të  virgjër,  synojnë,  absolutisht,  ta  xhveshin  atë  nga  kjo  “ ndershmëri  e  tepërt ”,  ta  ndyjnë  në  pjesë  të  ndryshme,  ta  inkriminojnë  e  kompromentojnë  deri  në  tjetërsim,  sejcili  në  interes  e  për  hesap  të  vet.  Sejcila  parti  e  sejcili  negociator,  komisioner  a  manovrator,  hileqar  e  manipulator,  synon  një  kod  zgjedhor  që,  nga  njëra  anë,  t’i  shërbejë  interesave  të  tyre  dhe  nga  ana  tjetër,  t’u  hedhë  hi  syve  të  tjerëve ( përfshirë  edhe  institucioneve  ndërkombëtare).  Institucioneve  ndërkombëtare,  nga  ana  tjetër,  nuk  u  mungon  përvoja  për  të  kuptuar  e  parashikuar  bumerangun  e  politikave  të  tilla  pa  të  ardhme.  E  gjitha  kjo  bëhet,  natyrisht  në  emër  të  moralit,  të  ndershmërisë,  të  stabilitetit  ekonomik  e  politik,  të  shpejtimit  të  proçeseve  integruese  e  lloj  lloj  sajesash  e  pallavrash  të  pështira  e  hipokrite  që  zor  se  i  ha  kush.  Por  kaubojsat  e  politikës  shqiptare,  me  nga  dy  pisqolla  në  brez,  të  përkëdhelur  nga  imazhi  i  vet  kallp,  nuk  e  çajnë  fort  kokën  për  moral.  Atë  e  kanë  kapërdirë  me  kohë  me  mish  e  me  xhin. Kusarët  nuk  heqin  dorë  nga  kusaria.  Ata  mund  ta  lenë  sherrnajën  vetëm  kur  të  mbeten  të  gjithë  mjaftueshmërisht  të  kënaqur  nga  ndarja  e  kurbanit  të  vet,  që  në  këtë  rast  do  të  jetë  Kodi  Zgjedhor,  në  mos  po  vetë  Kushtetuta.  E  ku  pyesin  kaubojsat  për  ligj  e  kushtetutë ?!             Le  t’ja  hapim  petët  lakrorit,           megjithëse  ai  ka  mbetur  pa  petë  fare  dhe  i  kanë  dalë  përsipër  jashtëqitjet  pa  hesap.          U  tha  se  të  gjithë  bishtat  e  shartimet  që  i  janë  bërë  dhe  i  bëhen  sistemit  të  pastër  propocional,  pa  prag ( që  respekton  besnikërisht konceptin  e  pluralizmit  politik ),  motivohen  nga  synimi  që  autorët  kanë,  për  t’  krijuar  vehtes  përfitime  mbi  atë  që  u  takon,  natyrisht  në  kurriz  të  asaj  kategorie  të  vegjlish  të  cilët,  realisht,  mund  të  ecin  me  këmbët  e  veta ( sepse  ka  edhe  të  vegjël  apo  inegzistentë  që  ecin  mbi  galloshet  e  të  mëëdhenjve.  Zhurmën,  më  së  shumti,  e  bëjnë pikërisht  këta ).  Një  funksion  të  tillë  e  luan  edhe  elementi  prag  që  shpesh  përdoret  si  kërcënim  nga  të  mëdhenjtë  dhe  pseudo  të  mëdhenjtë  për  të  vegjlit  e  klonuar.          Sistemi  i  pastër  mazhoritar,  në  një  periudhë  e  nivel  të  caktuar  formatimi  e  konsolidimi  të  faktorit  politik,  synon  ta  kthejë  pluralizmin  politik  në  sistem  dypartiak,  gjë  që  vetëm  për  demokraci  pluraliste  nuk  dëshmon  dhe  nuk  mund  të  bëhet  fjalë  më.  Duke  llogaritur  përfitimet  e  gjithanëshme  që  kanë  partitë  parlamentare,  kuptohet  se  partitë  e  vogla,  apo  partitë  e  reja  nuk  mund  të  bëhen  kurrë  të  mëdha.  Kjo  e  kthen  në  fallcitet  pluralizmin  dhe  konsiderimin  e  tij  si  një  sistem  human  me  hapësira  e  pretendime  politike  për  të  gjithë  faktorët  politikë.  Kjo  është  një  goditje  vdekjeprurëse  ndaj  së  resë.  Në  një  rrethanë  të  tillë,  të  gjithë,  nëse  duan  të  jenë  pjesë  e  politikës,  duhet  të  rreshtohen  pas  të  vjetrës,  pas  të  madhes !            Shartimet  e  tipit  të  ligjit  aktual,  ndonëse  fillimisht,  sa  pa  hyrë  shejtani  në  bark,  realizuan  një  përfaqësim  më  realist  në  parlament,  me  hapësirat  ligjore  që  kishin  për  manovrime  të  pamoralshme  dhe  me  moralin  gjithnjë  në  dekompozim  të  politikanëve  tanë,  fuqizuan  artificialisht  e  gradualisht,  me  mbështetjen  e  të  mëdhenjve,  edhe  parti  inekzistente.  Kjo  e  deformoi  keqas  raportin  e  mbështetjes  elektorale  me  atë  të  përfaqësimit  në  parlament,  duke  deformuar  kështu  vetë  demokracinë.  Nga  ana  tjetër  kjo  prishi  edhe  raportet  midis  aleatëve  pasi  të  mëdhenjtë  e  kuptuan  se  po  i  nxirrnin  sytë  vehtes  duke  tkurrur  partitë  e  tyre  në  favor  të  marrjes  së  pushtetit,  të  cilin  pastaj  do  t’u   duhej  ta  ndanin  me  sajesat  e  veta.  “ Elefantët ”,  sidomos  kur  janë  shqiptarë,  nuk  mund  ta  kthejnë  në  strategji  këtë  vijë  sjelljeje.  Rezultati,  sherrnajë  dhe  orekse  të  të  vegjëlve,  që  tashmë  nuk  janë  dhe  aq  të  vegjël,  të  paktën  në  gjëndjen  civile.          Kaubojsat  politikë  të  tipit  Kaçi,  na  kanë  shpikur  një  hibrid  të  ri  që  u  vjen  sipas  oreksit,  pasi  janë  konsumuar  e  kompromentuar  të  vjetrit :  Sistemin  spanjoll,  baraz  kjo  me  Sistem  Proporcional  Rajonal. ( vini  rejemi  gjithmonë  në  përpjekje  për  të  turbulluar  ujrat,  në  kërkim  të  korrektimeve  e  deformimeve  të  sistemit  të  pastër  për  ta  bërë  atë  sa  më  pak  të  pastër,  sa  më  pak  të  ndershëm  që  të  jetë  e  mundur ! )          Autorëve  të  këtij  sistemi,  para  apo  pas  skenës,  u  duket  se  kështu  do  t’i  heqin  qafe,  me  armë  “ proporcionale ” tashmë,  disa  nga  pseudoaleatët  e  bezdisshëm !  Duke  ruajtur  formalisht  pragun  2.5 %,  për  t’i  hedhur  hi  syve  të  vegjëlve,  në  fakt,  brenda  rajonit,  ky  prag  vete  disa  herë  më  i  lartë  dhe  derisa  nuk  parashikohet  një  kontigjent  vëndesh  në  parlament  nga  proporcionali  i  pastër,  siç  është  në  kodin  aktual,  pragu  aktual  mbetet  formal,  pa  asnjë  vlerë  dhe  që  nuk  prodhon  asnjë  deputet.  Të  mëdhenjtë,  në  rajon,  marrin  kështu  edhe  vëndet  e  të  vegjëlve !  Por  elitarët  intelektualë  të  tipit  Kaçi,  me  sa  duket,  kanë  harruar  se  kaubojsa  matematicienë  ka  edhe  në  partitë  e  vogla.  Ata  do  ja  gjejnë  ilaçin  tip  dushk  marifetit  të  trashë  të  Kaçit,  duke  krijuar  aleanca  në  çdo  rajon  dhe  duke  ndarë  pastaj  rajonet  në  favor  të  njerës  apo  tjetrës  forcë  të  vogël.  Ja  pra  që  elitariteti  i  Kaçit  nuk  e  shmang  dot  dushkun.          Edhe  proporcionali  i  personalizuar,  siç  e  kërkojnë  partitë  e  vogla  parlamentare,  qoftë  edhe  me  raporte  70-70  apo  sidoqofshin  ato,  që  në  thelb  e  kthejnë  sistemin  në  mazhoritaro-proporcional,  si  aktuali,  as  dushkun  e  eliminojnë  dhe  as  ndershmërinë  e  garantojnë  në  betejat  tona  elektorale.          Partitë  e  vogla  e  kërkojnë  këtë  sistem,  sepse  ndjehen  në  defiçencë  numerike  dhe  influence  të  strukturave  të  konsoliduara  partiake  në  bazë,  gjë  që  synojnë  ta  kompensojnë  me  shtabet  e  kandidatëve  të  personalizuar,  që  natyrisht  do  të  fusin  në  lojë  të  gjithë  ato  elementë  kriminalë,  që  gjoja  po  luftohet  të  shmangen  me  “ rropatjet  e  stërmundimshme ”  për  kërkimin  dhe  zbulimin  e  një  sistemi  “ puritan ”  Dhe  këtë  zbulim  e  kanë  marrë  përsipër  kapobandat.            Një  element  i  përfolur  është  edhe  çeshtja  e  listave  të  hapura  apo  të  mbyllura.  Duhet  kuptuar  se  bëhet  fjalë  për  lista  shumëemërore  të  miratuara,  të  pandryshueshme  dhe  të  pavarura  nga  rezultatet  paszgjedhore  në  zonat  zgjedhore,  të  depozituara  në  KQZ  para  zgjedhjeve  ose  për  lista  shumëemërore  paraprake  ku  mund  të  ndryshohet  renditja  pas  zgjedhjeve,  në  funksion  të  rezultatit  në  zonat  zgjedhore.  Problemi,  sidomos  nga  LSI,  shtrohet  sikur  këtu  bëhet  fjalë  për  cënimin  e  demokracisë  në  Parti,  sikur  kjo  rrit  pushtetin  e  kryetarëve,  gjë  që  në  fakt  është  plotësisht  e  shmangëshme  nëse  vendimet  për  këtë  qëllim,  pra  për  hartimin  dhe  miratimin  e  listave  të  mbyllura,  u  delegohen  forumeve  e  jo  kryetarëve.  Në  fakt,  synimi  është,  përsëri,  që  duke  ngjallur  interesin  e  sa  më  shumë  elementëve  për  karierë  politike,  të  vihen  në  lëvizje  po  ato  elementë  kriminalë  që  përmendëm  më  sipër,  përfshirë  edhe  komisionerët  me  prirje  kriminale.  Në  këtë  rast,  një  parti  e  vogël,  mund  të  fitojë  ndonjë  vend  më  shumë  në  parlament,  dhe  për  pasojë  edhe  më  shumë  përfitime  të  pameritura  por,  ndërkaq,  këtu  nuk  kemi  të  bëjmë  me  grupime  politike  të  unifikuara  rreth  një  programi  por  me  banda  në  kërkim  të  përfitimeve  maksimale.          Një  element  me  rëndësi  që  pastron  garën  elektorale  është  ngritja  e  komisioneve  jo  me  komisionerë  partiakë  por  specialistë  të  kualifikuar  si  dhe  përfshirja  në  kodin  zgjedhor  e  neneve  që  ndëshkojnë  në  mënyrë  shembullore  piratët  e  votave  dhe  dhunuesit  e  votës  së  lirë  e  të  vullnetit  të  sovranit,  gjë  që  gjithë  të  ndershmit  elitarë  të  partive  tona,  e  kanë  “ harruar ”  dhe  nuk  e  kanë  parë  me  vend  ta  “ shartojnë ”  në  sistemet  tona  zgjedhore.          Sidoqoftë,  diçka  dihet  me  siguri :  Nëse  kalvari  i  zgjedhjeve  që  kundërmojnë  kaq  shumë  erë  të  keqe  në  Shqipëri,  do  të  vazhdojë  gjatë,  e  pakta  që  do  të  ndodhë,  do  të  jetë  braktisja  e  proçeseve  elektorale  nga  sovrani.  Paskuqani  me  28 % -ëshin  e  pjesëmarrjes  së  tij,  ishte  shembull  domethënes.  Natyrisht,  kjo  nuk  i  prish  asnjë  punë  piratëve  të  politikës  shqiptare,  sepse  ata  i  kanë  dalë  përpara  kësaj  me  rregullimet  ligjore  por,  kuptohet  se  kjo  i  prish  punë  Shqipërisë  dhe  se  këtu  nuk  bëhet  fjalë  as  për  zgjedhje  të  lira,  as  për  zgjedhje  të  ndrshme  dhe  as  për  demokraci.          Askush  nga  ana  tjetër  nuk  ka  të  drejtë  t’i  shohë  këto  rreshta  me  syze  ideologjike,  të  justifikojë  apo  marrë  në  mbrojtje  realitetin  tejet  të  hidhur.  Unë  do  ta  vlerësoja  e  falënderoja  maksimalisht  cilëndo  forcë  apo  faktor  politik,  të  majtë  apo  të  djathtë,  që  do  të  kontribuonte  apo  do  t’i  jepte  fund  këtij  reliteti  të  shëmtuar,  demaskues  e  diskreditues.                                                                                                Kristaq  Mosko  

Arkivuar nën: Pa kategori | 0 Komente »

Skandal ne urgjencen e Elbasanit.

31 Mar 08 nga extra

Skandal në urgjencën e Elbasan

Mjekët fshehin serumin dhe ilaçet, pacientët turren natën për ti blerë

 

Ajo që po ngjet në spitalin e Elbasani,dhe konkretisht edhe në repartin e Urgjencës, mund të quhet vërtetë një skandal. Pacientët në repartin i cili duhet të jetë më efikasi në shërbimin ndaj tyre, hasen me shumë vështirësi serioze për jetën, si mungesa e serumeve, dhe mjaft medikamenteve të tjera, të cilat duhet ti disponojë Urgjenca por që nga mjekët dhe infermieret u thuhet se “nuk kemi duhet ti blini vetë”. E njëjta gjë ndodh edhe në reparte të tjera si në Gjenekologjiku,Kirurgjia, apo edhe nw spitalin patologjik. Sipas një të afërmi të një pacienti  “vetëm pak ditë më parë kur dërguam me teksikacion një të afërmin tonë në ora 23.30 në Urgjencën e Spitalit , jemi lodhur, munduar dhe rropatur aq shumë sa edhe vitit i zi i 1997 të ishte nuk do të kishte kaq mungesa atje, sa të na thuhej se “nuk kemi serum, nuk kemi këtë apo atë medikament”, duke na deklaruar se “ka mbaruar furnizimi ndaj shkoni e i blini tek  farmacia”. Sipas qytetarëve që deklaruan për “ ku vemi” , nata me shi nuk i kishte ndaluar ata të turreshin në rrugët e Elbasani për të gjetur serumin dhe medikamentet e shkruara nga mjeku rojes, por ata ndjeheshin të indinjuar edhe nga sjellja e bluzave të bardha. Sipas tyre, “dikush prej tyre shikonte telenovela, dikush pinte kafe në dhomën e tij, por edhe telefoni, rrinte i hapur, megjithëse  ne kishin afro 30 minuta që tentonim nga shtëpia të merrnim Urgjencën për të ardhur me mjetin e tyre”. Skandalet e Urgjencës së spitalit Elbasan,  kanë disa muaj që janë bërë objekt i faqeve të gazetave dhe ekraneve të televizioneve,  për mjekë dhe infermierë që marrin  para në shkëmbim të shërbimit të detyruar ligjor dhe human ndaj pacientit. Por duket se situata e krijuar nuk e ka shqetësuar drejtorinë e spitalit e cila situatën e quan “normale dhe të rehabilitueshme me kohë”. Si mund të quhet normale situata kur korrupsioni dhe veprimet e tjera antiligjore kanë kohë që bëhen hapur në repartet e spitalit rajonal të Elbasanit, si ka mundësi që Bordi i Spitalit të mos marrë asnjë masë ndaj mjekeve të denoncuar, ndaj punonjësve të Urgjencës, Gjenekologjisë apo edhe Infektivit, që janë denoncuar nga qytetarët dhe pacientët për mitmarrje? Sipas burimeve nga mjekë dhe zyrtarë të Drejtorisë së Spitalit Elbasan, mësohet se gjithçka është kthyer në monopol të një grupi njerëzish të cilët drejtojnë me paaftësi sot këtë institucion. Prej disa muajsh ky spital është kthyer në vatër korrupsioni, ku pacientët dhe të afërmit e tyre i merr frika të shkojnë atje edhe kur intoksikohen nga ndonjë ushqim, apo diçka tjeter. Korupsioni në bluzat e bardha në këtë spital është ulur këmbëkryq dhe askush nga drejtuesit e tij nuk ka kurajon dhe guximin ti ndalë elementët e tillë, duke deklaruar me veprimet e tyre bashkëpunimin me ata. Mësohet se mjaft ankesa kanë mbërritur nga qytetarët e Elbasanit edhe tek zyra e ministrit të Shëndetsisë Nard Ndoka, dhe ndoshta i takon pikërisht atij të ndërhyjë me atributin e titullarit të atij dikasteri të vendosë dinjitetin dhe zbatimin e ligjit mbi shkelësit e tij. Reforma duhet të nisë pikërisht nga të korruptuarit dhe të paaftët që drejtojnë sot ambulancat dhe spitalet tona.

                                                                                                      Gazeta ku vemi?

Arkivuar nën: Pa kategori | 0 Komente »

Bashkia 1 milion leke te reja per familjet e gerdecit

30 Mar 08 nga extra

Bashkia 1 milion lekë të reja për familjet e Gërdecit..Bashkia e Elbasanit është solidarizuar për t’i ardhur sadopak në ndihmë viktimave dhe familjeve të ngjarjes së ndodhur më15 mars në fshatin Gërdec. Me iniciativën e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini bashkia ka akorduar një fond prej 10 milion lekë të vjetra nga fondi i saj për familjet e Gërdecit. Kreu i Bashkisë Qazim Sejdini pohoi se “në datën 31 mars pika e parë në rendin e ditës së mbledhjes së rradhës së Këshillit Bashkiak  është edhe miratimi i fondit  prej 10 milion lekë të vjetra për tragjedinë e ndodhur në Gërdec, fond i cili do të jepet nga bashkia e Elbasanit. Jam i bindur, - vijoi Sejdini, - se të gjithë këshilltarët do ta miratojnë këtë fond, për tu derdhur më pas  në numurin e llogarisë që ka hapur “Raiffeisein Bank” për tragjendinë e Gërdecit”.Ndërkohë që në emër të adminsitrata që ai drejton, Sejdini i ka shprehur ngushëllime familjarëve të tragjedisë së Gërdecit, duke shpresuar se ky akt human vlen për mbarë popullin shqiptar, pasi më shumë se kurrë këto familje kanë nevojë për mbështetje financiare.Elida Ngjela   

Arkivuar nën: Pa kategori | 0 Komente »

Mirëmëngjes, univers!

30 Mar 08 nga extra

Mirë se erdhët tek Shqipo.com. Ky është postimi i parë. Si pronar i blogut, ti mund ta redaktosh këtë postim, ose të dërgosh një postim të ri. Ju urojmë sa më shumë suksese në blogun tuaj të ri!

Arkivuar nën: Pa kategori | 1 Koment »

»»»